19/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 korrik 1996

Italia: Shpejt zgjedhje të reja

Ministri i Jashtëm Tritan Shehu në Romë Dini: Do të dërgojmë një emisar special për dialog mes Qeverisë dhe partive Lamberto Dini, ministër i Jashtëm i Italisë, i bëri dje thirrje Shqipërisë për të hapur një dialog me partitë e opozitës dhe për të thirrur zgjedhje të reja dhe të përgjithshme pas zgjedhjeve të 26 majit, të cilat u kritikuan nga e gjithë bota Perëndimore. Kjo deklaratë u bë nga Ministri i Jashtëm italian gjatë një takimi që ai pati me Ministrin e Jashtëm të sapozgjedhur shqiptar, Tritan Shehu. Dini deklaroi se Italia kërkon të shikojë “një demokraci të plotë dinamike në politikën shqiptare dhe hapjen e një dialogu midis qeverisë dhe opozitës”. Lamberto Dini, gjatë kohës së presidencës së Italisë në Bashkimin Europian, anuloi një vizitë të parashikuar në Shqipëri, si shenjë e kundërshtimit të Europës së Bashkuar ndaj parregullsive të konstatuara në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vendin tonë. Sipas agjensisë Rojter, Dini i ka Roma për një kohë të gjatë u përpoq që të mos krijonte keqkuptime me fqinjin e saj shqiptar. Siç dihet Italia është partneri më i rëndësishëm perëndimor i vendit tonë dhe qeveria italiane është përpjekur që të mos krijojë asnjë ekuivok në marrëdhëniet Ministri i Jashtëm Dini i tha homologut të tij shqiptar se Italia dëshiron të dërgojë një emisar special (Luigi Vittorio Ferraris) në Tiranë për të biseduar me qeverinë dhe partitë opozitare. Burimet zyrtare italiane nuk dëshironin të komentonin këtë dimor për një përsëritje të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Deri tani Berisha ka pretenduar se kundërshtimi i zgjedhjeve të 26 majit ka qenë pasojë e një kundërshtimi të organizuar nga lob i grek dhe politikanë amerikanë. Por ikuar në Shqipëri, si shenjë e kundërshtimit të Europës së Bashhkuar vendin tonë. Sipas agjensisë Rojter, Dini i ka deklaruar Shehut se bisëdimet e këtij lloji “duhet të krijojnë një situatë politike dhe elektorale, që të bëjnë të mundur kthimin në kushtet e një demokracie të plotë dhe të një normaliteti kushtetues, përfshirë mundësinë e thirrjes së zgjedhjeve të reja në një kohë mundësisht sa më të shkurtër”. Italia, pas një hezitimi të shkurtër gjeti rastin t’ia bënte publike qeverisë shqiptare opinionin e saj se zgjedhjet e përgjithshme të 26 majit si dhe ato të 2 qershorit, ku Partia Demokratike e Sali Berishës fitoi 87% të votave ka provokuar një mosaprovim ndërkombëtar dhe një dënim të parregullsive në këto zgjedhje. ekuivok në marrëdhëniet me Shqipërinë, por Roma duket se nuk ia fal deklaratën që Berisha bëri mbas thirrjes së Perëndimit për zgjedhjet e reja, se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri do të bëhen në pranverën e vitit 2000 gjë të cilën ky i fundit e përsëriti edhe dje. Dukej si një sfidë e bërë ndaj ministrit të jashtëm italian Dini. Ministri i jashtëm italian, shefi i diplomogut qeverinë dhe partitë opozitare. Burimet zyrtare italiane nuk dëshiruan të komentojnë këtë propozim të Dinit dhe nuk pranuan të japin hollësira se kur do të zhvillohet ky ndërmjetësim italian. Mbas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është Italia vendi i dytë, i cili del në mënyrë të hapur kundër ëndrrës së Presidentit Berisha dhe ekipit të tij të Partisë Demokratike për të mos pranuar sugjerimin perëndimor për zhvillimin e një kundërmësimi të organizuar nga lobbi grek dhe politikanë amerikanë. Por mjaftoi vizita e parë e Ministrit të Jashtëm të ri, Shehu, për të treguar se jo vetëm Washingtoni, por edhe Brukseli është i vendosur në konkluzionin se në Shqipëri duhet në mënyrë absolute të zhvillohen zgjedhjet e reja të përgjithshme parlamentare. V. PRELA

Athina: Kujdes Berisha

Deklaratë e zëdhënësit të Qeverisë greke Athina zgjedhore e presidentit shqiptar nuk i pëlqen Greqisë Deklaratë e zëdhënësit të Qeverisë greke Athina: Kujdes Berisha Athina zgjedhore e presidentit shqiptar nuk i pëlqen Greqisë faqe 3

Nano, një orë në muaj takim me familjen

Regulla të hekurt për liderin socialist në Bënçë Biseda me roja dhe kufizim në ushqime Regulla të hekurt për liderin socialist në Bënçë Nano, një orë në muaj takim me familjen Biseda me roja dhe kufizim në ushqime faqe 2

PAD kritikon socialistët

Inamti: Takimet PS-PD, shkelmimi i kartave të mocionit faqe 4 Çeka: Vizita e suksesshme në SHBA faqe 9 Pas një ore e gjysëm, realizon ëndrrën e saj 3 vjeçare “Alo” Hillari Klinton, ju flas nga Tirana Një shqiptare bisedoi në telefon me First Lady-në SHBA Gjykata e Hagës: “Ekspertë në Shqipëri për krimet e luftës” faqe 5 Pogradec Vritet vrasësi i komisarit faqe 7

Tragjedi ajrore mbi Atlantik

Humbin jetën 281 pasagjerë dhe ekuipazhi Është një foto e vitit 96 të gjimnazistëve të shkollës franceze dhe gjermane në Montours Ville të SHBA. 16 prej studentëve francezë të kësaj fotografie humbën jetën në katastrofën ajrore të aeroplanit të kompanisë ajrore TWA të shpërthyer mbi Atlantik, fare në afërsi të qytetit të Nju Jorkut. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik, i rrallë në historinë e aviacionit civil. REUTER faqe 13

Zgjedhjet lokale në tetor

Dje, takim i partive me Berishën Zgjedhjet lokale në tetor Partitë në konsensus të plotë me Presidentin faqe 3, 9