Xhaferri: Do të shtoj interesat
Gjallë kthen refugjatët në Shqipëri. Mijëra telefona nga jashtë për fatin e fajdeve
Rrapush Xhaferri nuk i përgjigjet thirrjes së VEFA dhe Kamberi për uljen e përqindjeve
faqe 7
“Koha Jonë” shpall njerëzit e vitit
Gazeta “Koha Jonë” po publikon sot rezultatet e anketës “Personazhi i vitit” që ka hapur para një muaji.
Lista e fituesve përmban njerëzit më të shquar të vendit në politikë, ekonomi, kulturë dhe spektakël që ju lexues keni zgjedhur me votat tuaja. Redaksia ka marrë një numër shumë të madh letrash, megjithë kohën e shkurtër dhe mungesën e një tradite, që ne të “Koha Jonë” duam të krijojmë që këtë e tutje. Preferencat e njerëzve kanë qenë të shumta, çka ne e konsiderojmë mëse normale, prandaj edhe puna për përzgjedhjen e fituesve nuk ka qenë e lehtë. Duke ju drejtuar publikut për të zgjedhur figurat e vitit, ne pretendonim të krijojmë në shtypin shqiptar precedentë e përzgjedhjes së protagonistëve prej vetë lexuesve dhe jo prej shijeve të gazetave. Anketa “Personazhi i vitit” starton tani me këtë listë figurash. Në si redaksi nuk mund të mos vlerë- drejtë. POLITIKË — AZEM HAJDARI Për emancipimin e lëvizjes sindikale në Shqipëri. KULTURË — ISMAIL KADARE Për kontributin e dhënë në letrat shqipe. SHKENCË — Lexuesit e gazetës nuk janë shprehur në këtë fushë. EKONOMI — VEBI ALIMUÇAJ Për mundësinë dhe lehtësirat që e i ka krijuar qindra mijë familjeve shqiptare me anë të investimeve dhe rrugëve të tij të biznesit. SPEKTAKËL — ELSA LILA Për talentin dhe sinqeritetin që i ofroi publikut shqiptar në Festivalin e fundit të këngës. SPORT — EDUARD DERVISHI Për guximin në mbrojtjen e institucioneve të futbollit shqiptar.