30/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 qershor 1995

Shqipëria anëtare e 36 e KE

Pengesat për aderim u kapërcyen të enjten në ora 1 të mëngjesit kur Arbnori nënshkroi një protokoll që garanton riparimin e të gjitha vërejtjeve të Këshillit të Evropës me përjashtim të njërës: Çështjes Nano... Flasin autorët e kompromisit që çoi në pranimin e Shqipërisë në KE: Pjetër Arbnori dhe Domeni Kolumberg Kolumberg. “ Njoftimet e fundit negative që mbërritën tek në ditët e fundit, lidhur me shkarkimin e gjykatësve, kufizimin në lirinë e shtypit, raporti i Amnesty International, për ndërhyrjet e policëve që kanë shkaktuar pesë të vdekur në arrest, na bënë që të kërkonim shtyrjen e pranimit të Shqipërisë në KE Ja se si i komenton vetë Arbnori garancitë që i kanë dhënë Kolumberg përpara votimit : ” Problemet kryesore të cilat u shtruan atje ishin që të gjitha të zgjidhshme. Kolumberg thoshte që duhet reformuar prokuroria, edhe unë isha dakort që të reformohej prokuroria, po të mos shënohej në amendamentin derisa ne ishim dakort. Për çështjen e Fatos Nanos. Ne ishim dakort që çështja e tij të shihohej në frymën e Kodit të Ri Penal si për çdo qytetar tjetër të Shqipërisë. fage 3 Dy në Strasburg. Lambert Kelchtermans (majtas) dhe Jorđi Finsberg duke votuar Për anëtarësimit të Shqipërisë në KE foto Rojter (posaçërisht për Koha Jonë)

Incident në Aeroedromin ushtarak të Gjaderit

-Shkëmbime zjarri për mëse dy orë Mbërrin me helikopter shefi i Shtabit të Përgjithshëm LEZHË - Sipas burimeve të mirëinformuara në këtë repart, prej orës 02.00 të mëngjesit të ditës së djeshme për dy orë rresht kanë ndodhur shkëmbime të shumta zjarri mes personave të paidentifikuar dhe ushtarëve të shërbimit. Incidenti i rëndë ka ndodhur në pikën e lokacionit në malin e Kakarriqit që shikon mbi repart. Rasti i djeshëm është i dyti pas atij të katër netëve përpara, kur persona të paidentifikuar kanë sulmuar me automatik hotelin e beqarëve në Repartin e Aviacionit. Në vendngjarje me urgjencë kanë ardhur forca speciale të policisë. Ndërsa rreth orës 10.00 me helikopter kanë mbërritur edhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Major Sheme Kosova. Ushtarakët e repartit rreth orës 04.00 të mëngjesit të djeshëm janë dhënë në alarm në repart. Sipas Dje në Aeroedromin e Gjaderit hipotezave mendohen se incidentin pa viktima, duhet të jenë përfshirë si të zotët e shtëpive në malin e shpallur në vitin 1974 zonë ushtarake. Disa prej 6-7 familjeve të shpërngulura u kompensuan atëherë me 30-40 dollarë për shpenzimet dhe jetuan bri repartit. Në pikën e incidentit, afër lokacionit që kontrollon linjat ajrore nuk janë gjetur gëzhoja të armëve të përdorura nga jashtë, po mendohet se duhet të kenë qenë çiftë dhe pistolete, ndërsa thuhet se nuk ka asnjë të ndaluar në polici. A.RR Javën e ardhshme mbërrijnë në Gjader aeroplanët spiunë dhe 100 ushtarakë amerikanë Lexoni në faqe 6

Policia shpërndan me forcë grevën e jetimëve

Shoqata paralajmëron shkallëzim të protestës faqe 2

Dosia “Bitincka” arkivohet

Ish-ministri fillon punë në “Alb-Transport” TIRANË - “Çështja “Bitincka” është mbyllur.” Kështu ka konfirmuar dje kryeprokurori i Tiranës, Arben Qeleshi në lidhje me procesin hetimor ndaj Fatos Bitinckës, ish-ministri i Transporteve. Pas një periudhe të gjatë ngrirje, dosja e tij arkivohet. Hetimi ndaj ish-ministrit do të fillonte disa muaj më parë për çështjen e një tenderi të TELEKOMIT shqiptar me vlerë rreth 30-mijë dollarë. Por siç konfirmojnë në Prokurorinë e Tiranës, nuk ka rezultuar që pozicioni dhe veprimet e Bitinckës në këtë histori të jenë të kundraligjshme. Bitincka i cili u shkarkua nga detyra e tij në vorbullën e “termetit 7-ballësh” që tronditi qeverinë Meksi në fund të vitit të kaluar, këto ditë përveç lajmit të gëzueshëm për pushimin e çështjes në ngarkim të tij, ka pasur edhe një “eveniment” tjetër. Punësimin në shoqërinë shqiptaro-gjermane “Albtransport”. Z.D

Bllokohet procesi Arsidi

Kodi i ri i Procedurës Penale kërkon gjykatës dhe jo ndihmës gjyqtare (f.2)