17/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 prill 1997

Berisha në Presidencë, Vranicki në Vlorë

I dërguari i OSBE-së mbërrin nën sulmet e PD. Vranicki takon palët dhe konfirmon programin: “Do shkoj në Vlorë e Shkodër” Zhduken bosët e fajdeve. Vetëm Sudja rikthehet në qeli. Prokuroria rinis hetimet I dërguari i OSBE-së mbërrin nën sulmet e PD. Vranicki takon palët dhe konfirmon programin: “Do shkoj në Vlorë e Shkodër” Berisha në Presidencë, Vranicki në Vlorë Zhduken bosët e fajdeve. Vetëm Sudja rikthehet në qeli. Prokuroria rinis hetimet Faqe 3

Vranicki i kryqëzuar...!?

Kryqi i demokratëve shqiptarë u vendos dje mbi shpinën e përfaqësuesit të lartë të OSBE Franc Vranicki. Pas komiteteve të Jugut dhe fraksionistëve brenda partisë, shënjestra e Berishës dhe Shehut ka shënuar tani kokën e ish-kancelarit austriak, i cili ka marrë tashmë mallkimet e para të PD dhe shtypit proqeveritar. Teksa Franc Vranicki zbriste dje në mëngjes në aeroportin e Rinasit për të tretën herë brenda pak ditëve, partia e Berishës ka dalë me një deklaratë ku politikani i huaj është akuzuar, as më shumë e as më pak, por për devijim nga statusi i organizatës që përfaqëson, për tendenciozitet në kontaktet me “rebelët” e Jugut dhe lënie mënjanë e “institucioneve legjitime të shtetit shqiptar”. Vëmendja e tepruar për komitetet dhe indiferenca ndaj presidentit janë pra aktakuza që PD kërkon t’i lexojë evropianit më të angazhuar aktualisht në zgjidhjen e lëmshit shqiptar. Vranicki i ka injoruar dje sulmet e bëra nga demokratët. Ai ka kontaktuar me Berishën dhe partinë demokratike, si dhe ka përdorur tonë të moderuara në takimet e tjera. Por, ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta ndryshojë strategjinë e tij për zgjidhjen e krizës. Kjo është edhe përgjigja e vetme që ai i ka dhënë reagimit të ashpër të PD. Imati i PD-së ndaj Vranickit ka të bëjë para së gjithash me turbullirën e madhe që ka përfshirë strukturat e një partie që ka humbur thuajse të gjithë përkrahjen ndërkombëtare. Reagimi inatçor ndaj një personazhi që vetëm një vit më parë ishte konsideruar si mik i demokracisë shqiptare, është prova se në PD po e tresin keq idenë se politika e huaj ndaj klasës qeverisëse të vendit është rimoduluar nga e para në dy muajt e fundit. Vranicki ka rënë “pre” e këtij reagimi jo fort të menduar, por jo vetëm e tij. Fakti që ish-kancelari vjen në krizën shqiptare nën stemën e OSBE-së, është i mjaftueshëm për të rinovuar tek Berisha, Arbnori dhe Shehu reflekset e atyre kohëve kur organizata në fjalë u sulmua frontalist për tendenciozitet në qëndrimin ndaj zgjedhjeve dhe u përzë nga vëzhgimi i votimeve lokale në tetorin e shkuar. Edhe tani, kur ne do të duhet të shkojmë sërish në votime, OSBE, i vetmi organizëm evropian i specializuar për vëzhgimin e tyre, po evitohet nga një mision për të cilin të gjithë janë dakord. Ndërsa SHBA deklarojnë besimin e tyre të plotë në Organizatën për Sigurimin për dhe Bashkëpunimin Evropian dhe në vetë përfaqësuesin e saj për Shqipërinë, Berisha i deklaron një delegacioni turk se me vëzhgimin e zgjedhjeve do të merret Këshilli i Evropës! Sulmi ndaj një zyrtari evropian në momentin kur komuniteti ndërkombëtar është më i pranishëm se kurrë në truallin shqiptar, përbën një tentativë të hapur diversionale. PD është ende parti më e fuqishme në skenën politike shqiptare. Me 50% të ekzekutivit dhe 90% të parlamentit, partia e presidentit duhej të tregonte, megjithë hallët e brendshme, sadopak përmbajtje në qëndrimet e saj, të cilat tani na dëmtojnë të gjithëve. PD duhet ta ketë kuptuar se tashmë jo të gjitha deklaratat e bëra në gjer-manisht i ngjajnë mesazheve të ministrit Shpranger. K.J

I dërguari i posaçëm i OSBE-së për Shqipërinë, Franc Vranicki Foto G.Shkullaku

Deklaratë e asamblesë së Aleancës Demokratike

Të fillojë nxjerrja e përgjegjësive Faqe 6

Shtypi i huaj rreth ngjarjeve në Shqipëri

Revoltë false e orkestruar nga Berisha Faqe 4, 6

Lideri i ri i PD-së Pollo: Akuza për të gjithë

“Pritja e Prodit në Vlorë, një montaturë” Faqe 4

Ish-kancelari: “OSBE, shansi juaj i fundit”