Gjithë redaksia e “Koha Jonë” mbrëmë kaloi natën në polici
Dhjetra forca policie rrethojnë zyrat e gazetës
Gjithë redaksia e “Koha Jonë” mbrëmë kaloi natën në polici
Ngjarje të tilla kanë ndodhur vetëm në Kili
TIRANË - Ngjarje e pashembullt në historinë e shtypit shqiptar dhe atë europian. Mbi 33 gazetarë dhe punonjës të gazetës Koha jonë mbrëmë janë detyruar nga forca të shumta policore të lënë vendin e punës për të përfunduar në Komisariatin Nr.2 të Tiranës. Mbi 50 policë dhe një numër i pafund makinash policie kanë rrethuar godinën e gazetës rreth orës 22. Pa paraqitur asnjë dokument kontrolli dhe hyrjeje në selinë tonë, policët me shkopa gome e antiplumb i kanë nxjerrë gjithë gazetarët dhe punonjësit në korridor duke kontrolluar pasaportat. Më pas ata janë nxjerrë në oborrin e redaksisë dhe janë plasur të gjithë nëpër furgonë duke filluar me drejtorin Nikollë Lesi e duke përfunduar tek sekretaret dhe centralistja. Për 3 orë, e gjithë redaksia që po punonte për nxjerrjen e numrit të sotëm është mbajtur në korridoret dhe qelitë e këtij komisariati.
Ndërkohë policia ka ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e drejtorit si dhe ka bllokuar mjetet dhe shoferët e agjensisë së shpërndarjes së shtypit të kësaj gazete.
Pasi janë lënë për mbi një orë në qelitë-zyra dhe korridoret e Komisariatit, gazetarët janë thirrur në pyetje një e nga një. Pyetja ka filluar nga femrat të pyetura oficerëve të Policisë Gjyqësore janë ulur fillimisht gazetarët, faqosëset, radhitësit, sekretaret dhe centralistët. Pas tyre me radhë për mbi dy orë të tjera gjithë gazetarët. Nëpër korridoret e Komisariatit gjatë gjithë kësaj periudhe është parë zëvendësministri i Brendshëm e njëkohësisht Drejtori i Policisë Agim Shehu, Prokurori i Tiranës Adnand Xhelili dhe shumë funksionarë e punonjës të SHIK-ut. Pyetjet e hetuesve kryesisht kishin të bënin me kohën dhe mënyrën se si e kishin marrë vesh lajmin për shpërthimin e makinës kurth në Supermarketin e Kompanisë “Vefa”, çfarë kishim bërë pas kësaj kur kishim shkuar në punë, me kë ishim takuar, ku dhe çfarë kishin biseduar dhe me kë kishin pirë kafenë. Ndërkohë që vazhdonte seanca e pyetjeve janë thirrur nga shtëpitë edhe gjithë shoferat e shoqërisë së transportit të “Koha Jonë”, “Press Transport”. Nga punonjësit e policisë mësohej se i gjithë qëllimi i mbrëmshëm qe të tjerash ishte që të mos dilte gazeta “KJ” dhe mos bëhej shpërndarja e shtypit tjetër nëpër rrethe.
“Burgosja” për disa orë e gjithë redaksisë sonë, është rast i paprecedent në Shqipëri e më gjerë. Me historitë të tilla jemi njohur të kenë ndodhur vetëm në Kili apo ndonjë vend si ky. Se çfarë lidhjeje kishin me autobombën e vënë në qendër të Tiranës, gazetarët apo sekretaret e pastrueset e redaksisë sonë, ne nuk jemi në gjendje ta shpjegojmë. Duke qenë se një veprim i tillë mbrëmë ndodhi vetëm në gazetën “Koha jonë”, jemi të detyruar të deklarojmë se ky është një tjetër hap për të ushtruar terror dhe presion ndaj kësaj gazete dhe punonjësve të saj. Është e pafalshme që fatkeqësi tragjike të organizuara nga forca terroriste të përdoren për të sulmuar punonjësit e shtypit e për të bllokuar daljen e gazetës. Ngjarje të tilla ekstremiste si autobomba dje në Tiranë, shtypi gjithmonë i ka dënuar dhe kurrsesi këto nuk duhet të shërbejnë policisë për të ushtruar terror ndaj gazetarëve të lirë.
