31/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

31 maj 1996

SHBA: Jemi të shqetësuar për parregullsitë në votime

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Parlamenti Italian mbi situatën në Shqipëri “Pas dhunës së tepruar dhe të pa-nevojshme të ushtruar nga policia ndaj demonstruesve përkrahës të opozitës, që protestuan në një demonstratë të paautorizuar kundër manipulimit të zgjedhjeve, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të departamentit amerikan të shtetit dhënë dje BBC, ne i kemi bërë thirrje qeverisë shqiptare dhe të gjitha partive politike në Shqipëri që të tregohen të përmbajtura dhe të shmangin dhunën në atmosferën aktuale tepër të tensionuar. Ne po vazhdojmë me vlerësimin e zgjedhjeve në Shqipëri”. Ndërkohë shumë politikanë italianë kanë shprehur shqetësim për ngjarjet e fundit në Shqipëri, ndërsa një grup deputetësh kërkojnë që të hidhet dritë nëse ka patur përgjegjësi nga pala italiane në presionet që thuhet se janë bërë ndaj vëzhguesve të OSBE-së për qëndrimet e zbutura lidhur me shkeljet që ata kishin konstatuar gjatë zgjedhjeve.

Interpelancë urgjente në Parlamentin italian: Ndihmat tona për Shqipërinë janë të lidhura me respektimin e të drejtave të njeriut

................ faqe 3

Flët për “KJ” gazetari i masakruar ditën e mitingut të opozitës

Lala: “Më kërkuan të bëhem bashkëpunëtor i SHIK-ut” “Qëlluan 3 herë me pistoletë mbi kokën time e më kërcënuan tjetër” faqe 2

Nuk kemi ndryshuar qëndrim nga deklarata e 26 majit

Sqarim i PBDNJ lidhur me deklaratën e transmetuar në RTV Nuk kemi ndryshuar qëndrim nga deklarata e 26 majit Komisioni Qendror të pranojë manipulimet, të përsëriten zgjedhjet në ato zona ku pati shkelje e të dënohen autorët e dhunës në sheshin “Skënderbej” Lidhur me deklaratën e PBDNJ, transmetuar sot në edicionet e lajmeve, jemi të detyruar të sqarojmë se PBDNJ do të rishqyrtojë qëndrimin e saj zyrtar të marrë më të dielën në 26 maj 1996 dhe të konfirmuar në deklaratën e përbashkët të gjashtë partive, vetëm në rast se: a - Komisioni Qendror i zgjedhjeve pranon manipulimet dhe makinacionet e konstatuara gjatë votimit. b - Duke përsëritur zgjedhjet në të gjithë ato zona ku u vërtetën shkelje serioze, të paktën në 15 zona ku u manipulua haptazi në dëm të partisë sonë. c - Nëse do të vihen para përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës për ushtrimin e dhunës ndaj liderëve të opozitës më datë 28 maj 1996 në sheshin Skënderbej. Njëkohësisht dëshirojmë t’i drejtohemi gjithë forcave politike të vendit me thirrjen tonë për të kontribuar në mosshkallëzimin e mëtejshëm të tensionit politik dhe në gjetjen e rrugëve më të efektshme për stabilizimin e situatës. Për kryesinë e PBDNJ Sekretari i përgjithshëm THOMA MIÇO

Tjetër tentativë për manifestim

Korçë, përpjekje për të mbajtur gjallë procesin Rreth 500 vetë u mblodhën në parkun kryesor dhe 8 të arrestuar faqe 3

Dhunë mbi protestuesit

Përmet, miting i madh i forcave opozitare Dhunë mbi protestuesit Keqtrajtohen dhjetra vetë, 14 të tjerë të ndaluar Dje rreth orës 11.30, turma e anëtarëve dhe simpatizantëve të forcave opozitare që sipas burimeve nga Përmeti arrinte në rreth 2500 vetë, kanë pushuar sheshin qendror të qytetit, duke kënduar parullat e njohura “Duam votat tona”, “Fitore, Fitore”, “Poshtë Diktatura”, etj. Përballë turmës së demonstruesve përmetarë, ka ndërhyrë në mënyrë brutale policia, duke rrahur e keqtrajtuar dhjetra protestues opozitarë faqe 3

Një diktaturë e re nën sundimin autoritar të Presidentit Berisha

Gazeta e madhe amerikane NEW YORK TIMES shkruan Një diktaturë e re nën sundimin autoritar të Presidentit Berisha Demokracia për Shqipërinë mbetet një ëndërr e largët faqe 6

Ndahen zonat e kompromisit?

Dje Komisioni Qëndror shpalli emrat që do të ndahen në balotazh Ndahen zonat e kompromisit? Mela kundërshtohet nga Miço, Godo të dënuar faqe 5

Kanë bërë pazar të ndarë për Shqipërinë e Jugut

Ceka kundër Berishës e Meles Ceka: autoritarizmi “Berishian” zgjidhje, që nuk mund të bëhet në kurriz të popullit ndaj shqiptarëve faqe 4

“Zgjedhjet të manipuluara”

Të matët belgë denoncojnë: Thirrje Qeverisë së Brukselit: “Jepini fund sundimit në Shqipëri” faqe 4

drejtatë të njeriut faqe 3