16/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

16 qershor 1996

Një qeveritar i lartë guxon dhe godet

Nuk mund të durohet më pas asaj që ndodhi dje Me të vërtetë e turpshme ajo që i ndodhi dje kolegut tim dhe një prej gazetarëve më të njohur shqiptar, Frrok Çupit. Edhe kur hyn në një lokal për të pirë kafe një zv.kryeministër përsëri ai pë[r?]son shtetin. Kështu që dje Dashamir Shehi, i ngarkuar me velën? e një zv.kryeministri, ka goditur me grusht në fytyrë një GAZETAR mu në mes të një lokali prestigjoz në Tiranë. Dhe jo cilindo, por pikërisht Frrok Çupin. Dhe jo i pirë, por esëll fare. Dhe jo pa shoqërues me vete, por me tre veta pas tij. E ka goditur se Frrok Çupi i ka bërë një shkrim ku ka përmendur edhe emrin e zotit Shehi. A ka më turp se kjo që ka bërë zv.kryeministri ynë?! A mund të besosh se në krye të qeverisë kemi një njeri që ka sensin e arsyes apo të logjikës më më se fjalët plot premtime të presidentit Berisha “se gazetarët duhet të mos preken”? Si mund ta besojmë presidentin kur njeriu i tij, zv.kryeministri guxon dhe ngre dorën mbi një gazetar, ndërkohë që një veprim të tillë duhej të mos guxonte edhe ta shihte në ëndërr? Dhe shkruajmë përditë se gazetarët i rreh policia apo SHIK-u. Tani, me sa duket, po fillojnë edhe qeveritarët. Mbetet të dali krahu i fuqishëm tropojan i Berishës që të na rrahë me presidencë. Pa harruar edhe muskulozin Blerim Çela! Kështu, nuk ka më kuptim të vazhdosh të bësh edhe gazetat. Po ngrihet i gjithë shteti kundër gazetarëve. Dikush mund të të rrahë, një tjetër merr emrin Martin Miri, (kryetar i SHIK-ut të Lezhës) bën padi për ndjekje penale, një polic të hyp në dru, një skikas tiranas rreh për vdekje gazetarin e “Dita Informacion” Bardhok Lala; një drejtor telekomi pret telefonat për gazetarë; një zyrtar mund të të fyejë si të dojë; një prokuror mund të arrestojë kur ti tekton; një gjyqtar ose të dënon më burg ose të dënon “lehtë” me tre mijë dollarë. Kushdo dhe kudo mund të bëjë çfarëdo me një gazetar. Pas kësaj që ndodhi nuk ka më vend për hipokrizi të presidentit Berisha për gjoja mbrojtje nga ana e tij për gazetarët. Pas kësaj që tha Dashamir Shehi nuk është ky një zv.kryeministër, megjithë në sensin moral të fjalës. NIKOLLË LESI

Zv/kryeministri Dashamir Shehi godet gazetarin Frrok Çupi

Die në mesditë në prag të një tragjedie Shehi merr përsipër krimin: “Në qoftë se do të vritet Çupi dhe familja e tij, autori jam unë” Deklaratë e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë “Format e dhunës mbi gazetarët në një fazë të paimagjinueshme” fage 2

PD na vodhi votat

Shpallen shkeljet e rënda në zonat 17 dhe 18 Lezhë Lesi i shkruan “fituesit” të PD, Luigi Gjoka Unë nuk do të shkoj në atë parlament të emëruar të Berishës. Gjithashtu nuk shkoj edhe nëse ju jepni dorëheqjen nga mandati i deputetit. Unë kam parime të tjera morale dhe që mund të konvergojnë me të tuajat, nëse ju keni sensin e kurajos qytetare. Por thelbi i letrës sime të shkurtër, (për të lënë vendin fakteve të vjedhjes së votave), është që ju të mos njollosni emrin tuaj të mirë me emrin e keq të zgjedhjeve të 26 majit. speciale faqe 12-14

Balli mbetet pa kokë

Emërimi jep dorëheqjen Ka përfunduar i izoluar në një

Kushtetuesja: “O.K. zgjedhjeve të sotme në 17 zona elektorale”

Imami: “Sot prisnim një tjetër vendim nga Gjykata e Lartë” Dje hidhet poshtë kërkesa e Polit të Qendrës në Gjykatë. Sot zgjedhjet në 17 zona faqe 3

Bali mbetet pa kokë

Ka qëndruar i izoluar në një strehë në rrugën e Kavajës faqe 2

Analiza e vëllezërve është e domosdoshme dhe normale

Nuk do të jemi më anonimë, deri sa të heq prangat nga trupi dhe shpirti Flet Rexhina Nano: faqe 5

Gjigandi me gjak të ngrirë

Boris Jelcin apo Genadi Zhuganov? Sot zgjedhjet presidenciale në Rusi Fushata elektorale për presidencialen ruse përfundoi me një sondazh që e bëri gjigandin rus të rrijë me gjak të ngrirë për rezultatet e së dielës: kandidati komunist G. Zhuganov doli edhe një herë favorit. Por rezultatet e 16 qershorit nuk i pret me ankth vetëm opinioni rus, por edhe komuniteti ndërkombëtar. Ndërkohë, presidenti Jelcin e mbylli maratonën e tij elektorale, duke takuar patriarkun e Kishës ortodokse, Aleksei II. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 8 deri më 22 në të gjithë Rusinë, por duke patur parasysh ndryshimin e orarit në rajonet e ekstremit lindor, votimet kanë filluar që në orën 21 të ditës së djeshme. Në presidencialet e vitit 1991 pjesëmarrja në votime ka qenë 74 për qind.

Edhe dje “KJ” pa telefona

Përsëri dje redaksia e Koha Jonë u detyrua të punojë pa asnjë telefon dhe prandaj sot gazeta Koha Jonë nuk boton rubrikën e përditshme të informacioneve nga rrethet. Edhe numri i fundit i telefonit i një gazetari të KJ, megjithëse personal, u ndërpre dje nga telekomi i Tiranës. Por telekomi dhe SHIK i Tiranës duhet të jenë pak më të meçur nëse duan që të dinë se ç’bëhet te “Koha Jonë” e na lëshojnë sinjalin telefonik, megjithëse Telekomi na detyrohet 160 mijë lek të reja.

Dje në Euro 96

Angli-Skoci 2-0 Spanjë-Francë 1-1 faqe 22-23

Njoftim për gazetarët e “KJ” në rrethe

Nesër në ora 11.00 (ditë e hënë) duhet të paraqiten të gjithë gazetarët e rretheve. Do të zhvillohet analiza mujore si dhe pas ndërprerjes të dy numrave telefonik të redaksisë, dhe pas bllokimit të këtij telefonave privatë të gazetarëve të “Koha Jonë” do luajnë numrat e rinj telefonikë të cilët do të përdoren në mënyrë sekrete. Ndërsa në raste urgjente do të përdorim numrin e telefonit të kryeministrit Meksi 32245 (privat)