29/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 qershor 1995

Sot: Po apo Jo Shqipërisë

Flasin nga Strasburgu Leni Fisher, Kryetare e delegacionit gjerman në KE dhe Eduart Selami Dje Martinez i telefonon Berishës Këshilli i Evropës do të vendosë në Strasburg Po apo Jo Shqipërisë. Vendimi i sotëm i Këshillit të Evropës është pa dyshim historik. Nuk është fjala vetëm për lehtësimin e lëvizjes së mallrave apo njerëzve këtë dhe andej kufirit por është fjala për një kthesë vendimtare të destinitt të vendit. Në rast se sot, siç shpresohet, Shqipëria merr një PO në Strasburg, atëherë njëherë e përgjithmonë është zgjidhur çështja e identitetit të një vendi i cili nga vetë shqiptarët është konsideruar “as lindje as perëndim”. PO e Strasburgut institucionalizon dhe ndryshon për herë të parë në historinë e shqiptarëve një raport aq të mundimshëm në shekuj mes Shqipërisë dhe Evropës. Megjithatë shqiptarët duhet të përgatiten edhe për një JO, e cila sigurisht që do të jetë e dhimbshme në kuptimin që do të kontraktoje përkohësisht marrëdhëniet e Shqipërisë me Evropën dhe që është më e keqja marrëdhëniet brenda për brenda Shqipërisë. Europarlamenti Strasburg

Europarlamenti Strasburg

15 jetimë fillojnë grevën e urisë

Ngujohen në ish zyrat e shoqatës 11 gra e vajza Njëra prej tyre përfundon në spital Apeli i Helsinkit Shqiptar faqe 2

Brozi takon vëzhguesit e Strasburgut

Është pa precedent heqja e gjyqtarëve Në prag të votimit në KE faqe 4

Do shihen diskutimet e deputetëve

Prokuroria për ngjarjen e 2 Prillit Pas pezullimit të vendimit të 2 Prillit, ku u dënuan katër vetë ndër të cilët edhe Kryetari i PPSH së Shkodrës, para disa ditëve me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm Alush Dragoshi janë rihapur hetimet për këtë proces kaq të diskutuar. Ashtu siç njohuam edhe dje gazetat është thirrur në këtë institucion për t’u pyetur deputeti i Partisë Socialiste dhe Kryetari i Komisionit të Ligjeve të Parlamentit Shqiptar Fehmi Abdiu. Dje në mesditë z. Abdiu u paraqit para prokurorëve dhe hetuesve të caktuar që po merren me studimin e kësaj çështjeje, pas kapjes së një polici, i cili sipas dëshmive të hetuesve ka qenë një ndër personat që ka përdorur armën kundër turmës. Ndërkohë kanë të akuzuar kryesorë në këtë ngjarje vazhdojnë të vuajnë nga një “Viti ’91 në burg dënimin e tyre. “E di që kanë kapur një polic dhe që kanë rihapur çështjen e 2 prillit - shpjegon z. Fehmi Abdiu - megjithatë unë nuk u thirra në Prokurori për këtë problem sepse s’kam lidhje me të. Anëtarët e këtij komisioni kërkuan që Parlamenti të vinte në shërbim të tyre të gjitha diskutimet që kanë mbajtur deputetët për këtë çështje. Dosi[d]o, mua më duket pak e çuditshme hapja e kësaj çështjeje të mbyllur.” - përfundon ai. A. H

Krijohen skuadrat antidrogë në spitale

Urgjenca e psikiatrisë së Tiranës - Objekt i rëndësisë së veçantë faqe 5

Enigmë e madhe për vdekjen e një gruaje

I ati: “E ka helmuar bashkëshorti” faqe 4

Eurobasket Mbrëmë në finalet e Athinës

Eurobasket Mbrëmë në finalet e Athinës Përcaktohen çiftet çerekfinaliste Në ndeshjet e fundit në grupe u arritën këto rezultate: Sloveni-Finlandë 94-72 Itali-Suedi 93-61 Jugosllavi-Gjermani 92-79 Turqi-Rusi 93-102 Lituani-Izrael 91-75 Francë-Kroaci 72-81 U kualifikuan në Grupin A Jugosllavia 12 pikë, Lituania 11, Greqia 10, Italia 9. Në grupin B Kroacia 12 pikë, Spanja, Rusia dhe Franca 10 pikë Sipas skemës së paracaktuar nesër do të luhen takimet çerekfinale: Francë-Jugosllavi, Itali-Kroaci, Rusi -Lituani, Greqi-Spanjë

U hodh shorti për kampionatin e 57 të futbollit

kalendari i plotë i kampionatit në faqe 12