12/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 dhjetor 1996

“Hakmarrja” në grevë urie

Hetime në izolim të plotë për bandën e vëllezërve Shyti. Kolaneci proteston “ Hakmarrja” në grevë urie Shkarkohet drejtori i qelive të Durrësit. Presidenti i shkruan Pranvera Hoxhës faqe 13

Berisha premton uljen e taksave për shtypin

Është tashmë e tepërt të përsërisësh protestat dhe grevat që kanë bërë të gjitha gazetat e pavarura ndaj taksave tepër të larta në shtypin shqiptar. Pas protestave diçka lëvizi në mekanizmat shtetërore, porse duhej një shtytje e fundit nga dy shoqatat e gazetarëve që përfundimisht gjërat të zgjidheshin. Dhe këto, pra shoqatat e gazetarëve, që duhen të mbrojnë faktikisht të drejtat e gazetarëve, kanë heshtur dhe janë mjaftuar me bisedime kafenesh, pa arritur të konkretizojnë të paktën premtimet që dhanë kur u zgodhën në krye. Me sa duket për t’u zgjedhur në krye qëllimi paskа qenë për të siguruar udhëtime jashtë shtetit, për të dalë në TV apo të siguruar një ftesë në konferencat e shtypit apo pritjet e Berishës. Megjithatë justifikimet e tyre se “nuk na dëgjon njeri”, “kot të lodhemi për këtë punë” dolën fiasko dje nga konferenca e shtypit e Ber- Berishës, i cili i premtoi një gazetari (që nuk punon në shtyp) se “të dy shoqatat e gazetarëve të mbledhen dhe të më dërgojnë kërkesën konkrete për heqjen e taksave të shtypit dhe unë do ta bëj menjëherë”. Pra të dy shoqatat, ose më saktë shoqata e gazetarëve profesionistë na paska gënjyer se “po punon për të hequr taksat...”. Gënjeshtra e tyre doli dje. Tani u mbetet gazetarëve dhe botuesve, të cilët vuajnë morinë e taksave shtetërore, që të zgjidhin problemin, duke kërkuar një takim përfundimtar me Berishën. Shoqata e gazetarëve profesionistë që në këtë moment e ka humbur besueshmërinë tek anëtarët e saj, si një shoqatë pa personalitet, megjithëse adhurojnë edhe personalitete të gazetarisë shqiptare. Grevat disa ditore të bëra në vitin ’95 dhe sidomos protestat e gazetave të pavarura për një grevë tre ditore në fillim të vitit të ardhshëm duhet që gjithsesi të shkundin hallkat e ministrisë së financave. Edhe ato mund të bëjnë një propozim të saktë tek Presidenti se çfarë lloj taksash mund të hiqen, cilat mund të ulen dhe çfarë nuk mund të hiqet. Ministria e Financave harron se edhe shtypi e ndihmon në punën e saj. Megjithatë kur nuk të ndihmojnë dhe nuk luftojnë shoqatat të cilave u ke dhënë votën nuk se çfarë t’i thuash më tepër ministrisë së financave.

Protestues në Beograd gjatë mitingut të djeshëm të opozitës — foto REUTER

PD: Pas gjashtë vjetësh, pa yjet e ’90

Taksat që paguan një gazetë e pavarur

1. TVSH në shtypshkronjë 2. TVSH në degën e tatimeve 3. Tatim page 4. Tatim shërbimi 5. Tatim honorarësh 6. Tatim fitimi 7. Taksë Bashkie 8. Tatim reklame 9. Sigurime shoqërore 10. Taksë doganore për letrën 11. Taksë doganore për kompjuterat