Në mars Stefanopulos takohet me Berishën në Tiranë
Pangallos deklaron: Shumë emigrantë shqiptarë do të përfitojnë nga ligji grek që pritet të miratohet në fund të marsit
Pangallos deklaron:
Shumë emigrantë shqiptarë do të përfitojnë nga ligji grek që pritet të miratohet në fund të marsit
Teodoros Pangalos deklaroi se një numër i konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë do të përfitojnë nga ligji i cili do t’i paraqitet parlamentit për miratim deri në fund të muajit mars.
Dje në Athinë u publikua edhe emri i ambasadorit të ri të Greqisë në Tiranë, zoti Preveduraki, në vend të zotit Calikis i cili shkon ambasador në Berne-Zvicër.
faqe 3
Refugjatë shqiptarë duke kaluar në malin e Verias në Greqi. foto M. Paloka
Superpoli, front kundër diktaturës së re
Aleancë parazgjedhore, me kusht për zgjedhje të parakohshme
Mblidhet Asambleja e PAD: aleanca paraelektorale me kushte
faqe 3
Rrihet barbarisht gazetari i “KJ”
Tjetër skandal i policisë në Sarandë
Është rrahur egërsisht në zyrat e Komisariatit të Sarandës, gazetari i “Koha Jonë” për këtë rreth, Fatos Veliu.
Në pasditen e të premtes ai ka dalë nga porta e Komisariatit me fytyrë të gjakosur dhe me hematoma në të gjithë trupin. Gazetari është keqtrajtuar për dy orë rresht nga vetë shefi i rendit të Sarandës dhe më pas është lënë i lirë pasi policia i ka sekuestruar bllokun e shënimeve.
Shkak për këtë sjellje barbare të policisë, është bërë një kronikë nga Saranda, botuar pak ditë më parë, ku autori kishte për disa raste vjedhjesh në qytetin bregdetar. Pas këtij lajmi të botuar në “KJ”, me urdhër të shefit të rendit, gazetari Fatos Veliu është shoqëruar nga policia për në zyrat e komisariatit rreth orës 14.00 të ditës së premte. Sapo hyn në zyrën e shefit të rendit i është dashur të përballojë lumin e sharjeve, të grushteve në fytyrë dhe shkelmave në të gjithë trupin. “Përse kërkon të denigrosh punën e policisë?” e ka kërcënuar drejtuesi i policisë. “Nuk ke shkruar asnjë artikull për punën e mirë të policisë, vetëm ke nxirë”, - i ka thënë ai duke e kapur gazetarin prej flokësh dhe duke e zvarritur përtokë. Rrahja barbare ka zgjatur mbi dy orë. Në orën 16.30 Fatos Veliu ka dalë nga zyrat e komisariatit me fytyrën mbuluar nga gjaku dhe me gjurmë dhune në të gjithë trupin.
ILIR BABARAMO
Dhuna e ushtruar të premten mbi gazetarin e “KJ” për Sarandën, Fatos Veliu, është një akt i turpshëm, që diskrediton jo vetëm policinë, por edhe shtetin shqiptar. Kur një polic arrin të godasë gazetarin, atëherë çdo qytetar i thjeshtë nuk ka arsye për t’u ndjerë i sigurt. Rastet e shumta të këtij lloji, dhe kur asnjë polic nuk po ndëshkohet, dëshmojnë për atë që dhuna ndaj shtypit po bëhet e justifikueshme. Çdo polic sot, jo vetëm që guxon, por edhe mund të krenohet nëse godet një gazetar. Ky konflikt, që tashmë po kthehet në një fenomen, është diskriminimi më i madh që një shtet mund t’i bëjë shtetasve të vet, për më tepër njerëzve të shtypit. Dhuna fizike e policëve mbi gazetarët, është më shumë se përdhunim i fjalës dhe shtypit të lirë, është përdhunim që i bëhet asaj pjese të një shteti që sot respektohet në të gjithë botën. Redaksia e “KJ” duke nisur nga rastet e shpeshta të keqtrajtimit të gazetarëve të saj ka vendosur që t’i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme për të kërkuar ndjekje penale ndaj shefit të rendit të rrethit të Sarandës.
N. LESI
A. FRANGAJ
Refugjatë shqiptarë duke kaluar në malin e Verias në Greqi
Nacionalizëm nga lindja apo Perëndimi
Largimi i Ambasadorit Amerikan, vitia e Krillov dhe refuzimi i një partie nacionaliste
Çuditërisht mes NATO-s dhe Rusisë!
Largimi i Ambasadorit Amerikan, vitia e Krillov dhe refuzimi i një partie nacionaliste
Nacionalizëm nga lindja apo Perëndimi
Çuditërisht mes NATO-s dhe Rusisë!
faqe 5
Pas vizitës në Oslo, takohen “armiqtë”
PD, PAD e PDK në tryezë bisedimesh
Delegacioni i EUCD, 20-30 prill në Shqipëri
faqe 3
Deklaratë e Helsinkit Shqiptar
Të …
Autonomi pushtetit lokal
Dje, aktiv kombëtar i PS
Autonomi pushtetit lokal
Qeverisja e sotme lokale është poshtë nivelit të qeverisjes së administratës së Zogut
faqe 3
Terrorizmi troket në Kosovë
Rugova dhe Bukoshi: Këto veprime vetëm sa shkaktojnë dëm
faqe 10
Alternativat amerikane për Shqipërinë
Shqipëria në Arkivat e SHBA
Alternativat amerikane për Shqipërinë
Kush mund të qeverisë pas Luftës së II Botërore
faqe 8-9
10 urrejës gjatë fushatës elektorale
Mesazh paqaje për elektoratin shqiptar
faqe 2
Do fi çonin në Itali: shpëtojnë dy vajza
Akuzë: “mashtrim” dhe “armëmbajtje pa leje”
Policia ndaloi 2 të rinj kosovarë
faqe 3
Gruaja me drogë
Për herë të parë në Shqipëri
Gruaja me drogë
Kapet me “Cannabis Sativa”
faqe 7
EKSPRES SPORT
Gjithçka për javën e XX të Kampionatit Kombëtar të futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij