26/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 gusht 1995

Politikanët kosovarë nxisin urrejtjen

Pas një deklarate të liderit të Partisë Liberale të Kosovës Dokle: “Këta “politikanë” absurdë, më mirë të rrinë aty ku janë e të shesin miell” Pas një deklarate të liderit të Partisë Liberale të Kosovës Politikanët kosovarë nxisin urrejtjen Dokle: “Këta “politikanë” absurdë, më mirë të rrinë aty ku janë e të shesin miell” Nëse kosovarët vijnë në Shqipëri si “të huaj”, (gjë që nuk duhet të ndodhë) ata duhet të mos prononcohen verbërisht në favor apo kundër forcave të caktuara politike shqiptare. Nëse vijnë si shqiptarë, ata duhet të respektojnë rregullat e demokracisë e të mos bëjnë deklarata përçarëse e antishqiptare, duke krijuar sindromin e keq të urrejtjes së shqiptarëve për kosovarët. Faqe 3

PS denoncon në Prokurori punonjësin e SHIK-ut

Pas intervistës të Flamur Buçpapajt në “RD” “Riardhjen në pushtet të socialistëve e kish konsideruar pushtim të Shqipërisë” Buçpapaj për “Koha Jonë”: Nuk kam gjë me socialistët, e kam patur me komunistët Jam në SHIK, por jo ushtar i Gazidedes Pas intervistës të Flamur Buçpapajt në “RD” PS denoncon në Prokurori punonjësin e SHIK-ut “Riardhjen në pushtet të socialistëve e kish konsideruar pushtim të Shqipërisë” Buçpapaj për “Koha Jonë”: Nuk kam gjë me socialistët, e kam patur me komunistët Jam në SHIK, por jo ushtar i Gazidedes Faqe 2-7

Nuk i shpëtojnë ndëshkimit policor

Socialistët ndërrojnë mitingjet me koncerte Këqyratjohet këngëtari Robert Alia dhe ndalohet për 13 orë në polici kryetari eurosocialist për Beratin Socialistët ndërrojnë mitingjet me koncerte Nuk i shpëtojnë ndëshkimit policor Këqyratjohet këngëtari Robert Alia dhe ndalohet për 13 orë në polici kryetari eurosocialist për Beratin Faqe 4

Të arrestohet presidenti i firmës “Limani”

Gjykata merr vendimin për mashtruesin e arratisur Mbi 1.5 milionë dollarë i besohen Interpolit Gjykata merr vendimin për mashtruesin e arratisur Të arrestohet presidenti i firmës “Limani” Mbi 1.5 milionë dollarë i besohen Interpolit TIRANË- Vetëm 25 ditë nga arratisja më e bujshme e kësaj vere dhe Gjykata e Tiranës ka marrë dje në mesditë vendimin për arrestimin e protagonistit të saj, Osman Limani. Pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, menjëherë pas denoncimit të qytetarëve të mashtruar në shumë që kapte shifrat marramendëse të 1.5 miliardë lekëve, u arrit në përfundimin se vepra penale prej tij ishte konsumuar plotësisht. Pas kësaj po përgatiten zyrtar isht dokumentat për ekstradimin e afaristit nga Turqia, ku ai është vendosur me gjithë familje dhe nëpërmjet Interpolit e ministrisë sonë të jashtme të mundësohet kthimi për gjykimin e tij në Shqipëri. Faqe 2

Një i vrarë dhe një i plagosur rëndë

Luftë fisësh pas një zënke në bilardo Dënohet me 2 vjet burg vetëm njëri prej autorëve Luftë fisësh pas një zënke në bilardo Një i vrarë dhe një i plagosur rëndë Dënohet me 2 vjet burg vetëm njëri prej autorëve TIRANË - Një grindje ordinere në bilardon e një fshati ka shkaktuar një luftë të vërtetë fisësh si pasojë e së cilës gjeti vdekjen njëri i ri dhe u plagos një tjetër. E ndërsa vrasësi arriti t’i shpëtojë policisë, autori tjetër i krimit u dënua dje me dy vjet burg për “plagosje të rëndë me dashje”. Sipas vendimit gjyqësor konfirmuar dje në mesditë nga gjykatësi Arian Balliu, ngjarja ka ndodhur në 9 janar të këtij viti. Origjina e krimit ka qenë një grindje banale në bilardon e fshatit Ferkan midis Flamur Xhaferit dhe Behar Qehajajit. Por grindja e cila ishte mbyllur me grushta do të vazhdonte pas disa orësh në rrugët e fshatit. Në fakt kish qenë e pafryshme përpjekja e atit të Qehajajit për të shuar sherrin duke shkuar në shtëpinë e Xhaferitt ku i kërkoi të falur. Madje dukej sikur kjo kishte armiqësuar më shumë atmosferën pasin në sherr u mobilizuan shumë persona nga të dy fiset. Thikat dhe hunjtë, këto kishin qenë armët e pjesëmarrësve të dhunës si pasojë e së cilës gjeti vdekjen i riu Eduard Daja, nga fisi i Xhaferave dhe u plagos rëndë Behar Qehajaja nga fisi kundërshtar. Autori i aktit, Qehajaja menjëherë pas krimit u largua, ndërsa Flamur Xhaferi u arrestua. Për të pandehurin, prokurori Ariston Puka kërkoi 4 vjet burg ndërsa gjykatësi Balliu la 2 vjet. Z.D

Teuta - Parma

U hodh shorti për të tretën kupat Europiane - turi i parë Pas 27 vjetësh sërish një ekip italian vjen në Shqipëri Faqe 12 U hodh shorti për të tretën kupat Europiane - turi i parë Teuta - Parma Pas 27 vjetësh sërish një ekip italian vjen në Shqipëri Faqe 12

Sot në AKS do të lexoni:

Të mëdhenjtë së bashku në një foto Fishta, Poradeci, Koliqi, Asdreni, në një fotografi të censuruar Mira dhe Shpëtim Saraçi, në martesën e tyre të lumtur... “Rolling Stones” thyejnë rekordet Një turne botëror me 400 milion $ të ardhura Përballë gjigantëve botërorë të letrave Nisçe gjigandi i keqkuptuar Vazhdon historia e Ledi Dianës