17/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 shtator 1996

PS: “Të blejmë” Polin

Plan i socialistëve për zgjedhjet lokale PS kërkon aleancë parazgjedhore dhe fushatë të përbashkët me Polin faqe 3

Rizgjimi i sindikatave

Fjala grevë ka dy javë që është ngjitur përsëri në faqet e gazetave shqiptare dhe madje dje atë e provuan për një orë punonjësit shqiptarë, të cilët për katër vjet janë sjellë sikur të ishin zvicerianë. Duket sikur Shqipëria bashkë me vjeshtën po i troket dhe stina e grevave, duke tingëlluar si një ogur i keq për politikën shqiptare, e cila me grevë nuk ka kuptuar kurrë një kontestim ekonomik. Është për tu theksuar këtu se protagonisë në agjitacionin sindikalist janë si të Pavarurrit e z.Xheka, ashtu dhe konfederalistët e z.Muça. Madje këtë herë duket se më militantët janë Sindikatat e Pavarura, gjë që për shumë vëzhgues është më shumë se një sinjifikacion. Grevat e vjeshtës 96 vijnë kështu pa pritur, pas një heshtjeje katërvjeçare dhe ky është një element tjetër domethënës. Ato nuk ndodhen kur ngrihej çmimi i bukës, kur rritej kostoja e jetesës apo aprovoheshin ligje që shkonin ndesh me interesat e punonjësve të të gjitha fushave. Aq pasive ishte jeta sindikaliste shqiptare, sa për një shumicë të popullsisë po krijohej bindja se burokracia sindikaliste shqiptare po rikthej në traditën e mallkuar të “tripave të tranzicionit”. Rizgjimi i tyre i papritur, ndërsa shënon një kthim në agjitacionin sindikalist në Shqipëri, të detyron të mendosh nëse ke kjo thyerje e heshtjes sindikaliste mund të jetë parathënia e një turbulllim politik? Megjithëse historia nuk përsëritet, nuk mund të injorohet fakti se sindikatat tona deri më sot njohim më mirë luftën politike, e cila me ta bëhet jo pak efikase. Një konkluzion i tillë të impon-ohet edhe për faktin se stina e grevave po bëhet në prag të zgjedhjeve lokale dhe protagonistë të saj, nuk janë sindikatat me frymëzim të majtë, por ato zyrtare, të afërta me Partinë Demokratike. Një lidhje e këtyre dy fakteve i bën grevat e fundit tepër intrigues. Duke u shtuar atyre edhe krijimin e dy vllave në qeveri, ku kryeministri i kundërshton dhe zëvendëskryeministri i quan një mjet për të rikthyer vetëveten, pikëpyetjet shtohen edhe më shumë. Në se ishte këshilluar më lart do të ishte, pa asnjë diskutim, z.Meksi. Në këtë rast do të kishim një kryeministër të dytë të rrëzuar nga grevat, por jo një ndryshim gjyqësor në kryeministri. VLADIMIR PRELA

“Genocid”: Në radhë edhe 9 ish funksionarë

Në bankën e të akuzuarve Pali Miska, Enver Halili, Qemal Bregasi, Hysen Shahu, etj Dje, Pali Miska në bankën e të akuzuarve foto A. BABANI Dje, Pali Miska në bankën e të akuzuarve. foto A. BABANI

Firmat e fajdeve dhe interesat

Ku dhe sa mund të pasuroheni VEFA, Gjallica, Kamberi, Xhaferri etj, flasin në shifra faqe 9

Konsulentët amerikanë të vizave

PËR ATA QË FITUAN DHE DUAN TË FITOJNË (Pranë Hotel Dajtit) Lexoni në faqe16

Zhulali: “Veteranë bashkohuni!”

Në përvjetorin e Pezës, ministri i Mbrojtjes përcjell porosinë e presidentit faqe 5