20/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 tetor 1996

Ju lutemi, mos vid(h)ni vota

Shtohen manipulimet. Opozita: Nuk tërhiqemi nga komisionet Sot, ditën e zgjedhjeve lokale e rëndëshme është të mos vidhet vota. Imuniteti i votës së gjithsecilit është më i rëndësishëm se fitorja e kësaj apo asaj partie, më e rëndësishme se fitorja e të majtës apo e të djathtës. Ekzistenca e të djathtës dhe e të majtës, e PD dhe e PS, ngjajnë si lukse të panevojshme për sa kohë që na mungon kriteri ndarës mes të dyjave, që është vota e lirë. Shqiptarët ende nuk e dinë ku qëndron e majta apo e djathta për sa kohë që nuk e dinë se sa vlen secila. Sot gati një muaj pas fillimit të fushatës premtimet e partive për mbushjen e gropave të rrugëve, ngjitjen e ujit në katin e pestë apo rielektrifikimin e qyteteve në dimër, duken shumë të avancuara për nivelin aktual të vendit. Më e rëndësishmja nga të gjitha sot është mbushja e gropave në ndërgjegjen e gjithsecilit. Në ndërgjegjen e çdo shqiptari, që nga presidenti e deri tek qytetari më apolitik. Është turp të thuhet, por Shqipëria është ende në nivelin e edukatës. Higjiena e zgjedhjeve të sotme do të jetë një leksion edukate për shumë shqiptarë të cilët nuk dinë se si të votojnë dhe ç’është më e keqja nuk dinë se si t’i numërojnë votat. Kjo është shumë e thjeshtë. Mjafton që gjithkush llogarinë e votave ta konsiderojë si llogarinë e familjes së vet. Në këtë kontekst parapolitik ku e zbriti Berisha Shqipërinë, gjithsecili duhet të gjejë dhe të luftojë për zgjedhjen. Sepse sot zgjedhja nuk pritet aspak nga partitë, por vetëm nga higjiena e votës. Partitë kanë bërë një krim të përbashkët duke e ngritur fushatën mbi difektet qeverisëse të njëra-tjetrës. Asnjëra prej tyre në reklamat televizive dhe ato të shtypit nuk propagandoi masat kundër vjedhjes. Një kandidat për bashkinë e Tiranës premtonte sa bënte kryeqytetin si gjithë Shqipërinë, që përkthyer në kushte shqiptare do të thotë: të vjedhim të gjithë votat e Tiranës ashtu siç i të gjithë Shqipërisë. Shqipëria sot është në udhëkryqin e votës. Ky është udhëkryqi i vetëm ku ti njëri e ke në dorë të hapësh dritën e jeshile apo të kuqe. Mjafton të mos vjedhësh dhe heqësh dorë nga të hapet. Sot gjithsecili duhet të kuptojë se të vjedhësh një bankë, një makinë apo një dollarë është një hiç përpara vjedhjes së votës. Kjo sepse ndryshe nga banka apo dollarët vota është pasuri e të gjithëve dhe fat i të gjithëve. Sot të gjithë duhet të kalojmë në një provë vaki[s?]minë. Nuk është vaksinë popullore as vaksinë nga vjedhja. Ky vaksim është akoma më i thjeshtë. Ti vaksinohesh akoma më thjeshtë se sa me ilirë se politikanët. Në këtë rast është e nevojshme të hapësh sytë për të vjelitur dy pika rrotë në mënd, duke të hapësh gojën kur sheh dikë që voton. Natyrisht votën. KJ

A do t’i afrohet policia kutive të votimit

26 maj, policia [?]ruan votat. foto Mladen Antonov

Brojka u premton telefona hajdutëve

Redaksia e gazetës “Koha Jonë” i kërkon falje të gjithë militantëve PD-së të cilët kanë vjedhur vota, që nuk mund të komunikojë me ta. Numrat tonë të telefonit vazhdojnë të mos punojnë edhe në një ditë të rëndësishme si kjo e sotmja. Të gjithë hajdutët e votës, që kishin vendosur të njoftonin për aktin e tyre heroik redaksinë e gazetës sonë, janë të lutur t’i dërgojnë historitë e bamave të tyre pranë zotit Nestor Tereska, Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, në qendër në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Te jenë të qetë, se zoti Tereska nuk do t’i vjedhë historitë, megjithëse ato janë vota. Ndërkohë siç bëjnë të ditur burime brenda PD, Albert Brojka i ka premtuar nga një telefon të gjithë atyre që do të vjedhin nje vote Agim Fagut dhe një në telefonat as që do të vjedhë në votë Noritan Cokos. Ndërsa aty që do të vjedhje do ta dërgojnë dy numra te KJ, 28781 dhe 28796.

KARELIA 100%