03/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

3 dhjetor 1996

Fajdet në shtetrrethim

Sudja në “arrest” shtëpie. Policia: “E ruajmë se mos...” faqe 2,9

Berisha pozon në OSBE

Fotografitë me Helmut Kolin dhe Zhak Shirakun, ose prejket e bërrylit të Al Gor janë shumë pak për të riparuar imazhin e Sali Berishës në OSBE. Presidenti shqiptar pas pesë vitesh në politikë është bërë ekspert në shfrytëzimin e rasteve. Një vëzhgues i kujdesshëm i lëvizjeve të presidentit do t’i fiksonte kollaj hapat e tij të sforcuar drejt liderëve evropianë dhe amerikanë. I kompleksuar, si çdo njeri që hyn në një shtëpi që e ka marrë nëpër gojë, Berisha i serviloset të zotërve të shtëpisë, me shpresë se ata do t’ia falin përgjegjimet. Tre muaj më parë, pas zgjedhjeve të 26 majit ai përgojoi OSBE dhe vëzhguesit e saj në Shqipëri. Shtypi i kontrolluar nga presidenti nëmi mbi vëzhguesit gjermanë dhe rrëmoi në biografitë e tyre për të gjetur disa copa komunizëm. Dy gra të dërrguara si vëzhguese nga ministria e jashtme gjermane u akuzuan për flirte me Enver Hoxhën. Edhe pasi ambasada gjermane dhe ministria e jashtme reaguan fort, Berisha nuk u tërhoq. Ndërkaq nëpër fjalimet e tij në fushatë, Gjermania i zuri vendin Amerikës e cila deri para 26 majit ishte e para në listën e vendeve të falënderonte presidenti shqiptar. Kjo politikë me dy standarde çoi deri në dëbimin e OSBE si vëzhguese e zgjedhjeve lokale të 20 tetorit. Natyrisht që Kancelari Kol i cili dëgjon i vrenjtur shqetësimet e Berishës nuk i di detajet që SHIKU shqiptar ka “servirur” për dy misionaret gjermane. Ndryshe nga Berisha ai nuk është aspak i interesuar nëse dy bashkëpatriotet e veta kanë qenë “flirtuar” ose jo me Enver Hoxhën. Kancelari ashtu si dhe Zhak Shirak përpara ose pas tij dëgjon i heshtur përbetimet e përsëritura të presidentit shqiptar për politikën proevropiane shqiptare. Berisha ndryshe nga çdo të deklarojë kur të zbresë në Rinas nuk po flet as për Kosovën dhe as për investimet gjermane. Ato pak minuta që ka në dispozicion afër kolltukut të Kancelarit, Berisha natyrisht i ka shfrytëzuar për ti kujtuar atij se kundër sulmeve të SHBA ka vetëm një mbrojtës: Gjermaninë. Përbri, ambasadori ambulant Genc Pollo, në Lisbonë në rolin e përkthyesit, përpiqet që të zbushë fjalitë gjithnjë pak antifamerikan të Berishës, në një gjuhë që ky i fundit nuk e merr vesh. Antiamerikanizmi është e vetmja kartë që i ka mbetur presidentit shqiptar i cili mendon se ndan të njëjtat qëndrime me Helmut Kolin dhe Zhak Shirakun. Ndërsa Koli, në rast se rrëmon ndopak më memorien e vet me siguri do të kujtohet se në një nga raportet për Ballkanin ka lexuar se, në vitin 1992 amerikanët ndihmuan fort ardhjen në pushtet të një presidenti ish-komunist antikomunist. Ky president tani po i përbetohët në Lisbonë, për angazhimin e tij proevropian. Ndërkaq nga raportin vjetor të OSBE, pas manipulimeve zgjedhore në Bosnjë dhe Serbi me siguri që figurojnë edhe vjedhjet e votave në Shqipëri. Raporti bën fajtor presidentin Sali Berisha i cili përshpërin në veshët e evropianëve ankesa për administratën amerikane, duke u përpjekur të ndreqë me fotografi imazhin e prishur në dosjet e OSBE. Dhe sa herë që kamerat zgjaten mbi Kolin ai i afrohet dhe i flet në vesh, ndërsa Al Gori i gjuan pakëz me bërryl. KJ

Lisbonë, Samiti i OSBE. Kancelari Helmut Kohl, Berisha dhe këshilltari G. Pollo duke përkthyer

Vazhdon “pushimi” i Sudes. Misteri për fajdenë sa vjen dhe shtohet. Çmim për “kokën” e Grunasit