Shehu: “Vrasësit janë shqiptarë”
Flet kreu i hetimeve, përjashtohet pista italiane dhe ajo mafioze e krimit
Krimi është politik, VEFA vetëm dekor i ngjarjes
faqe 2
Lindin “oazet” e milionerëve
Caktohen zonat e zhvillimit turistik
Për turizmin masiv vihet në dispozicion bregdeti i Adriatikut
Caktohen zonat e zhvillimit turistik
Lindin “oazet” e milionerëve
Për turizmin masiv vihet në dispozicion bregdeti i Adriatikut
faqe 5
Berisha tremb kryesinë e PS
Socialistët përgënjeshtrojnë përsëri vetveten
“Socialistët janë frikacakë”, pat deklaruar kohë më parë Neritan Ceka, dhe disa nuk e besuan këtë pohim. Por qëndrimi i nënkryetarëve të PS, vazhdimisht ka krijuar bindjen se vërtet janë të tillë. Tashmë është e qartë se Berisha e ka trembur seriozisht kryesinë e PS, përveç kryetarit të saj që ndodhet në burg. Dosjet, denoncimet, genocidi, burgu i mundshëm, sigurisht që po japin efektin e vet. Coriernimi, i çon ata deri aty sa të përgënjeshtrojnë deklaratat e veta dhënë gazetarëve.
Kështu ndodhi edhe dje, kur nënkryetari i parë socialist, Servet Pëllumbi përgënjeshtroi një studim dhe hartën politike të kësaj partie e cila paralajmëronte triumfin elektoral të socialistëve në 20 rrethe të vendit, botuar në “Koha jonë” dhe vënë në dispozicion nga veta anëtarët e kryesisë së PS. Si për të vërtetuar trembjen e udhëheqjes socialiste, z.Pëllumbi i PS ka nxituar të mohojë fitoren, qê ishte servirur sipas të dhënave nga baza. Të çudit fakti që Pëllumbi përgënjeshtroi lajmin për fitoren e PS (rast unikal për një prag fushate) vetëm pasi ai u sulmua nga shtypi zyrtar. Përgënjeshtrimi nuk u bë pardje, kur u botua shkrimi në gazetën tonë, por dje pas reagimit të ashpër të RD. Absurd është fakti që përgënjeshtrimi i firmosur nga dorë e Pëllumbit, në rolin e zëdhënësit të PS, bëhet me po ato terma që përdor RD; “Harta nxit përçarjen kombëtare”, a thua se kjo hartë bënte fjalë për zonat që do të fitonte serbi dhe jo PS. Se si mund të përçahet kombi, nga botimi i një harte që tregon se në ç’zona tjera prej partive shqiptare siguron shumicën në zgjedhje dhe në cilat nuk ndjehet e sigurtë, këtë vetëm RD dhe filozofi Pëllumbi mund ta dinë.
Nuk është hera e parë që drejtuesit socialistë përgënjeshtrojnë vetveten. Në shumë raste këta u kanë kërkuar gazetarëve tanë të shkruajnë për takimet e tyre me politikanë apo diplomatë, duke treguar edhe hollësi të bisedave, por të nesërmen pasi kanë reaguar bashkëbiseduesit e tyre për nxjerrjen e sekretit të takimeve, këta drejtues të PS kanë përgënjeshtruar ato që u kanë thënë gazetarëve duke ia hedhur përgjegjësinë gazetës, edhe pse fjalët e tyre kanë qenë dhe janë të regjistruara në shirita kasetofoni. Frika e udhëheqjes socialiste është vënë re disa herë kur kanë dhënë intervista apo deklarata të forta gjatë ditës dhe më darkë kanë ardhur në redaksi duke u lutur për t’i shkurtuar, ndryshuar, zbutur, apo hequr fare ato nga botimi. Kur për arsye kohe nuk i’u është bërë e mundur një gjë e tillë, të nesërmen nga frika e kanë përgënjeshtruar.
