490 mijë fletëvotimi për PD
10 përqind e popullsisë së Tiranës do të votojë dy herë ose më shumë
Bilanci i Qeverisë për zgjedhjet lokale: 175 mijë të regjistruar fiktivë, 315 mijë fletë votimi tepër
faqe 3
Politika do moral
Sa më shumë afrohet data e votimeve, aq më pesimiste bëhet opozita për mundësinë që edhe në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të ndershme dhe të pamaniupluara. Më shtypin e saj dhe në atë të pavarur, partitë që duan të konkurrojnë me Partinë Demokratike po deklarojnë hapur se e ndjejnë veten të pafuqishëm ndaj sjelljes të paskrupullt të strukturave tashmë të stabilizuara elektorale të partisë shtet.
Opozita po ndjen qartë se ajo vazhdon të ndodhet përballë një kundërshtari që mund t’i thuash çfarë të duash dhe ai të mos mërzitet. Mund ta ofendosh dhe ai të veprojë sikur nuk e kanë sharë, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Janë të pafund faktet që flasin se listat zgjedhore kanë ndjekur modelet e atyre të zgjedhjeve parlamentare dhe si të tilla, duke të manipuluara, të shtuara dhe të hequra. Megjithatë, strukturat përgjegjëse për këtë përdorin frazat standarte të kohës së pranverës. Ato flasin si personazhe të Hashekut për një lloj “bojkoti” dhe për një lloj “fronti të kuq”, lidhjen e të cilit me manipulimin e listave zgjedhore askush nuk mund ta shpjegojë. Kjo është një aspekt i pesimizmit. Faktet për shembull që po bëhen dhe pasojat që ato të sjellin janë të pafund. Janë të tilla sa për intelektualët dhe politikanët realistë shqiptarë shpresa për një karakter të lirë dhe demokratik të zgjedhjeve të 20 tetorit mund të konsiderohet vetëm një shaka femërore.
Dhe për pjesën dërrmuese të opinionit publik shqiptar tashmë është e qartë se një betejë e ndershme elektorale ende nuk mund të pretendohet në Shqipëri. Kjo mund të jetë faj i ayre që janë sot në fuqi, por padyshim që janë edhe për faj të dobësisë së opozitës. Janë edhe për faj të oportunizmit europian, por mbi të gjitha janë dukuri-ja më logjike një realiteti të caktuar shqiptar, që nuk ndryshohet me rezoluta të Parlamentit Europian.
Megjithatë politika ka një moral dhe kur ajo nuk e ka duhet kërkuar. Partia Demokratike mund të fitojë edhe këtë zgjedhje, mund të qëndrojë edhe në vitin 2000, mund të rrijë edhe më shumë. Dhe megjithatë ajo nuk do të mundë të japë politikës shqiptare një moral demokratik. Në këtë mënyrë ajo rrezikon të kalojë në histori si partia që nuk e kalojë në shtetërorë moralin e saj dhe të përfundojë në një parti e manipuluar e manipuluar atë.
VLADIMIR PRELA
París, duke ndjekur eklipsin e diellit
reuter