Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Mërkurë 17 Janar 1996

Kina nuk i fal borxhin Shqipërisë

Dje Presidenti kinez Jiang Zemin priti Presidentin Sali Berisha Berisha njeh zyrtarisht në Pekin borxhin prej 28 milion dollarësh Presidenti shqiptar fton Jiang Zemin në Tiranë dhe përshëndet Ten Hsiao Pinin Dje në orën 09^30 në Pallatin e Madh të Popullit ceremonia e pritjes së Presidentit Berisha nga Presidenti kinez Jiang Zemin që është njëkohësisht edhe Sekretar i parë i KQ të Partisë Komuniste Kineze foto Reuters Kina e kuqe me mbi 1 miliard e 200 mijë banorë pas ftohjes së madhe më 1978, ka pritur dje Presidentin e “vëllait” të vogël, Shqipërisë. I nisur prej së dielës, pasi ka udhëtuar 8 mijë kilometra, Berisha dhe delegacioni që ai kryeson kanë mbërritur dje heret në mëngjes në kryeqytetin kinez. Kështu, që pas ditës së djeshme, nuk është më Haxhi Lleshi, presidenti i fundit që shkeli në tokën kineze. Duhet thënë se prej vitit 1962 asnjë kryetar shteti shqiptar nuk kishte vizituar Kinën, për arsye që tashmë dihen. Nga i dërguari ynë në Pekin Aleksandër Frangaj faqe 3
Jiang Zemin Sali Berisha Ten Hsiao Pini Haxhi Lleshi Aleksandër Frangaj Pekin Shqipëri Tiranë Kinë

Refugjatët: “Na lironi shtëpitë”

Pas skadimit të afatit ligjor i drejtohen Gjykatës Ministria e Drejtësisë i kërkon Qeverisë rregjizgidhje[?] faqe 5

Vazhdon kriza e bukës ankth në Qeveri

Shtohet numri i furrëtarëve që protestojnë Meksi: Do të prekim rezervat e shtetit “Se pari qeveria i ka marrë të gjitha masat për të garantuar si zakonisht furnizimin nëpërmjet rezervës së shtetit të gjithë subjekteve prodhuese të miellit dhe të bukës. Së dyti, me dekretin për heqjen e doganave është i mundur furnizimi dhe nga jashtë brenda mundësive që kanë për të ruajtur nivelin...” Pardje në një nga furrat e bukës në kryeqytet foto A. BABANI faqe 2
Meksi A. Babani Kryeqytet

Shqiptarët 73% të kënaqur me kapitalizmin

Shifra dhe komente të sondazhit amerikan në Shqipëri 27% lexojnë “Koha Jonë”, 15% RD, 12% Gazeta Shqiptare dhe 9% “Zëri i Popullit” Shqiptarët përfundimisht kanë vendosur të jetojnë në kapitalizëm. 73% e të pyeturve nga sondazhi i Institutit Republikan Amerikan, kanë pohuar se në kapitalizëm, vendi është në rrugë të drejtë. Ky sondazh është bërë duke pyetur 1000 vetë në të gjitha qytetet dhe në 150 fshatra të vendit. faqe 3
Shqipëri

Vendosen datat e ndeshjeve të kombëtares

Mbrëmë në Frankfurt, për Francë '98 20 gusht - 10 shtator '97, tre ndeshje për 20 ditë Pas një mbledhjeje prej gati 7 orësh në ambientet e Federatës Gjermane të Futbollit në Frankfurt, ku gjermanët dhe portugezët nuk kanë lëshuar pe, janë përcaktuar datat e ndeshjeve të grupit tonë për Francë '98. Të pranishëm kanë qenë Vogt, Oliveira, Bajko, trajneri i Irlandës së Veriut dhe sekretarët e përgjithshëm të federatave të futbollit të Ukrainës dhe Armenisë. Takimin e parë përfaqësuesja jonë do ta zhvillojë në Tiranë pas gati 10 muajsh, më 9 tetor 1996, kur përballë do të ketë Portugalinë. “Ne nuk mund të pranonim asnjë lloj ndeshje për pesë muajt e para të këtij viti për arsye të fazës së dytë të rikonstruksionit të stadiumit ‘Qemal Stafa’, ka thënë për “KJ” Eduard Dervishi. Një muaj më vonë, Shqipëria do të presë po në Tiranë Armeninë. E veçanta është se dy ndeshje do t’i luajmë brenda 4 ditësh në Tiranë me Ukrainën dhe Gjermaninë. Por, më keq akoma kur për 20 ditë, nga 20 gushti - 10 shtator 1997, kombëtarja do të luajë tre ndeshje rresht. Datat janë vërtet të përshtatshme, por ne nuk mund të bënim dot asgjë. Do ta kemi të vështirë” - u shpreh mbrëmë trajneri Bajko, A.DOSTI Ja datat e 10 ndeshjeve të përfaqësueses sonë për Francë '98: 9 tetor 1996 Shqipëri-Portugali 6 nëntor 1996 Shqipëri-Armeni 14 dhjetor 1996 Ir. Veriut-Shqipëri 29 mars 1997 Shqipëri-Ukrainë 2 prill 1997 Shqipëri-Gjermani 7 qershor 1997 Portugali-Shqipëri 20 gusht 1997 Ukrainë-Shqipëri 6 shtator 1997 Armeni-Shqipëri 10 shtator 1997 Shqipëri-Ir. Veriut 11 tetor 1997 Gjermani-Shqipëri
Vogt Oliveira Bajko Eduard Dervishi A.dosti Frankfurt Tiranë Francë Shqipëri Portugali