01/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 gusht 1995

Keqtrajtohen mizorisht 300 grevistët e Bovillës

Pas ndërprerjes 6 orë të ujit për Tiranën Ndalohen nga policia 70 persona Revolta katër ditore e 300 fshatarëve të Bovillës ka përfunduar dje në orën 04.30 të mëngjesit, kohë në të cilën 8 “IFA” të repartit të ndërhyrjes së shpejtë, pasi kanë zbarkuar pas shpinës së grevistëve nëpërmjet fshatit Zallbastar, sipas dëshmive të një grupi të irrituar grash, kanë rrahur mizorisht grevistët, ndërsa 70 burra e fëmijë janë shoqëruar dhunshëm për në komisariatin nr. 4 të policisë këtu në Tiranë. Dje, gratë dhe fëmijët e grevistëve të Bovillës vajtojnë mbi njollat e gjakut pas dhunës së ushtruar nga policia. Foto F. BILANI faqe 2 Dje, gratë dhe fëmijët e grevistëve të Bovillës vajtojnë mbi njollat e gjakut pas dhunës së ushtruar nga policia. Foto F. BILANI

Mitingje në vend të deklaratave

Nesër PS fillon mitingjet: 4000 vetë në Tiranë faqe 3

Papa uron martesën e Zef Brozit

Hakmarrje ndaj ish burrit

Ndihmon të përdhunohet gruaja rivale Për dy të pandehurit 4 vjet e 6 muaj burg KORÇË - Hakmarrje ndaj ish të shoqit të martuar me një tjetër. Kështu konsiderohet “përkujdesja” e një kurbatke nga qyteti i Korçës për përdhunimin e gruas që i ka prishur kurorën. Është zhvilluar ditën e hënë seanca gjyqësore ndaj dy të pandehurve M. Xhambazi dhe R. Pepexhiku, dhe trupi gjykues ka dhënë dënimin 4 vjet e 6 muaj burg. Historia ka ndodhur rreth një vit më parë kur 32 vjeçarja Xhambazi është ndarë nga bashkëshorti i saj. Ndërsa burri i është martuar me një tjetër duket se ish-gruaja nuk ia ka falur këtë martesë të dytë. Dhe ka zgjedhur “rivalen” për t’u hakmarrë. Me ndihmën e njerëzve të saj e ka ndaluar dhe më pas është “përkujdesur” që të përdhunohet. Të paktën kështu doli gjatë seancës gjyqësore që në të vërtetë është rigjykim për herë të dytë i kësaj çështje. Për R. Pepexhikun ndaj të cilit rëndonte akuza “marrëdhënie seksuale me dhunë” është vendosur dënimi me tre vjet burg, meqënëse i akuzuari ka qenë nën 18 vjeç në kohën e kryerjes së krimit. Akuza për “bashkëpunim” i ka dhënë 32 vjeçares M. Xhambazi 1 vit e gjashtë muaj burg nga trupi gjykues. Sikurse u pohua në sallën e gjyqit dy të pandehurit kanë përfituar edhe nga Kodi i Ri Penal. GËZIM ASHIMI

Policisë u ikën i arrestuari me pranga në duar

PUKË - “Weekendi” i forcave të policisë së komisariatit të rrethit Pukë ka qenë fshati Gojan. Me një furgon me rreth 15 policë, të shtunën në darkë, rreth orës 19.10 është bërë kontroll për armëmbajtje pa leje. Pasi është ndaluar dhe i vendosur prangat të riut Anton Marku kanë qenë vëllezërit e tij ata që kanë ndërhyrë për të mësuar arsyen e arrestimit të vëllait të tyre. Gjatë debatit që u zhvillua, duke përfituar nga hutimi i forcave të policisë se i arrestuari Anton Marku u shpëton nga duart e prangosura dhe futet në një arë misri aty pranë. Pas “përndjekjes” forcat e policisë filluan “sulmin” dhe për 40 minuta çdo gjë u drejth nga breshëritë e armëve. Një fshatar nga Gojani i pranishëm në ngjarje, Ndue Gjoni, thotë për “KJ” se “policët kanë zbrazur mbi 300 fishekë në drejtim të ndryshme. Ishte një luftë e vërtetë, shqyr që nuk u vra njeri, patëm shumë frikë. Gëzhojat vetëm në një vend janë mbi 80 dhe një polici i kishin rënë tre fishekë.” Nga një oficer i komisariatit mësojmë se “Gjithshka është e vërtetë deri tani. Anton Marku nuk është kapur paçka se është me pranga në duar. Do marrim masa për ngjarjen e datës 29 korrik, pra të dielës së shmë në fshatin Gojan.” BARDHIOK LALA

A janë takuar socialistët shqiptarë me ata serbë

“Me serbët mbase është takuar ndonjë delegacion i PD” - deklaron Ilir Meta, nënkryetar i PS T.4