Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 19 Mars 1996

A është i ligjshëm dekorimi i Nanos

Pas shpalljes së Nanos “Qytetar Nderi”, reagojnë juristë dhe politikanë Juristët: Dekorimi as i ligjshëm, as i paligjshëm Brojka: Sfidë ndaj pushtetit ligjor Ministri Kosovarsti: Kompetencë e plotë e pushtetit lokal Milo: Cmime mund të merren edhe në burg “Dekorimi i Nanos? Ky është vetëm një akt moral, as i ligjshëm as i paligjshëm”. Kështu e komentojnë specialistë dhe juristë shqiptarë vendimin e Bashkisë së Tepelenës e cila, vetëm pak ditë më parë, i titulloi liderin e burgosur të PS “qytetar nderi”. I ligjshëm apo i paligjshëm, vendimi i Këshillit bashkiak të qytetit jugor duket se ka nxitur polemika të reja në opinionin publik shqiptar. faqe 8-9 Burgu i sigurisë së lartë në Bënçë, ku vuan dënimin Fatos Nano
Fatos Nano Brojka Kosovarsti[?] Milo Tepelenë Bënçë

Omonia “valvis” PBDNJ-në

Minoriteti përcakton kandidatë për deputetë Mbetet jashtë listës deputeti aktual Makarandili faqe 3
Starova

Me LDSH, por pa Godon

Miting i të djathtëve organizuar nga PDD Kalakulla: Godo, “Kali i Trojës” për të Djathtën “Nuk jemi për prishjen e LDSH dhe jemi gati të bashkëpunojmë me partitë e saj, por si kusht vëmë mospraninë në të të PR”, ka thënë në mitingun e së dielës, kryetari i PDD, Petrit Kalakulla. Ai shtoi se “deri tani kemi heshtur për të mos krijuar tensione në spektrin e djathtë, por jemi të detyruar të deklarojmë se drejtuesi i PR dhe i Lidhjes, Godo po luan rolin e Kalit të Trojës në të Djathtën shqiptare”. faqe 4
Godo Aleko Likja

Goditet me levë në kokë gazetari i “Koha Jonë”

Përfundon në reanimacion pas një sulmi barbar Protestojnë 22 gazetarë nga Elbasani ELBASAN - Ka përfunduar në spital pas një agresioni barbar, gazetari i “Koha Jonë” për Peqinin, Aleko Likja. Të shtunën në mesditë, tre persona kanë sulmuar duke i goditur me mjete të forta në kokë e gjithë trupin, A. Likjan. Agresioni lidhet me një lajm që gazetari kishte botuar një ditë më parë e që kishte të bënte me mbylljen e bingos në qytetin e Peqinit. Në kohën që është goditur gazetari i “KJ”, katër policë ka qenë fare pranë vendit të ngjarjes, por kanë preferuar të mos ndërhyjnë. Në gjendje kome, Likaj është futur në menjëherë në repartin e reanimacionit të spitalit të Elbasanit. I shtruar atje që prej dy ditësh, ai rezulton me çarje të rënda në kokë, frakturë në këmbë e duar. Pas këtij akti të dhunshëm, 22 gazetarë të degës së Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Elbasanit, kanë protestuar fort duke kërkuar kapjen e autorëve dhe siguri në kryerjen e detyrës së tyre. Lidhur me këtë akt, të gjithë gazetarët e “Koha Jonë”, protestojnë dhe kërkojnë nga autoritetet kapjen e agresorëve. Sulmi i egër ndaj kolegut nga Peqini nuk është i pari dhe mund të përsëritet. Disa herë kemi kërkuar siguri dhe mbrojtje gjatë kryerjes së detyrës sonë, por fatkeqësisht rastet e dhunës po shtohen dita - ditës. Nga sulme të tilla pa patur dhe kolegë që kanë humbur jetën. Përballë rreziqeve që u vijnë gazetarëve, si nga vetë punonjësit e policisë, ashtu edhe nga njerëzit e rrugës, redaksia e “KJ”, kërkon me forcë që dy shoqatat e gazetarëve të insistojnë për të siguruar një status të veçantë për të gjithë gazetarët profesionistë. Gjithashtu redaksia e “KJ” i lutet personelit mjekësor të spitalit të Elbasanit të bëjë gjithçka në ndihmë të kolegut tonë nga Peqini. B.DYBELI Redaksia
A. Likja B.dybeli Elbasan Peqin

Mbetet në burg mashtruesi i madh

Fajdexhiu i Pogradecit akuzohet për një shumë 3 miliard lekë Kasacioni fajëson presidentin e “Blinit”
Pogradec

KARELIA

LIGHTS KARELIA Special 100's KARELIA LIGHTS 100s LOW NICOTINE Me pakicë 50 lekë dhe 55 lekë