Evropa mirëpret opozitën “Jo pazar me demokracinë”
Dje, Pëllumbi, Ceka, Gjinushi e Kalakulla kthehen nga Parlamenti Evropian
Evropa mirëpret opozitën
“Jo pazar me demokracinë”
Opozita: Evropa është me ne. Ajo është e ndërgjegjshme dhe e mirëinformuar për manipulimin e votës në Shqipëri
faqe 3
Apel i Helsinkit Tiranës zyrtare: “Duhen bërë zgjedhje të reja”
Flet Arlons Rons, drejtori ekskluziv i Federatës Ndërkombëtare
Federata Ndërkombëtare e Helsinkit për të drejtat e njeriut ka bërë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Shqipëri sa më shpejt që të jetë e mundur. Në një deklaratë të lëshuar në Vjenë, Federata thotë se shkeljet e të drejtave të njeriut përpara, gjatë dhe pas dy raundeve të zgjedhjeve kanë dëmtuar seriozisht zgjedhjet e lira dhe të drejta dhe kanë rrezikuar në mënyrë të dukshme zhvillimin e institucioneve demokratike. Federata thotë se shkeljet kanë qenë të shumta si votim nga ana e njerëzve të paregjistruar, disa njerëz kanë votuar më shumë se një herë, janë manipuluar listat e votuesve dhe policia ka ushtruar presion dhe dhunë. Ajo thotë se kjo vë në pikëpyetje dëshirën e qeverisë për t’u bindur ligjit. Federata e Helsinkit gjithashtu shpreh shqetësimin e saj për atë që ajo e quan kontroll qeveritar dhe manipulim të medias, kryesisht të televizionit shtetëror.
faqe 5
Sot opozita sërish drejt sheshit
Vazhdon beteja për “Skënderbeun”
Qeveria ka rënë plotësisht në lojën e opozitës
Përsëri një tur tjetër skëmbimesh mesazhesh kontradiktore ndërmjet partive të opozitës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përsëri kërkesës për të manifestuar në sheshin “Skënderbej”, nga organi më i lartë shtetëror që merret me sigurimin e jetës së qytetarëve iu vu si një mur përgjigjja stereotipe se “sheshi “Skënderbej” është një vend publik dhe grumbullimi aty pengon qarkullimin”. Kjo është përsëritja e tretë e partive opozitare për të marrë në dispozicion sheshin kryesor të kryeqytetit.
faqe 4
Regjimi i Berishës është regjim hajdut
Flet Blendi Gonxhe: Nëse ne shqiptarët nuk gjejmë kurajon t’i themi ndal kësaj ëndrre të keqe sot, nesër do të jetë shumë vonë...
“Hëmo, se Sala s’ka faj. Ai i lëshoi çunat për ti sjellë ca shishe birrë, kurse ata në darkë vodhën të gjithë arkën e votimit dhe i’a sollën në tavolinë”
faqe 9
Rashte e gjallë e Abinës mbi zgjedhjet në Shqipëri
E kujdesshme apo e zënë ngushtë?!
faqe 3
Thirrje BE dhe SHBA të hetojnë shkeljet
PS: U besojmë vetëm monitorëve të huaj
faqe 5
Ja dokumentat e asgjësuara nga SHIK
Dje, shqyrohet masa e arrestit për Kocollarin
“Ne vitin 1992 digjeshin materiale në Librazhd, Elbasan, Cërrik, Tepelenë...”
faqe 2
Një shqiptar gjendet i djegur në Mal të Zi
Zhdduket matanë kufirit
Autoritetet malazeze kanë filluar hetimet për ngjarjen
faqe 6
Santer dhe Dini në Sarajevë
Vizitë e tyre në Ballkan
Pak ditë më parë anullluan vizitën në Shqipëri
faqe 11