Çmimi Nobel në Ballkan
Pa dyshim që, për shqiptarët, sidomos për ata në Maqedoni, lajmi është befasues, ose të paktën i diskutueshëm: Presidenti Kiro Gligorov është propozuar për Çmimin Nobel të Paqes.
Sipas agjensisë angleze të lajmeve ROJTER, që jep njoftimin, propozimi është bërë nga një profesor i një universiteti amerikan si dhe nga një grup institucionesh akademike maqedonase. Nga ana e vet ROJTER lajmin e bujshëm e ka marrë nga numri i djeshëm i së përditshmes të Shkupit “Dnevnik”. Gazeta citonte pjesë nga letra e Wiliam N. Dunn, profesor i marrëdhënieve publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Pitsburgut, i cili e përshkruan Gligorovin si një “njeri të jashtëzakonshëm që punon për paqen”.
Gligorovi 79-vjeçar e ka drejtuar në mënyrë paqësore shkëputjen e republikës së tij nga ish-federata Jugosllave përmes një referendumi në 1991, duke shmangur konfliktin e përgjakshëm i cili përfshiu shtetet e tjera ish-Jugosllave, si Kroacinë e Bosnjën.
I lindur në 1917, Gligorovi është duke plotësuar mandatin e tij të dytë pasi parlamenti e zgjodhi atë president të parë të Maqedonisë së pavarur në 1991. Ai u plagos gjatë një atentati kundër tij më 3 tetor të vitit të kaluar.
Në këtë mënyrë, kur më 11 tetor Komiteti Norvegjez do të shpallë fituesin e Çmimit Nobel për Paqen, mbajtësi i tij për vitin 1996 mund të jetë politikani ballkanas, veterani Kiro Gligorov.
Pa diskutim që në selitë e partive në Tetovë, një mundësi e tillë do të pritet me diskutime dhe pakënaqësira. Shumica e personaliteteve politikë shqiptarë në Maqedoni, nuk mohojnë aftësitë dhe personalitetin e z.Gligorov në politikën maqedone, por janë të pakënaqur me manovrimet e tij në drejtim të afirmimit kombëtar të shqiptarëve në republikën e re dhe më të vogël ballkanike. Madje ka forca që e...
VLADIMIR PIKRELA
(vijon në faqe 24)
foto A. BABASANI