Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Dielë 28 Janar 1996

PD kërkon të vjedhë votat

Alarm në partitë shqiptare për projektligjin e zgjedhjeve Në Shqipëri nuk flitet më për zgjedhje të lira Bojkotimi i zgjedhjeve dilemë për opozitën Opozita shqiptare ndodhet përballë dilemash dhe vendimesh politike vendimtare. Miratimi i ligjit do të thotë fitore e PD dhe ndarje nga ana e saj e votave sipas “mëshirës” për secilën parti. Bojkotimi i Parlamentit zor se do të sillte ndonjë të re. Precedenti “Brozi” mund të përsëritet. Bojkotimi i zgjedhjeve mbetet përsëri një dilemë e madhe. faqe 3 Nga mbledhja e 13 partive politike për ligjin e ri elektoral
Brozi Shqipëri

Të shpëtojmë demokracinë

PAD bën thirrje Dhunim i hapur i ligjit kushtetues PAD bën thirrje Të shpëtojmë demokracinë Dhunim i hapur i ligjit kushtetues faqe 4

Kërkohet shkarkimi i Gjokutajt

Pas lajmit për arratisjen në SHBA Apeli i dorëzon kërkesën Këshillit të Lartë të Drejtësisë Pas lajmit për arratisjen në SHBA Kërkohet shkarkimi i Gjokutajt Apeli i dorëzon kërkesën Këshillit të Lartë të Drejtësisë faqe 2
Gjokutajt SHBA

Jam përdorur nga dikush në Tiranë

Mbrëmë Pietro Zannoni deklaron nga Italia Më paguajnë mirë për këtë që bëj Mbrëmë Pietro Zannoni deklaron nga Italia Jam përdorur nga dikush në Tiranë Më paguajnë mirë për këtë që bëj Mbrëmë në ora 23.30 korrespondenti i gazetës sonë në Milano, Angela Hysi arriti të marrë të plotë intervistën që gazetari italian Mario Vicentini i mori Pietro Zannone me origjinë nga Grottamare e Ascoli Piceno për “Koha Jonë”. -Lajmi juaj e ka hedhur në furtunë gazetën shqiptare “Koha jonë” -E di. Dëgjoja edhe radion shqiptare dhe me sa kuptova i kanë bllokuar makinat për ta shpërndarë. Por bllokimi nuk ka lidhje me lajmin tim. Eshtë një ndalim që nuk lidhet me mua. Gazeta del akoma, besoj? -U bllokua vetëm një pjesë e tirazhit. Por ju thatë lajmin e financimeve të zeza. A keni fakte dhe kush ua ka servirur? -Burimi është i fshehtë. Por pas asaj që ka ndodhur po shikoj se jam përdorur nga dikush në Tiranë, i cili kur më dha lajmin më tha se jam ish-sigurims sh[q]iptar, por me sa del tani ai vazhdon të punojë për SHIK-un. Tani e kam të vështirë të shkoj në Shqipëri. Kam frikë. -Lajmi juaj ka shkaktuar konfuzion mjaft të madh në Tiranë. Si do të veproni? -Në Tiranë nuk shkoj. Kam frikë, por atje kam miqtë e ngushtë si Edi Paloka në “RD”, Vili Rakipi në “Albania” dhe Blend Fevziu në “Aleanca”. -Përse një gazetar italian merret me Shqipërinë? -Për mua është një vend misterjoz që më ka tërhequr gjithmonë. Jam 24 vjeç dhe dua të ushtroj gazetarinë. Në Shqipëri gjen lajme nga më sensacionalet që mund të ketë në botë. -A ke fitim ekonomik nga kjo gjë? -Është e vërtetë që me Shqipërinë nuk bëhesh i pasur, por disa që u interesojnë lajmet e mia i kam gjetur dhe paguajnë mirë për këtë që bëj. Shënim. Pas kësaj interviste gazetarja e “Koha Jonë”, Angela Hysi u përpoq të lidhej deri pasmesnate me Pietro Zannone, por pa mundur të flasë direkt me të. E ëma e tij ka sqaruar vetëm se Zannone ka lënë një numër telefoni si dhe shënimin që kushdo nga gazetarët shqiptarë që do të kërkojë të bisedojë me të, të telefonojë në numrin: (00 39 735) 65 25 17. Së fundi, Zannone është autori i lajmit që shkaktoi polemika të mëdha kohët e fundit dhe që u bë shkak për sulme me urra ndaj gazetës “Koha Jonë” për politikë malinje serbe. Në intervistën e mësipërme Zannone lë të kuptohet qartë se kush janë miqtë e tij italianë e kane përdorur si kurrem të lëshuar nga deti për të peshkuar në Shqipëri.
Pietro Zannoni Angela Hysi Mario Vicentini Edi Paloka Vili Rakipi Itali Milano Tiranë Grottamare Ascoli Piceno

Mashtruesit ndodhen në Ministrinë e Brendshme

Mbeten të bllokuara në polici makinat e “KJ” Drejtues të lartë të Ministrisë së Brendshme e të SHIK-ut urdhëruan policët e armatosur për të shqyer pakot me “Koha jonë” Mbeten të bllokuara në polici makinat e “KJ” Mashtruesit ndodhen në Ministrinë e Brendshme Drejtues të lartë të Ministrisë së Brendshme e të SHIK-ut urdhëruan policët e armatosur për të shqyer pakot me “Koha jonë” f. 2

Çfarë bëri Perëndimi gjatë konfliktit shqiptaro-sovjetik

Shqipëria në Arkivat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Sekretari amerikan i shtetit: “Nëse Hoxha ishte në gjendje të prishjej me sovjetikët, ai mund të prishej edhe me kinezët. Çështja është se ku do të shkojë” Shqipëria në Arkivat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Çfarë bëri Perëndimi gjatë konfliktit shqiptaro-sovjetik Sekretari amerikan i shtetit: “Nëse Hoxha ishte në gjendje të prishjej me sovjetikët, ai mund të prishej edhe me kinezët. Çështja është se ku do të shkojë” Halim Budo (me dorën ngritur), përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB Faqe 8-9
Hoxha Halim Budo Shqipëri Shtetet E Bashkuara Të Amerikës

Berisha në Izrael dhe Maltë

Me ftesë të Presidentit të Izraelit, Vajsman dhe të kryeministrit Peres, Presidenti i Republikës Sali Berisha do të bëjë një vizitë zyrtare në Izrael nga data 29 - 31 Janar 1996. Gjatë kësaj vizite Presidenti Berisha do të zhvillojë bisedime me Presidentin Vajsman, Kryeministrin Peres, Kryetarin e Parlamentit Vajs, ministrin e Jashtëm Barak dhe me personalitete të tjera të larta të vendit. Gjithashtu Presidenti Berisha do të takohet me përfaqësues të Partisë Likude, përfaqësues të rretheve afariste, si dhe me komunitetin shqiptaro-izraelit që jeton atje. Kjo vizitë gjatë së cilës do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje synon të hapë një kapitull të ri në miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin që ekziston midis dy popujve dhe vendeve tona. Në vijim Presidenti Berisha, me ftesë të Presidentit të Maltës Mifsud-Bonnici do të bëjë një vizitë zyrtare në Maltë nga data 1-2 shkurt 1996, në kthim të vizitës që Presidenti i Maltës ka zhvilluar në Shqipëri në shkurt të vitit 1994.
Sali Berisha Vajsman Peres Vajs Barak Izrael Maltë Shqipëri