Presidenti thërret në mbledhje dhe u jep porosi kryetarëve të PD në rrethe
Berisha edhe në kolltukun e Presidentit, por edhe në atë të Kryetarit të PD
Përfundimisht dje Berisha la të kuptohet qartë se zgjedhjet e ardhëshme do të kenë përballë njëra tjetrës shetin e drejtuar prej tij dhe opozitën.
Ai duke zbritur nga selia e presidencës, zhvilloi në selinë e PD-së një takim me të gjithë kryetarët e PD-së të zgjedhur në rrethe.
Në foto: Berisha në zyrën e tij gjatë kohës që ishte Kryetar i PD.
— Faqe 3 —
Socialistët bojkotojnë vilat e Vlorës
Të fshehtat e politikanëve në plazh
Berisha preferon të hajë biftek edhe qofte, diçka më rrallë edhe peshk, ndërsa Zef Brozi një pjesë të mirë të pushimeve zbaton duke gatuar fasule. Pasi kanë hequr kostumet zyrtare, në bregdetin vlonjat mund të njihesh më lehtë me hoby-t dhe misteret e politikanëve shqiptarë. Në vilat e ish-byrosë politike në Vlorë Teodor Keko shkruan shumë, por është njëkohësisht edhe kampion absolut bilardoje. Arben Imami lexon shumë kryesisht drama dhe skenarë filmash. Ndërsa Ali Spahia dhe A.Zëri preferojnë më shumë banjote diellit disa metra më larg se vila presidenciale ku pak ditë më parë pushonte Berisha.
Vila ku Presidenti kalon pushimet në Vlorë
Faqe 5
Në Kosovë - 160 mijë refugjatë serbë
E ndodhur në Greqi për të marrë pjesë në një mbledhje ndërballkanike para Konferencës së OKB kushtuar grave, Morina Bratislava, ministre për refugjatët ka deklaruar se “vetëm një numër relativisht i vogël” refugjatësh serbë të Krajinës që vlerësohen në rreth 160 mijë vetë në total, do të vendosen në Kosovë.
Në vazhdim, Bratislava ka vlerësuar se vendosja e këtij numri të vogël, e quan relativisht të vogël, do të ndryshojë ekuilibrin demografik të rajonit. Krahas me deklaratat për vlerësimin si të pabazë të frikës për vizitë të re të armiqve dhe ndërtekime, ajo ka përjashtuar çdo shtrirjen e konfliktit jugosllav në Kosovë.
Fillon procesi i grabitjeve të bujshme
Dosja e gjashtë të rinjve mbërrin në gjykatë
Akuzohen për grabitjen me armë të arkave të kursimit dhe firmave të kryeqytetit
Dosja e gjashtë të rinjve mbërrin në gjykatë
Fillon procesi i grabitjeve të bujshme
Akuzohen për grabitjen me armë të arkave të kursimit dhe firmave të kryeqytetit
Faqe 2
“Kemi frikë të dalim në det”
Peripeçitë pas ndalimit të anijes “Demokracia” në Tivar
Ditë “vakancash” të detyruara për peshkatarët e anijes shqiptare “Demokracia”.
Të kthyer të premten në Shëngjin, pas 10 ditë ndalimi në portin e Tivarit (Mali i Zi), ekuipazhi vret kohën nëpër klubet e Shëngjinit, Kapiteni Ali Dushku, tregon për “KJ”: “Kemi frikë të dalim në punë se mos na ndodh përsëri...”
Faqe 4
Zbulohen 22 vajza shqiptare që punonin si prostituta
Aksion i bujshëm i policisë italiane
Policia arreston pjesëtarët e një rrjeti italianësh që shfrytëzonin vajzat shqiptare
Aksion i bujshëm i policisë italiane
Zbulohen 22 vajza shqiptare që punonin si prostituta
Policia arreston pjesëtarët e një rrjeti italianësh që shfrytëzonin vajzat shqiptare
U arrestua nga policia e Riminit një familje nga Taranto që drejtonte hotelin “Yard” në Rimini mbasi në dhomat e tij u gjeten 22 vajza të reja shqiptare që ushtronin prostitucionin nën drejtimin e një organizate me bazë në Puglia. Zbulimi i grupit u bë në bashkëpunimin ndërmjet policisë së Riminit dhe skuadrës operative kundër drogës të policisë financiare të Triestes që me kohë ndjek kontrollin kundër klandestinëve shqiptarë. Këtë herë nuk janë shqiptarët që shfrytëzojnë bashkëatdhetarët e tyre, por një grup i madh i Italisë së Jugut. Familja e arrestuar përbëhej nga Giovanni Putignano 62 vjeç, e shoqja Maria Leggeri 43 vjeç dhe djemtë Raffaele e Nicola 28 dhe 29 vjeç. Të tjera arrestime u bënë në Bari, Taranto, Puglia. Gjatë arrestimeve u gjetën dokumenta fallso dhe 3 pistoleta. Ndërmjet tyre u arrestua edhe një shqiptar që deri tani nuk është publikuar emri. Shqiptari në fjalë mendohet se merret me gjetjen e vajzave në Shqipëri dhe sjelljen e tyre në Itali.
Në një nga dhomat e këtij hoteli sipas kërkimeve të policisë rezulton që ka qëndruar edhe vajza shqiptare Mirela T., 31 vjeçe që u gjet e vrarë me thika në fund të korrikut në një periferi të Riminit.
ANGELA HYSI
Brenda një nate kapen 122 vetë
Itali - Vazhdon zbarkimi i klandestinëve
BARI - Zbarkimi i emigrantëve klandestinë, kryesisht shqiptarë, në bregdetin italian nuk po rresht.
Madje ai arriti edhe një numër rekord prej 122 vetësh, ndërmjet të cilëve dhe një vajzë e vogël 6 vjeçe. Ky grup i madh klandestinësh u kap gjatë natës të së hënës duke u gjdhirë e martë nga forcat italiane të rendit. Ushtria italiane, që patrullon përgjatë bregut të Adriatikut, policia dhe karabinierët e ngarkuar me kontrollin e emigracionit klandestin nuk po mundën të frenojnë vërshimin e refugjatëve. Skenari tashmë është i mirënjohur. Nëse do të mbahej kohë e mirë, motoskafët e fuqishëm do të nisen nga brigjet shqiptare për të arritur në plazhet italiane me rërë që të zbarkojnë ngarkesën e tyre njerëzore: shqiptarë të tërhequr nga ëndërra italiane, turq me origjinë kurde që ikin nga lufta dhe kinezë të gatshëm për t’u futur në radhët e punëtorëve të punishteve klandestinë. Gjatë natës të së hënës duke u gdhiër e martë, dy patrulla të doganës italiane kapën dy barka me 72 shqiptarë gjithsej. Ata do të rikthehen në vendin e tyre, ashtu si dhe tre shqiptarët e tjerë, të kapur në det me një barkë gome. Një tjetër grup prej 22 klandestinësh, origjina e të cilëve ende nuk dihet, të hypur në një barkë gome me motor patën më shumë fat dhe arritën të shpërndahen sapo zbritën në tokë. 20 shqiptarë të tjerë pasi u kapën në plazh nga karabinierët arritën të arratisen, por pjesa më e madhe e tyre u rikap më vonë.