Të vendosur për të mbrojtur lirinë e shtypit
Pas ndalimit të stafit të “Koha Jonë”
Deklaratë e kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Preç Zogaj, që përcolli ndalimin e kolegëve të gazetës “Koha Jonë” në Komisariatin e Policisë nr.2, deklaroi mbrëmë pas mesnate:
“Opinioni publik pret kapjen e kriminelëve të maskarës së sotme dhe jo bllokimin e shtypit të pavarur. Duke spekulluar me ndjenjat e lënduara të publikut këtu bëhet një lidhje e pamëshirshme midis gjërave që s’kanë asnjë lidhje. E rëndë, shumë e rëndë. Por po e them se cilido që mendon ta ngjyejë penën me gjakun e viktimave të masakrës, për të nënshkruar shkatërrimin e shtypit të lirë, do të vëtemaskohët. Shoqata jonë është e vendosur ta mbrojë lirinë e shtypit pa u lëkundur nga çdo agresion i tipit fashist-komunist. E gjithë Europa dhe SHBA është me ne”.
Katër të vdekur dhe 25 të plagosur
Makina bombë me 50 kg tritol shkakton mbi 700 mijë dollarë dëme materiale
Shënohet akti më i madh terrorist në Shqipëri
Dy pas shpërthimit në qendër të Tiranës. foto Reuters
Kjo natë ndryshon me 5 janarin 1991; sonte nuk bie shi
Frrok Çupi, kryeredaktori i parë i të parës gazetë opozitare në Shqipëri, “Rilindja Demokratike”, sot në mëngjes duke u kthyer nga Komisariati i policisë nr.2, kujton dhe bën një paralelizëm midis natës kur doli numri i parë i “RD” dhe natës së 26 shkurtit kur i gjithë stafi i gazetës së pavarur “Koha Jonë” u mor me furgona dhe u shoqërua në polici…
“Me 5 janar 1991, kur doli numri i parë i RD, binte shi; sonte është natë e ftohtë dhe me yje. Ndërsa atë natë kishim në dorë gazetën e parë opozitare shqiptare; sonte na duhet të shkruajmë në redaksi që të ndërtojmë gazetën për nesër; atë natë edhe sikur të na arrestonin në rrugë, kjo nuk kishte shumë rëndësi, sepse kishte nisur udhën gazeta. Ndërsa sonte na morën në polici qe të gjithëve ende pa bërë gazetën, ende pa lënë dëshminë e profesionit tonë mbi mungesën e ne serëm. Ka edhe një ndryshim tjetër, që ajo ishte kohë e diktaturës së proletariatit, ndërsa tani periudha nuk quhet kështu; sot ne ndodhemi në demokraci. Por edhe një ndryshim: Gjatë gjithë asaj kohe nuk u arrestua asnjë gazetar. Ka shumë ndryshime mes këtyre dy netëve. Nuk mund të harroj shokët që kisha me vete, të cilët sonte nuk janë më me ne policë. Sonte nga ata janë vetëm Preçi, Armandhi dhe Emini. Saliu, psh., miku ynë i hllimeve të demokracisë, nuk është; ai është Presidenti i vendit dhe duhet të shlodhet në këtë orë kur ne po kthehemi nga Rajoni i Policisë. Ai atëherë, me 5 janar 1991, më telefonoi në shtëpi dhe më përgëzoi për gazetën RD. Më tregoi edhe për peripecitë se si kishte mundur ta blinte gazetën. Ndërsa tani gazetat ia dërgojnë në zyrë, edhe gazetën tonë që t’i thotë zëri, edhe gazetën tonë që të do të më në shtëpi. Edhe shokë të tjerë nuk i kemi me vete sonte: Gramozin është në Amerikë; Azemti nuk i punon telefoni i shtëpisë; Leka Meksin e telefonoi Emini për nuk e gjeti në shtëpi; Neritani u shpreh se “mund të vij edhe unë sonte pas jush”, Sokrati--tipograf që atë natë preu dorën dhe lau me gjak shtypshkronjën nuk e di askush se ku është, mbasi ai nuk bërtiti kurrë për pishtar demokracie. M’u kujtuan tipografët, dhe prapë më vinin në mendje dhe disa të tjerë që sonte nuk janë me ne. Janë shumë njerëz që na kujtohen sonte, dhe na mungojnë. Sonte, nga gazeta “Koha Jonë”, për fat të mirë nuk mungojnë shumë shokë, vetëm Nikolla, si dhe dy drejtues të redaksisë që na i mbajtën në Polici. Janë shumë gjëra që na ndajnë sonte nga numri i parë i RD. Ajo ishte kohë që e vështirë sa vetëm burgun nuk provuam. Këto gjërat e ndryshme që janë në ndryshme me anë natë. Mendoi se edhe në natën më të vështirë duhet të jemi sonte të gjejmë diferenca me të vështirën. Të gjithë në shqiptarët po mendojnë kimi duke e klasifikuar të keqen me të keqen; le të guxojmë të shkojmë me mirë, edhe kur ajo është sa në një hapësirë.”
Dënohet ashpër akti terrorist. Partitë politike prononcohen për aktin makabër