16/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

16 gusht 1995

Zhduken mbi Bosnjë avionët e Gjadrit

Telekomandohet për t’u shkatërruar pas një defekti njëri prej avionëve Sekretari Amerikan i Shtetit urdhëron hetim mbi “spiunin” tjetër të zhdukur SHBA humbin dy aeroplanë spiunë faqe 2 Një nga avionët spiunë duke fluturuar mbi bazën e Gjadrit foto L. Lika REUTERS

Li(ro)het nga burgu ish-deputeti

“Për mungesë të elementeve të veprës penale”, Dautllari i lirë Çështja e 400 mijë dollarëve të “ZP” Pas tre muajve nga dita e arrestimit, dje pasdite ish-menaxheri i QBE “Progre-

Revoltë në burgun e Korfuzit

53 të burgosur protestojnë ndaj keqtrajtimit prej gardianëve të një shqiptari 53 të burgosur të Korfuzit kanë hyrë në javën e ... dhimbjet e padurueshme, tentoi dy herë të vriste vet- e kamufluan këtë akt “të përbindshëm”, siç thuhet

Akuzohemi nga një zëdhënës pa emër

L.Rama: Qëndrim antikushtetues i Presidentit Zëri i Popullit kundër Berishës “Nuk kemi asnjë njoftim zyrtar nga ana

“Për mungesë të elementeve të veprës penale”, Dautllari i lirë

Pas tre muajve nga dita e arrestimit, dje pasdite ish-menaxheri i QBE “Progresi”, firma ekonomike e PS, të cilin e burgut të Tiranës. i QBE “Progresi”, firma ekonomike e PS, të cilin e qelinë e burgut të Tiranës. Kjo masë ishte marrë për të në kuadrin e çështjes penale të filluar për 400 mijë dollarët e dhëna organit qendror socialist nga fondi i solidaritetit për blerjen e një shtypshkronje në Kanada. Prokuroria e Republikës kishte filluar çështjen për shpërdorimin e shumës afro katër muaj më parë.

Spitali Ushtarak në thatësirë

. Pacientët e Laprakës furnizohen me autobot. “Detyrën” për të shuar etjen e pacientëve dhe të personelit të shërbimit të Spitalit Qendror të Ushtrisë në Tiranë, deri në përfundimin e kërkimeve për një nga operacionet amerikane “Uji - Kristal”, e kryejnë çdo ditë, një makinë autobot që zbrazet në depozita dhe bar - kafetë përreth spitalit. faqe 2

Fallsifikuesi i 13 vulave në polici

. E dorëzon në organet e rendit nëna e tij. U ka ikur forcave të rendit duke qëlluar mbi ta me armë zjarri, por e ëma e tij e ka dorëzuar në polici për të hetuar në këtë mënyrë tre akuzat që rëndonin mbi të: “fallsifikimin e 13 lloje vulave, armbajtje pa leje dhe rezistencë me armë ndaj punonjësve të rendit”. faqe 4

53 të burgosur protestojnë ndaj keqtrajtimit prej gardianëve të një shqiptari

53 të burgosur të Korfuzit kanë hyrë në javën e tretë të revoltës së tyre, e cila nisi si protestë ndaj keqtrajtimit prej gardianëve të një shqiptari. e tretë të revoltës së tyre, e cila nisi si protestë ndaj keqtrajtimit prej gardianëve të një shqiptari. Të burgosurit, në letrën drejtuar ministrit të Drejtësisë, ku kërkojnë një takim me përfaqësues të këtij dikasteri, denoncojnë se shtetasi shqiptar Ali Kopliku, i cili vuan dënimin në burgun e ishullit, u rrah në mënyrë çnjerëzore nga gardianët. Në dëshpërim e sipër, me arsye të turbulluar nga dhimbjet e padurueshme, tentoi dy herë të vriste veten dhe i mbuluar nga gjaku u dërgua në spitalin e Korfuzit. Të premten prokurori i Korfuzit e kaloi në arkiv dosjen e çështjes, ku nuk përmendet fare keqtrajtimi, por vetëm tentativat për vetvrasje. Duke marrë shkas nga kjo, të burgosurit i janë drejtuar prokurorit të gjykatës së Korfuzit dhe kërkojnë prej tij rihapjen e dosjes së Ali Kopliku dhe dënimin e gjithë atyre që e kryen dhe e kamufluan këtë akt “të përbindshëm”, siç thuhet shprehimisht në kërkesën e tyre. Gjithashtu ata nënvizojnë se ekzistojnë dëshmitarë të cilët dëshirojnë të dëshmojnë para gjykatës lidhur me ngjarjen. Në burgjet greke vuajnë dënime për fajë të ndryshme rreth 2000 shtetas shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë përfunduar në burg ngaqë nuk kanë pasur mundësi financiare për të pajtuar avokatë mbrojtës. BOB STOUN Athinë

Shqipëria nuk do të jetë pasive

Të gjithë kundër kolonizimit të Kosovës. Qeveria i shkruan OKB. PS kërkon pakt social . Shqipëria nuk do të jetë pasive. Vargu i refugjatëve serbë të Krajinas për në Kosovë. foto REUTERS. Lexoni në faqe 3, 7

L.Rama: Qëndrim antikushtetues i Presidentit

“Nuk kemi asnjë njoftim zyrtar nga ana e organit të prokurorisë mbi arritjen e padisë së presidentit, por kjo pak rëndësi ka. zyrtar nga ana e organit të prokurorisë mbi arritjen e padisë së presidentit, por kjo pak rëndësi ka. Kryesore është që nga zyra e presidentit ka dalë një kërcënim për gazetarët”, shprehet Luan Rama zëvendëskryeredaktor i ZP lidhur me akuzën e zëdhënësit të presidentit bërë ditën e djeshme. faqe 4

7 rusë viktimë e municionit shqiptar

. Opozita afgane nuk pranon të dorëzojë pengjet. Opozita afgane ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të lirojë pengjet dhe të kthejë municionin shqiptar. faqe 2

Foto Çami paguan këstin e dytë

Përmbarimi vazhdon vjeljen e parave të bllokmenëve . Foto Çami paguan këstin e dytë. Ka paguar gjithsej 75 mijë lekë. faqe 4

Protestë e sindikatës së naftës

. Të lirohet shtëpia e pushimit nga sampistët. faqe 5