17/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 gusht 1995

2000 të burgosur shqiptarë do kthehen nga Greqia

Shqipëri - Greqi: Dy Konventa në fushën e Drejtësisë Nënshkruhet marrëveshja për ekstradimin e të kërkuarve Rreth 2000 të burgosur shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke, duke filluar që nga muaji tetor do të sillen në burgjet shqiptare. Kjo është bërë e mundur pas firmosjes dje të dy Konventave midis Ministrive të Drejtësisë të Shqipërisë dhe Greqisë. “Një nga arsyet e ekstradimit është se ne nuk duam që për këta të dënuar të ekzistojë mendimi se trajtohen keq meqë nuk janë grekë”, arsyeton Ministri grek i Drejtësisë Peponis pikën e Konventës që mundëson këtë gjë. Ndërsa Ministri Frashëri tha se “do të jetë mjaft humane që këta persona ta vuajnë dënimin në vendin e tyre”. Ndërkohë dihet se burgu i Korfuzit e ka përfshirë prej tre javësh greva e të burgosurve të cilët protestojnë për keqtrajtimet që i janë bërë një të burgosuri shqiptar nga ana e gardianëve grekë. Faqe 2 Një polic shqiptar dhe një ushtar grek ndërrojnë cigare me njëri tjetrin në pikën kufitare të Kakavijës. Foto: A.BABANI

Shqipëria mundet 2-1 nga Malta

Mbrëmë në La Valeta Sipas një informacioni të vonë të marrë mbrëmë në darkë në një ndeshje miqësore të luajtur në kryeqytetin maltez La Valeta, në stadiumin “Ta Qali”, në prani të 1500 shikuesve, përfaqësuesja e Shqipërisë e përbërë kryesisht nga lojtarë të cilët trajneri Bajko i pat grumbulluar për të parë perspektivën e disa futbollistëve për të ardhmen e ekipit përfaqësues të Shqipërisë, u mund 2-1 nga skuadra përfaqësuese e Maltës. Informacioni thekson se loja në përgjithësi ka qenë më e mirë për skuadrën shqiptare. Ndërkohë në pjesën e parë maltezët kanë shënuar rreth 30' dhe me 1-0 për ta është mbyllur pjesa e parë. Në pjesën e dytë ka barazuar për skuadrën tonë pas një goditjeje denimi Miloti. Nga fundi i pjesës së dytë maltezët kanë shënuar një gol shumë të bukur dhe në fund të ndeshjes Lamçë i ka pasur të gjitha mundësitë për të barazuar kur me kokë ka goditur shtyllën e skuadrës malteze. Kështu me fitoren e skuadrës malteze 2-1 përfundon ky takim miqësor. A. DOSTI

Paguan gjithë shumën prej 198.300 lekë

Simon Stefani lan hesapet me Përmbarimin Simon Stefani nuk ka më probleme me drejtësinë. Dje në mesditë familjarët e tij kanë derdhur në arkën e përmbarimit të Gjykatës së Tiranës detyrimin financiar që organet e drejtësisë kishin caktuar për të në gjyqin ndaj bllokmenëve. Ndryshe nga disa shokë të tij, të cilët kanë mundur të shlyejnë vetëm një pjesë të detyrimit ose nuk kanë mundur ende të bëjnë qoftë edhe një derdhje minimale, Stefani ka shlyer të gjithë shumën. Janë 198.300 lekë që dje janë regjistruar për llogari të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Pas Manush Myftiut, Stefani është i dyti që lan përfundimisht hesapet me Përmbarimin nga 16 ish-bllokmenë që ndodhen në listat detyruese të saj. A.P

Berisha ka tre Mbrëmë në La Valeta

Berisha ka tre lepuj në bark

-Opozitarët tanë të ardhshëm do t’i trajtojmë si vëllezër, përfshi edhe vetë Berishën Intervistë me z.Namik Dokle, nënkryetar i PS Faqe 7

Si u ndava me lir Manushin

Flet ish-bashkëshortja e ish-ministrit të Ndërtimit (Faqe 4)