Opozita: Zi kombëtare. Meksi: Gjendje e jashtëzakonshme
Sot ora 12 protesta në sheshet e Shqipërisë
Mbrëmë vonë
Civilë të armatosur në shtëpinë e Frrok Çupit
Mbrëmë vonë, persona civilë të armatosur dhe me radio policie kanë trokitur në shtëpinë e gazetarit Frrok Çupi.
Pasi kanë kërkuar që të dilte Çupi nga shtëpia si dhe pas përgjigjes së familjes së tij se “Frroku është në punë” kanë kërcënuar se “do t’ja përdredhim zverkun sonte”. Menjëherë civilët kanë hypur në një makinë ushtarake (pa targa) dhe janë larguar për tu rikthyer përsëri pas 10 minutash, duke qëlluar mbi shtëpinë e gazetarit dhe përdorur një fjalor fyes. Pas kësaj civilët kanë ikur të shoqëruar këtë radhë nga dy vetura tip “Benz” dhe “Volkswagen” (pa targa).
Pas rrahjes së gazetarëve në Fier dhe në klubin "Bar West"
“Koha Jonë” iu drejtohet kolegëve...
Megjithëse dhuna ka përfshirë gjithçka, duke mos harruar as gazetarët si në rastin e Fierit ku u rrahën kolegët tanë të Reuter dhe Assoc.Press si dhe nga dhunumi i dielen në mes të ditës i klubit të gazetarëve “Bar West” nga forcat speciale, nisur nga rrahja dhe arrestimi i gazetarit të “Koha Jonë” në Korçë, Roland Beqiraj, nisur nga presionet mbi gazetaret e “Gazetes Shqiptare”, “ZP” dhe “Dita Informacion”, nisur edhe nga rreziku evident për jetën e secilit gazetar në Shqipëri gazetarët e “Koha Jonë” iu drejtohen publikisht të gjithë gazetarëve shqiptarë që të mblidhemi sot me datë 11 Shkurt ora 12.00 në Institutin e Medias për të konkluduar për masat që duhen marrë...
Dje në Vlorë
Faqe 2, 3, 5, 8
Foto e marrë nga Euronews
Dje në Vlorë. Foto e marrë nga Euronews.
Apel i gazetës “Koha Jonë”
Stafi i gazetës “Koha Jonë” ju shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të Ar-tur Rustemit, Maliq Banushit, Estref Llanit, viktima të terrorit shtetëror ushtruar në Vlorë. Ne jemi dhe do të jemi gjithmonë me të gjithë ata që ngrihen për të drejtat e tyre legjitime.
Me këtë rast gazeta “Koha Jonë”, në shenjë proteste dhe zije i bën thirrje gjithë shqiptarëve që sot, të mërkurën dhe të enjten të fik[in?] televizorët dhe dritat nga ora 20.00-20.05, pikërisht në momentin që fillon sigla e lajmeve kryesore të TVSH.
Kjo protestë do të jetë një solidarizim mbarëkombëtar me të gjithë ata qytetarë, gazetarë dhe politikanë të cilët kohët e fundit kanë qenë subjektë të dhunës shtetërore.
2 Prilli i Partisë Demokratike
fundit kanë qenë subjektë të dhunës shtetërore.
2 Prilli i Partisë Demokratike
Ngjarjet e javëve të fundit në Shqipëri, në të gjitha aspektet të kujtojnë vitin 1991. Ashtu si atëherë, edhe tani rrugët e qyteteve tona dominohen nga uniformat laramanë të njerëzve me mburoja transparente, ashtu si atëherë regjimi në fuqi flet për armiq që duan të destabilizojnë Shqipërinë, ashtu si në vitin 1991, edhe tani pushteti pengon njerëzit të organizojnë protesta në rrugë dhe sheshe. Në këtë kuadër, edhe ajo që i mungonte skenarit të vitit 1991, u konkretizua. Qytetarët e parë vlonjatë, pjesëmarrës në protestat masive të këtyre ditëve humbën jetën në përleshjet me policinë duke u bërë viktimat e para të konfrontimit të demonstruesve me forcat e rendit të regjimit të Berishës. Ishte vetë PD-ja, kryenjesia e drejtuesve të saj, ajo që përgatiti terrenin dhe skenarët e 10 shkurtit, që mund të quhet fare mirë 2 prilli i Vlorës. Pavarësisht nga rrethanat, regjimi i Berishës i ka lyer duart me gjak. Viktimat e ditës së djeshme, mund të quhen viktima të dyfishta të pushtetit, i cili një herë u grabiti kursimet dhe më pas jetën. Për situatën e rëndë të krijuar, në çdo drejtim, përgjegjës është vetëm pushteti i Berishës, i cili jo vetëm krijoi terrenin që qytetarët të binin në kurthin e piramidave, por, tani duke i lidhur protestat legjitime të tyre me terma të tillë si “ekstremizëm i majtë” apo “terrorizëm i kuq” i fyen qytetarët e Vlorës, duke u tallur me dhimbjen e tyre. Merret me mend si do të reagoni vlonjatët sikur nesër viktimat e plumbave të policisë së Berishës të etiketohen nga regjimi si “terroristë të kuq”. Përgjegjësia e pushtetit shtohet edhe më shumë si pasojë e gjuhës së ashpër dhe veprimeve të dhunshme të pushtetit kundër opozitës. Në rast se opozita do të lejohej të udhëhiqte protestat, punët do të kishin shkuar ndryshe. Fakt është se kur Çeka dhe Gjngjushi ishin në mes të manifestuesve vlonjatë, nuk është thyer as edhe një xham. Madje, në qoftë se protesta vlonjate tashmë ka marrë karakter politik, kjo është vetëm pasojë e këtyre qëndrimeve të pushtetit. Pushteti mund t’i cilësojë viktimat si pjesëmarrës në miting të paligjshëm, por kështu do të binte përsëri në pozita të njëjta me drejtuesit e pushtetit të vitit 1991, që i justifikuan vrasjet me tezën e grumbullimit të paligjshëm. Ashtu siç i parapriu rrëzimit të regjimit të Alisë 2 prilli i Shkodrës, edhe 2 prilli i Vlorës ndoshta do të jetë paralajmërimi i rënies së regjimit të sotëm neokomunist. Mund të thuhet se tashmë është hapur dosja e 2 prillit vlonjat. Kjo ndodh në një kohë kur ende nuk është zbuluar nga drejtësia e Berishës enigma e 2 prillit të Shkodrës, megjithëse kanë kaluar gjashtë vjet. Nuk do të jetë çudi, sikur një ditë, paralelisht me Ramiz Alinë të dalin në gjyq edhe përgjegjësit e 2 prillit të PD-së, të organizuar në Vlorë. Atëherë Sali Berisha do të ketë mundësi të çmallej me mikun e tij Ramiz Alia, në sallën e gjyqit, ashtu si gjenerali i tij, Agim Shehu mund t’i bëjë shoqëri Hajredin Shytit në Burrel. Nuk është çudi që edhe ministri i sotëm i brendshëm, Sali Hilmi Shamata të ballafaqohet me një ekzil të detyruar me atë pararendësi i tij i 1991-shit, Gramoz Ruçi.