18/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 qershor 1996

PD fiton 100 përqind

Dje, përfundojnë votimet në 17 zonat e dekretuara nga Presidenti Tritan Shehu: “Ceka e Gjinushi kërkojnë të marrin drejtimin e PS” “Partia demokratike ka fituar në të 17 zonat ku u ripërsëritën votimet”, deklaroi dje në mbërrëmje kryetari i partisë në pushtet Tritan Shehu. Duke i konsideruar zgjedhjet e djeshme si korrekte, Shehu ka shprehur edhe njëherë bindjen e tij se PD ka mundësi të fitojë zgjedhjet në çdo zonë elektorale të territorit shqiptar. “Në 17 zonat fitoreja jonë varion nga 61% deri në 78%”, deklaroi Shehu, i cili ka shtërtëzuar dhe këtë konferencë shtypi për të sqaruar përsëri ashpër opozitën. “Partia Socialiste është një sekt që funksionon në mënyrë konspirative dhe nuk dihet se kush e drejton: Nano, i cili nuk ka mandat, Ruçi, sigurimi i shtetit, apo Gjinushi e Ceka”, tha Shehu. Tritan Shehu gjatë konferencës së djeshme të shtypit. foto G. SHKULLAKU

Kapen 10 kg drogë, arrest për trafikantët

Grackë e antidrogës, aksion blitz në Tiranë “Malli” ishte i destinuar për tregun e Greqisë Sasia e kapur e klasifikuar nga specialistët si “canabis sativa” e thatë, në peshën e përgjithshme prej 10 kg, ishte e paketuar në 6 pako me nga 1.5 kg secila. Sipas hetimeve të para, nga burime të hetuesisë, mësohet se itinerari që do të ndiqte droga ishte nga Tirana në Korçë, kalim klandestin i kufirit në afërsi të doganës së Kapshticës, e më pas në Greqi faqe 2

Vendim i hekur: Pushkatim për vrasësin e kambistit

Përfundon gjykimi në Kasacion për tre grabitësit e Palolit Kasacioni hedh poshtë vendimin e Apelit. Burg përjetë dhe 25 vjet në qeli për dy të tjerët Rikthehet brenda një kohe të shkurtër në Drejtësinë shqiptare dënimi kapital duke shënuar, pak orë më parë, dënimin e shtatë me vdekje të dhënë për këtë vit. Dje, Gjykata e Kasacionit ka firmosur dënimin “in ekstremis”, për tre të shpallurit përfundimisht prej saj, si “autorë të vrasjes” në kryeqytet të pionierit të kambizmit, Pirro Palolit. Masa e dënimit dhënë nga gjykata e shkallës së tretë, ka rikthyer për këtë çështje masën e dënimit të Gjykatës së Faktit, që ishte ndryshuar nga Apeli. Ndryshimi i vetëm qëndron në faktin e caktimit të mënyrës së ekzekutimit të të vetmit dënim kapital, duke u saktësuar për këtë rast “me pushkatim”. Die në seancën e zhvilluar në Kasacion, relatori i çështjes Kristofor Peci, në trupin gjykues të kryesuar nga Avni Shehu, njoftoi se këtë shqyrtim në mënyrë juridike të gjithë këtë kronologji të ngjarjes. Pasi ka përsëritur në mënyrë të përmbledhur edhe vendimet e gjykatave të dy shkallëve të para, janë dëgjuar nga trupi gjykues edhe pretendimet e avokatëve të akuzuarve. Pas kësaj, trupi gjykues shpalli vendimin përfundimtar. Për Gjergjin vdekja me pushkatim. Koci me burgim të përjetshëm dhe Shtuni me 25 vjet heqje lirie.

Sulm komunistëve të OSBE

Dje, konferencë shtypi e Komisionit Qendror Kapidani: “Sfida ndaj mashtrimeve komuniste brenda e jashtë Shqipërisë” faqe 3

Zgjedhjet: Ekskluzivitet i PD-së

Nga 26 maj deri tani, PD-ja ka treguar se është plotësisht në gjendje të rezultatin e zgjedhjeve ta nxjerrë si i do qejfi faqe 4

“Kasafortat të bëhen kuti votimi”

Parlamentarët iranianë paralajmërojnë si “vëzhgues” të OSBE Rekomandojnë miq irlandezë të PD: “Kutite e votimit të jenë me çelës dhe prej celiku” faqe 3

Gjak për dollarë

Sulmohen kambistët Rrezikohet jeta e një garisti në Qafë-Krrabë faqe 6

Gazi helmon një 32 vjeçar shqiptar

Tragjedi në Xhenova - Dy viktima brenda pak minutash faqe 2

Beteja për Kremlinin përfundon në balotazh

Zgjedhjet presidenciale 1996 në Rusi Jelcin dhe Zhuganov në kërkim të aleatëve faqe 2

Shkolla për infermiere profesionale “Elena Gjika”

Njoftohen që për vitin shkollor 1996/97 janë hapur regjistrimet për 60 vende për ndjekjen e kursit trevjeçar për INFERMIERE. faqe 7