Koha Jonë
18 tetor 1996
OSBE: Na ikëm, ju vidhnji
Sekretari i Përgjithshëm: Kredibiliteti i zgjedhjeve në rrezik
faqe 3
OSBE bojkoton zgjedhjet shqiptare
Lideri i PD-së, Sali Berisha, për të shmangur një bojkotim të ri të mundshëm të opozitës në zgjedhjet lokale, në propagandën elektorale i kishte thënë se tepërmi tezës së “rrezikut të një bojkoti tjetër të kuq” duke synuar mbi të gjitha demaskimin e opozitës në sytë e opinionit ndërkombëtar, gjë që veç të tjerash do të ndihmonte dhe në rikuperimin e imazhit të tij në botë. Megjithatë, Berisha nuk qe në gjendje t’i shpëtonte bojkotit. Por ky bojkot i erdhi andej nga s’e priste. Në mënyrë fare të papritur, kur Berisha i gëzohej avantazheve që do të kishte me asgjësimin e një organizate kriminale në prag të zgjedhjeve, opozitës shqiptare i vjen në ndihmë OSBE-ja. Dje, pas një mbledhjeje të posaçme të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ku u shqyrtua problemi i zgjedhjeve lokale të së dielës në Shqipëri, temë e cila u dominua krejtësisht nga veprimi i ODIHR-it për të tërhequr delegacionin e vëzhguesve të tij në këto zgjedhje, u vendos që edhe OSBE, duke mbështetur plotësisht veprimin e degës së saj të ODIHR-it, të tërheqë të gjithë vëzhguesit e saj. Kështu, konflikti ndërmjet Berishës dhe Zyrës së ODIHR-it, i filluar menjëherë pas zgjedhjeve të 26 majit, mori përmasa të tilla, të cilat ai nuk i kishte parashikuar. I përkëdhelur deri më 26 maj nga një pjesë dërrmuese e opinionit ndërkombëtar, për hapat e guximshme të ndërmarra në kuadrin e ndryshimeve, por dhe i mësuar me mbledhjet e konferencat e PD-së, ku askush nuk i del përballë, si dhe me një opozitë të pafuqishme për ta vënë atë në pozitë të vështirë, presidenti Berisha deshi “t’i vinte kufirin tek thana” OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare duke u vënë kufizim jo vetëm në numër, por edhe përsa i përket aktivitetit të vëzhguesve në Shqipëri.
Siç ishte deklaruar fill pas zgjedhjeve të 26 majit, zgjedhjet lokale do të ishin një lloj provimi për Berishën dhe për Shqipërinë për mundësitë për të organizuar... Vijon në faqen 7
GAVROSH LEVONJA
Ndalohet mitingjet e opozitës
Nga një miting i opozitës
foto A. BABANI
Edhe djali i Kudret Çelës terrorist
Ndalohet si ndihmës i organizatës “Hakmarrja”
faqe 2
Sqarim për intervistën e dhënë mbrëmë në TV
Është shkurtuar gjysma e saj
Dje gazetari i mirënjohur Marash Mirashi me mori një intervistë për TV ne lidhje me arrestimin e bujshëm të grupit terrorist. Për saktësi duhet të sqaroj se intervista nuk është dhënë e plotë pasi është cenuar një fragment, ku shpjegoja ”... Sipas informacioneve që kane gazetaret e “KJ” grupin e fjale eshte arrestuar perpara 15 diteve dhe te krion janë sjë te hidhur propagandistike elektorale perse publikimi i këtij fakti behet vetëm katër dite para dites se zgjedhjeve,megjithate une si qytetar dhe pronar i gazetes me te madhe shqiptare gëzohem kur prangat vihen mbi kriminelet e vertete dhe jo mbi qytetaret e pafajshem”. Ndof ta fragmenti eshte hequr nga redaktoret e TV per mungese kohe, por gjithsesi e jep te deformuar idene time per kete rast.
NIKOLLË LESI
Kërkesë për telefon Nestor Thereskës
Që nga data 14 prill 1996 redaksia e gazetës “Koha Jonë” punon pa patur asnjë telefon në punë, sepse Telekomi i Tiranës ka ndërprerë sinjalin telefonik të dy numrave 28781 dhe 28796. Këtë radhë menduam t’i drejtohemi kryetarit të KQZ, i shquar për bujari ekstreme më 26 maj kur ishte anëtar i “komisionit të manipulimit”. Tëreska duhet të jetë vetë i interesuar të na japë numrin e ri të telefonit, sepse vetëm kështu ai do ta merrte vesh rezultatin real të 20 tetorit. Duke ditur rezultatin e sakte përmes numrave tanë telefonikë, ai do ta ketë më të lehtë ta përmbysë këtë rezultat në favor të PD.