Fatos Nano shpallet Qytetar Nderi
Pas fjalimit të Berishës në Tepelenë - Këshilli Bashkiak sfidon pushtetin
Pëllumbi: Vendimi, përgjigje ndaj sulmeve të shfrenuara të Berishës kundër Nanos Godo: Ky vendim është një veprim politik demonstrativ
Një vendim i pazakontë, i marrë pardje në mesditë, e ka shpallur liderin e burgosur të Partisë Socialiste, qytetar nderi të Tepelenës. Ka qenë Këshilli Bashkiak i qytetit të vogël jugor që vetëm me një votë kundër ka vendosur që Nano të jetë Qytetar Nderi i qytetit, ku vetëm dy kilometra larg dij vuan dënimin prej më shumë se dy vjetësh. Në një konferencë shtypi të organizuar dje në Bashkinë e Tepelenës, kryetari i saj, Skënder Hasa, u bëri të ditur gazetarëve vendimin e bujshëm. “Pas propozimit të një grupi këshilltarësh socialistë dhe me konsensusin e këshilltarëve lokalë të PSD dhe PUK, Nano u shpall Qytetar Nderi i Tepelenës. Kundër këtij konsensusi ishte vetëm këshilltari i PD”, u deklaroi gazetarëve kryetari i Bashkisë i kandiduar nga PS. faqe 3
Pozita dhe opozita përshëndesin Beogradin
Pas vendimit serb për heqjen e vizave me Shqipërinë
Është koha të presim hapa më të rëndësishëm se ky
faqe 3
Tani flamuri shqiptar i ligjshëm
Vendim i rëndësishëm i Malit të Zi Statusi i ri për Ulqinin
Vendim i rëndësishëm i Malit të Zi Tani flamuri shqiptar i ligjshëm Statusi i ri për Ulqinin
Drogë në Kakavijë
Policët grekë kapin një shqiptar nga Fieri
Zbulohen 40 kilogram Cannabis Sattiva
faqe 4
Sërish gjak në autostradën Tiranë - Durrës
Aksident i rëndë mbrëmë në Kryeqytet
Tre të vdekur dhe dy të plagosur rëndë
faqe 2
Fal dënimin e A. Frangajt
Presidenti përsëri në mbrojtje të gazetarëve
Siç njofton zyra e shtypit dhe e Informacionit të Presidencës, dje, më datë 16.03.1996 Presidenti i Republikës, Sali Berisha, dekretoi faljen e dënimit prej 100 mijë lekësh për Kryeredaktorin e gazetës “Koha Jonë” Aleksandër Frangaj, dhënë nga gjykata e rrethit Tiranë, për veprën penale të shkeljes së rregullave të shtypit.
PSD, për herë të parë në selinë e socialistëve
Takim konfidencial i socialdemokratëve me krerët e PS
Është diskutuar bashkëpunimi parazgjedhor
Gjinushi e Apostoli mbi dy orë bisedime me Doklen, Pëllumbin dhe Rukën
Për herë të parë socialdemokratët takohen vetëm për vetëm me liderët e PS në selinë e këtyre të fundit. Takimi mes socialistëve dhe socialdemokratëve ka zgjatur më shumë se dy orë, ku vendin kryesor e ka zënë problemi i diskutuar i bashkëpunimit paraelektoral. “Ne u takuame dhe biseduam për çështjet e bashkëpunimit paraelektoral”. Kështu shprehu pas takimit nënkryetari socialist Dokle. Nga ana tjetër, edhe pse afrimi me socialistët nuk është parë asnjëherë në mënyrë të prerë nga PSD e Gjinushit, ai preferon të heshtë për thelbin e takimit të djeshëm faqe 3
Berisha: Po fitoi PS, Shqipëria do të shkojë drejt lindjes
Dje në Pallatin e Kongreseve, mbi 2500 intelektualë takohen me Presidentin
Ceka: Takimi i djeshëm, tufëzim i zyrtarëve
faqe 6-7
Tirana del në krye
Futboll, gjyska për javën e 24 të kampionatit
Teuta barazon në Fier, Tirana merr 3 pikë në Lezhë
faqe 20-22
Sqarim për lexuesit
Ju kërkojmë ndjesë për cilësinë e arkivujve të numrit të sotëm, pasi e gjithë redaksia e “Koha Jonë” gjatë ditës së djeshme nga ora 07.00 e mëngjesit deri në ora 20.00 nuk kishte energji elektrike për të punuar dhe telefon për të komunikuar me gazetarët në rrethe. Kështu që të gjitha shkrimet janë radhitur, redaktuar dhe faqosur pas ores 20.00. Vetëm mbrëmë vonë me insistimin personal të drejtorit të Telekomit të Tiranës Z. Hekuran Cenku u vendos linja telefonike vetëm me numrin 28796. REDAKSIA
KARELIA
AMERICAN BLEND KARELIA LIGHTS 100's KARELIA Special 100's LOW NICOTINE Me pakicë 50 lekë dhe 55 lekë
LAJMËRIM
Në datën 19 mars 1996, ditën e martë, do të bëhet rivarrimi i eshtrave të Ibrahim Kupit, Cen Tagës, Vat Marash Vatës, Ndue Marash Vatës dhe Kup Kupit, që ranë në fushën e betejës në luftën e përgjithëshme kundra komunizmit pesëdhjetë vjetë më parë.
Ceremonia do të fillojë në orën 11 paradite, në varrezat e Krujës, në Krastë
Familjet Kupi, Taga dhe Vata