Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Mërkurë 15 Maj 1996

Tirana nën britmat e Presidentit Berisha

Nis maratona presidenciale: nga Krraba në Qytetin Studenti Presidenti thyen rekordet e referendumit: vetëm dje 12 mitingje Kryeqyteti nën britmat e Presidentit shqiptar e të njerëzve të tij. Vetëm dje, 12 takime elektorale ka zhvilluar Sali Berisha, edhe pse duket në gjendje shëndetësore jo të mirë. Kreu i shtetit konfirmoi se stresi se është e vështirë të heqësh dorë nga gafat e referendumit të 6 nëntorit '94. Sa në një zonë në tjetrën, ka vrapuar dje numri 1 i Shqipërisë, duke folur kështu me orë të tëra para njerëzve që, kuriozë apo fanatikë, kishin ardhur të dëgjonin premtimet e tij për të ardhmen. Shumë pak ka ndryshuar përmbajtja e fjalëve të Berishës nga njëri miting tek tjetri. "Mbështesni PD, me ne fitojnë të gjithë, mos votoni për marksistët", ishte ky thelbi i mesazhit të Presidentit shqiptar, lëshuar me zhurmë, banorëve të Tiranës e fshatrave përreth. Dje gjatë fushatës së Berishës, grabitet edhe një tjetër aparat fotografik i Koha Jonë faqe 3
Sali Berisha 22 Vjeçari Tiranë Krraba Qytetin Studenti Shqipëri

Të zbulet tensioni në zgjedhje

Helsinki shqiptar tërheq vëmendjen Zhvillimi normal i fushatës është detyrë e të gjithëve

“TeleBucko” zë vendin e II në Botë

Programi i ndërprerë, “ringjallet” tej kufirit Emisioni i ndërprerë në Shqipëri merr çmim në Kanada faqe 19
Shqipëri Kanada

Lindin shtëpitë e të droguarve

Në një muaj 120 të rinj të prekur nga droga kërkojnë ndihmën e mjekut Alarmi i “helmit të bardhë” futet gjerësisht në shkollat 8 vjeçare Kemi filluar kërkimet për ngritjen e një pike për riatësimin e të droguarve. Kanë qenë vetë klientët e mij të shumtë, që na hodhën idenë e guximshme, të cilën do ta realizoj. Vetëm brenda pak ditësh, më kanë kërkuar ndihmë dhjetëra prej tyre, ndërkohë që mungon një qendër e tillë, e zgjidhja jonë është provizore. Kështu ka deklaruar vetëm pak orë më parë për “KJ” Gjin Lleshi, mjeku i njohur në trajtimin e të droguarve. faqe 2
Gjin Lleshi

Aksion i Telekomit dhe SHIK-ut kundër “Koha Jonë”

Telefonat e bllokuar që prej pesë ditësh Vazhdojnë në njëfarë mënyre për t'u admiruar aksioni i Telekomit të Tiranës dhe SHIK-ut kundër “Koha Jonë”. Për pesë ditë rresht dy numrat e telefonit të gazetës sonë vazhdojnë të mbeten të bllokuar, megjithëse “interesimi” e vetë krerëve telekomistikë. Madje ky interesim që aq i madh sa brenda një kohe të shkurtër ate arritën të ndërpresin çdo sinjal në dy numrat privatë që lidhnin provizorisht redaksinë tonë. Duket se nuk kanë kryer një shërbim të caktuar pasi shihet e Telekomit nuk po dalin me asnjë rubrikën satirike le ndonjë gazete ku hidhen tej e këtej. Gjithsesi duke ditur se detyrë e Telekomit është që të lidhë dhe jo që të zgjidhë, e heqim thirrje drejtueseve të këtij institucioni të mos ngatërrojnë telefonat me mikrofonat dhe centralistet me aktivistët dhe të ndërhyjnë menjeherë për të rregulluar telefonat e gazetës “Koha Jonë”. Shtojmë se edhe në rast indiference, në Tiranë ka aq shumë telefona sa nuk mund të ndërpriten të gjithë në 10 ditë. Gjithashtu nuk ka si të jetë rastësi ndërprerja e telefonit në redaksi kur padje dhe dje u ndërpre sinjali telefonik në shtëpitë e disa gazetarëve të “Koha Jonë”. REDAKSIA
Tiranë

GoldStar AUDIO VIDEO

GoldStar AUDIO VIDEO Global Sponsor of the United Nations ANNIVERSARY Lexoni në faqen 8