Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 16 Janar 1996

130 shqiptarë shpërthejnë qelitë

Pas 24 orësh shuhet protesta në Vollos të Greqisë Protestonin për kushtet e këqia dhe trajtimin të dhunshëm nga personeli i burgut Vetëm 24 ka zgjatur revolta e të dënuarve shqiptarë në qelitë e burgut - "Kasavetit" të Vollosit. "Të burgosurit u ngritën në revoltë në burgun grek të Vollosit në Greqinë Qendrore", bënë të ditur të dielën autoritetet e burgut. Ata theksuan se të burgosurit shqiptarë, me të cilët u bashkuan edhe gjashtë grekë, mposhtën rojta të dielën pasdite para se të dilnin me sulm nga burgu, duke shkatërruan qelitë dhe zyrat e administratës. Asnjëri nuk mori plagë të rënda. Ata u kthyen të hënën në qelitë e tyre pas bisedimeve që zgjatën disa orë, thanë zyrtarët. faqe 2 Nga trazirat e të burgosurve në burgun e Koridallosit foto Reuters
Vollos Greqi Greqinë Qendrore Koridallosit

Krisma në mes të Jonit

Incident i ri në kufirin "blu" greko-shqiptar Plagoset rëndë një klandestin shqiptar Incident i ri në kufirin "blu" greko-shqiptar Krisma në mes të Jonit Plagoset rëndë një klandestin shqiptar faqe 6
Jonit

Kamera në qendrat e votimit

FIER - Kamera për çdo qendër votimi. Ky është sistemi që do të përdorë PS në Fier për dokumentimin e shkeljeve që mund të ndodhin gjatë zgjedhjeve. Këtë fakt e bëri të ditur një burim i sigurtë nga kryesia e PS. Krahas kandidatëve për deputetë, këshilltarë, kryetarë bashkie, dhe rrethi, burimi aktivistëson se janë duke u caktuar edhe personat që do të marrin pjesë në sigurimin dhe vëzhgimin e qendrave të votimit. "Duke qenë se një sistem i tillë është i shtrenjtë, - vazhdon burimi - socialistët kanë kërkuar ndihmën e simpatizantëve për sigurimin e fondeve për blerjen e kamerave. I pyetur për këtë fakt një funksionar i degës së PS në Fier, nuk e mohoi, por nuk pranoi të bëjë koment. ZAMIR ALUSHI
Zamir Alushi Fier

PD e provuam, më mirë me socialistët

Berisha u garanton zgjedhësve Shqipërinë e viteve 2000. Dokle kundërpërgjigjet "Dy fuqitë e mëdha" përgatiten për betejën e votave Berisha u garanton zgjedhësve Shqipërinë e viteve 2000. Dokle kundërpërgjigjet PD e provuam, më mirë me socialistët "Dy fuqitë e mëdha" përgatiten për betejën e votave faqe 3
Berisha Dokle Shqipëri

Papandreu jep dorëheqjen

Andrea Papandreu duke marrë detyrën e kryeministrit të ri të Greqisë më 12 tetor 1993. foto Reuters Dje në orët vona të mbrëmjes u njoftua dorëheqja e kryetarit të PASOK-ut dhe kryeministrit të Greqisë, Andreas Papandreu. Me këtë akt ai i jep fund karrierës së tij të gjatë politike, si dhe peripecive të pandërprera, të cilat me shumë vështirësi do t'i përballonte çdo politikan perëndimor. Shkaku i dorëheqjes së tij ishte gjendja e rëndë shëndetësore. Që prej javësh ai ndodhej i shtruar në spital, kësisoj nga pneumonia. Mjekët e klinikës Onasis prej kohësh kishin njoftuar pamundësinë e rikuperimit të shëndetit dhe të rikthimit në detyrë. Sekretari i Përgjithshëm i PASOK-ut, Kostas Skandalidhis tha se Papandreu dha dorëheqjen, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Udhëheqësi karizmatik 76 vjeçar jetoi peripeci të mëdha. Ai gjatë karrierës së tij politike ishte burgosur tre herë. Në vitin 1981 u akuzua për korrupsion, çështje e cila do të sqarohej më 1992, ku do të shpallej pafajshëm. Në tetor të vitit 1993, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, PASOK-u fitoi shumicën dërrmuese në Parlament, ndërsa Papandreu do të zgjidhej për të tretën herë kryeministër. Në postin e shefit të kabinetit ai caktoi gruan e tij, veprim ky që i solli jo pak kokëçarje. Papandreu është një nga figurat më të spikatura të Greqisë. Ai me politikën e tij të zgjuar e integroi vendin në të gjithë organizmat europiane. Papandreu është arkitekti i Greqisë së re të pas Luftës së Dytë Botërore. Që nga viti 1963 kur ai hoqi dorë nga shtetësia amerikane e në vazhdim, është zgjedhur deputet i parlamentit grek. "Papandreu ndërmorri një veprim shumë të guximshëm politik duke treguar edhe një herë se është një politikan i madh", tha menjëherë pas dorëheqjes së Papandreut, Xhohanopullos, një nga drejtuesit kryesorë të PASOK, i cili që prej 20 nëntorit ka zëvendësuar atë në postin e drejtuesit të qeverisë. Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i PASOK, Skandalidhis, deklaroi: "Me Papandreun mbyllet cikli i udhëheqësve të mëdhenj grekë të periudhës të paslujntës ushtarake". Ndërsa i biri i Papandreut, ministri grek i Arsimit, Jorgos Papandreu, duke ngjitur shkallët e klinikës Onasis, akin politik të Papandreut e komentoi në mënyrë shumë emocionale para kamerave televizive: "Jam shumë i emocionuar. Për mua soj kjo ditë quhet Andrea Papandreu". J.BABARAMO
Andrea Papandreu Andreas Papandreu Kostas Skandalidhis Xhohanopullos Jorgos Papandreu Greqi Parlament Klinikës Onasis

Tragjedi në det

Aventurë e re e 28 shqiptarëve Mbytet një vajzë 20-vjeçare Aventurë e re e 28 shqiptarëve Tragjedi në det Mbytet një vajzë 20-vjeçare faqe 7
Det

Shpejt Tirana me TV lokal

Mbledhje për buxhetin e Këshillit Drejtues të RTSH Dje u zyrtarizua ideja e projektit mes dyveçar Mbledhje për buxhetin e Këshillit Drejtues të RTSH Shpejt Tirana me TV lokal Dje u zyrtarizua ideja e projektit mes dyveçar faqe 18
Tiranë

"Anti-Genocidi": Vazhdon arrestimi për vrasjet në kufi

"Anti-Genocidi": Vazhdon arrestimi për vrasjet në kufi Nën pranga ish Kryetari i Degës së Ersekës Gjykata e rrethit firmos masën e arrestit faqe 2
Ersekës

Berluskoni në gjyq për korrupsion

Nesër nis procesi në Gjykatën e Milanos Një karrierë në ngjitje të rrufeshme Nesër nis procesi në Gjykatën e Milanos Berluskoni në gjyq për korrupsion Një karrierë në ngjitje të rrufeshme faqe 15
Berluskoni Milanos