“Do të pushtojmë sheshin Skënderbej, dhe nëqoftëse Berisha nuk na jep leje, do ta marrim pa leje”, pat deklaruar në parlament para gazetarëve, njëri prej nënkryetarëve socialistë, natën që u miratua ligji për zgjedhjet. Por trimëria e tij u shua sapo kaloi rrethimi e parlamentit. Të nesërmen kur gazetarët i kërkuan këtij nënkryetar për të komentuar deklaratën dhe veprimet e mëtjeshme, nga telefoni mësohej se ishte i sëmurë. Natën kur i gjithë kolektivi i “Koha jonë” u mur në polici, shumë kolegë të gazetave të tjera erdhën para komisariatit. Po ashtu edhe Zogaj, Imami, Gjinushi, Gëçi etj. janë shprehur në mesnatë për t’u interesuar për fatin e 33 gazetarëve, ndërsa Pëllumbi përgjigjej në telefon se është pak si me stomak, a thua se i bëri kush kësulë për të shkuar në diskotekë. Sa për atë fjalën “neveri” që Profesor Pëllumbi përdor në fund të letrës së tij, është më mirë ta ruajë për ndonjë tjetër, që me shumë se të ardhmes së PS, i trembet të shkuarës së tij.
ALEKSANDËR FRANGAJ
Harta e opozitës është gjithë Shqipëria
PAD, PSD, PR, shpallosin parashikimet
Imami: “PAD e fortë edhe në Lezhë, Laç, Shkodër, Tropojë...”
PAD, PSD, PR, shpallosin parashikimet
Harta e opozitës është gjithë Shqipëria
Imami: “PAD e fortë edhe në Lezhë, Laç, Shkodër, Tropojë...”
faqe 3
Kontrolli i parë Presidentit Berisha
Krijohet komisioni i verifikimit të pasurisë
f.3
“Soz” tjetër e terroristit ndalohet në Elbasan
Lirohet pas konfirmimit nga Tirana
Ndalohet edhe një maqedonas në postbllokun e Mirakës
Lirohet pas konfirmimit nga Tirana
“Soz” tjetër e terroristit ndalohet në Elbasan
Ndalohet edhe një maqedonas në postbllokun e Mirakës
faqe 7
Burg i përjetshëm për një 50 vjeçar
Për herë të parë jepet vendim në Vlorë
faqe 6
Rrëzohet një avion në Peru
Tragjedi e madhe ajrore
123 të vdekur në Ande
Tragjedi e madhe ajrore
Rrëzohet një avion në Peru
123 të vdekur në Ande
faqe 12
Prodhohet filmi i parë privat
Elbasan, Nisma e guximshme thyen monopolin e “Albafilm”
Astrit Çerma: “S’e gjenim dot të xhironim një film me 100 serí”
Elbasan, Nisma e guximshme thyen monopolin e “Albafilm”
Prodhohet filmi i parë privat
Astrit Çerma: “S’e gjenim dot të xhironim një film me 100 serí”
KARELIA
AMERICAN BLEND
KARELIA
Special 100’s
KARELIA LIGHTS
100’s
LOW NICOTINE
Me pakicë 50 lekë dhe 55 lekë
Thirrje e stafit të “Koha Jonë”
Drejtuar miqve, dashamirësve si dhe firmave private
Në kushtet kur shteti,nëpërmjet ministrisë së Brendshme,na ka bllokuar të gjitha automjetet me të cilat shpërndahet “Koha Jonë” si dhe 28 tituj gazetash, në kushtet kur nga policia nuk pranohen në sheshin e nisjes automjetet, në kushtet kur çdo ditë redaksia e “KJ” është e detyruar të marrë furgone taksie me çmim që shkon totalisht 980 dollarë për çdo ditë për të shpërndarë shtypin,detyrohemi që t’u drejtohemi juve,miq,dashamirës,pronarë firmash private! Na ndihmoni me automjete për të shpërndarë gazetat derisa shteti tonë t’i ike inat me shtypin e lirë dhe veçanërisht “Koha Jonë” dhe të na lirojë automjetet tona.