Koha Jonë
26 shkurt 1997
SHBA: Duhen zgjedhje të reja
Faqe 3, 4
Vlorë, 14 në spital. Studentët e Tiranës rrihen nga “civilët”
Shqipëria është në Vlorë, jo në Bruksel
Njerëzit e Shqipërisë u tronditën dje kur morën vesh se ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian vendosën që të mos kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare në Shqipëri.
Me të drejtë thuhet se “acari i Brukselit na preu fytyrat tona me gjak të ngrirë”. Më parë se mbledhja e Brukselit, shqiptarët e mjerë i kishte “prerë” në zverk qeveria e rracës së tyre (jo qeveri e legjitimitetit të tyre). Qeveria e Berishës, e instaluar si një anansi dhe pisllëk, ushtron dhunë, hajdutëri, mercenarizëm, frikë e terror. Shqiptarët, përtej gjithë këtij tmerri qeveritar, si të vetmen zgjidhje politike shikojnë zgjedhjet e reja parlamentare nga të cilat do të dalë qeveri e besueshme, parlament i përgjegjshëm e përfaqësues dhe president normal. Dje njerëzit pritën që këtë ta thoshte edhe zëri i ministrave të Europës. Pse e presin shqiptarët këtë? Sepse gjithë jetën e tyre shqiptarët ëndërruan “familjen” europiane. Sepse kur u ndanë nga “idhujt” komunistë, shqiptarët morën premtimin nga Europa se “do të jemi bashkë, do t’u ndihmojmë që asnjëherë të mos shtypeni më”. Sepse modeli i demokracisë ndodhet në Amerikë dhe Europë, të cilat nuk mund të përkrahin hajdutët, kriminelët dhe diktatorët. Pse nuk na erdhi fjala e pritur? Për këtë nuk duhet të trishtohemi, megjithëse prisnim me të drejtë. Ministrat e Europës vendosën që qeveria shqiptare të mos marrë asnjë ndihmë; pas kësaj nuk mund të vendoste kush politik. Mbledhja e Brukselit e la “çekin” në dorën e shqiptarëve: “Qeveria juaj nuk ndihmohet nga Europa, ju a mund të mbani një qeveri të tillë?” Ky është mesazhi i parë. (Le të mos harrojmë: Në Europë ka vend edhe për ata që i mashtron Berisha me pasurinë e popullit shqiptar. Gangsterët shqiptarë kanë gjuajtur edhe atje gangsterë). Mesazhi i dytë është mesazhi i përgjegjshëm: Lirinë e laguam ai që e gëzon! Europa nuk mund të paguajë lirinë tonë, në fund të fundit. Po ne çfarë do të bëjmë? Ne do të bëjmë demokracinë dhe Shqipërinë. Shqipëria nuk është në Bruksel, Shqipëria është këtu, në Vlorë. Në qoftëse nuk do të kishim Vlorën, atëherë dhjetëra “ambasadorë” të Berishës do të mbushnin valixhet me dollarët tanë për të na dhënë leksione demokracie në Shqipërinë e varfër. Mirëpo ne kemi syte më të qartë e më qiftarë të vërber. të vërber. të vërber. të vërber. të vërber. [Pjesa e dukshme vijon:] Vlorë. Vlora na tregon se kundër qeverisë së keqe protestohet me të gjithë forcën. Vlora na tregon se kur qeveria bëhet “mushkë”, atëherë të qeverisë duhet t’i shtrijmë me forcë. Vlora na tregon se kur shteti të vjedh e të ndot, atëherë këtij “shteti” i vihet kufiri tek thana. Vlora na tregon se liria paguhet shtrenjtë, se vetë thana, Vlora na tregon se më të mira e kthejnë jetën e tyre në latra djegëse e vajzat më të mira e kthejnë jetën e tyre në flatra djegëse për të arritur lirinë e të gjithëve. Vlora na tregon se si mbrohen të drejtat dhe ndërtohet shteti. Edhe ministrat europianë mund të marrin leksione në Vlorë. Ditët e mbas sulmit, jo menjëherë çel errësira e reja, dielli ndër qiell nga një copë qiell. Shqipëria tani është e ndriçuar nga Vlora, dhe po bëhet si Vlora. Do të jemi të mrekulluar me vendin tonë, mbasi ta pastrojmë plehrat; Le ta besojmë!
Ambasadorja amerikane Lino: Nuk do të shkoj në Parlament kur të zgjidhet Presidenti
Ambasadorja amerikane Mariza Lino