Tirana në gurë dhe zjarre
Barrikadat bllokojnë për 1 orë rrugën nacionale. 10 policë të përgjakur. 20 rebelë në qeli
Mëngjes i përgjakur në Laprakë. 200 vetë protestojnë për shembjen e shtëpive
faqe 2
Dje në hyrje të Tiranës. Protestuesit bllokojnë rrugën nacionale dhe djegin makina. foto A. BABANI
Përseri akt i turpshëm i policisë kriminale dhe i SHIK-ut
Me 26 Shkurt të këtij viti ndodhi rrethimi policor i redaksisë së gazetës “Koha Jonë”, ku morën pjesë afro 120 forca policie dhe që të gjithë të armatosur.
Po atë natë u futën nëpër byrotë e komisariatit nr.2 të policisë në Tiranë 33 gazetarë të “Koha Jonë” si dhe u kontrollua në ora 02.00 shtëpia ime, ndërkohë që unë ndodhesha i ndaluar në byrotë e policisë. Gjatë kontrollit forcat e policisë dhe të SHIK-ut morën edhe 20 copë kaseta filmi të cilat ishin pronë e imja dhe që kishin brenda copëra nga jeta ime familjare, morën edhe kasetat që kisha filmuar gjatë gjyqit të gazetarëve Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka në shkurt-maj 1994, të cilat i ruaja me fanatizëm, pasi ishin një pjesë e luftës së pushtetit berishian ndaj së pavarurës “Koha Jonë”. Të gjitha këto, sëbashku me disa gjëra të tjera personale, u mbajtën në zyrat e Komisariatit nr.2 të policisë e pastaj përfunduan në zyrën e prokurorit të Tiranës, Kostaq Beluri. Megjithëse më shumë vonesë, kasetat e mija familjare mu kthyen pasi ishin kontrolluar një për një. Por gjesti më i turpshëm i tyre është se i kanë fshirë të gjitha kasetat e mija, duke mi kthyer sa për inventar. Ku e marrin të drejtën këta kriminelë të lirisë së individit që të fshijnë gjërat e mija familjare? Aq e frikshme ishte gjyshja ime e vdekur e filmuar gjatë ceremonisë së varrimit, aq të rrezikshëm janë për këtë pushtet dy fëmijët e mijë, katër dhe një vjeçar, që u dashkan fshirë nga kasetat; aq shumë i trembin katër kasetat ku ishin regjistruar i gjithë gjyqi ndaj gazetarëve Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka; kaq frikë paskan nga kaseta ku ishte filmuar babai im i implakuar?! Përse e gjitha kjo ndaj meje. Përse duhej arritur deri atje sa të ndërysh[?] edhe në ato gjëra që njeriu i ka të shtrenjta. Është një krim që bëhet ndaj jetës private të një njeriu, i cili e ka menduar ta ndërtojë jetën pa kompromis me pushtetin jolegjitim të Berishës. Të gjitha këto janë bërë nga segmente që urdhërohen direkt nga Bashkim Gazidede, kryetar i SHIK-ut. Vërtet që në proces-verbalin e marrjes nga policia figuron emri i një polici gjyqësor me emrin Astrit Veshaj, por ai nuk është autori i këtij akti jo civil dhe të turpshëm. Ai vetëm sa ka firmosur. Të tjerë i kanë kontrolluar, të tjerë i kanë fshirë. Dhe janë po ato zyra të katit të tretë të këtij komisariati ku u rrah për vdekje gazetari i “Dita Informacion”. Bardhok Lala. Është po i njëjti emër, është po i njëjti njeri, që dikur ka për të shkuar në gjyq për të larë edhe gjynahet e sherrave të tij.
NIKOLLË LESI
Dje në hyrje të Tiranës. Protestuesit bllokojnë rrugën nacionale dhe djegin makina.
PD: S’kemi hotele për vëzhguesit
Prokurori: 183 vjet burg 9 genocidistëve
“Gjallica” ndryshon interesat
faqe 3
Prokurori: 183 vjet burg 9 genocidistëve
faqe 9
“Gjallica” ndryshon interesat
“Fjalica” ndryshon interesat
faqe 11
Sarandë, sulmohet banka
faqe 12
Bajerni dorëzon kupën UEFA
faqe 23