Partitë: Zgjedhjet më 29 Qershor
Vranicki anulon vizitën në Vlorë e Shkodër. Takon përsëri Presidentin dhe partitë. Vlora mbetet me lule në duar për Vranickin
SHIK-u tërheq 4 milionë dollarë nga bankat pa lejen e Qeverisë Fino
Faqe 2, 9
Vlora e tradhtuar
Ish-kancelari “hap” kutinë e votimit
Dje Vlora u tradhëtua përsëri, tragjikisht.
Tradhtarët e saj ishin Sali Berisha dhe ambasadori i Italisë Paolo Foresti. Ndërsa viktimat që mbeten në fushën e tradhëtisë së ndyrë janë Vlora dhe i dërguari i Europës, Franc Vraniski.
Ja si ndodhi: Zoti Vranicki deklaroi publikisht se do të vizitonte Vlorën, ashtu sikurse edhe Shkodrën. Në fakt vizita e Vlorës ishte planifikuar të bëhej dje. Por çuditërisht, helikopteri për Vranickin nuk u nis drejt Vlorës e Shkodrës. Pra vizita u anulua. Kjo i shkaktoi një turbullim të madh, dhe ndërkohë një fyerje Vlorës e Shkodrës. Vlora e shpallur këto kohë si një prej qendrave të qytetarisë së vërtetë shqiptare dhe ndërkohë e projektuar si një kryeqytetare e ardhshme, u “hodh” dje në grope të zezë. Kurrë Vlora nuk e meritone këtë. Vlora, megjithatë, është kreu i frymës përparimtare, që e vuri guximin qytetar shqiptar në vendin e nderit. Vetëm dy ditë më parë, nga Vlora i kishte shkuar në dorë Vranickit një letër ku ky ftohej në Vlorë, falenderohej për gjithçka ka bërë për stabilizimin e Shqipërisë së shkatërruar nga Berisha, dhe ku garantohet se Vlora mbështet qeverinë e Pajtimit dhe principet e Europës.
Mirëpo Mr. Vranicki dje u detyrua t’i kthejë shpinën Vlorës së premtuar prej tij.
Pse ndodhi kjo? Këtu qëndron edhe tradhëtia Berisha-Foresti.
Nga burime të brendshme, krejt të sigurta dhe shumë konfidenciale, parmbremë zoti Vranicki i është ushtruar një presion i paparë. Ndërsa në Tiranë gjëmonin armët, organizuar prej bandave të Berishës, në dhomat e mbyllura ambasadori Italian Foresti prentonte Vranickin. Mësojmë se Foresti i ka thënë Vranickit se “Nuk garantoj udhëtimin tuaj në Vlorë. Atje mund të vr… nga ‘vullnetarët’”. Ndërkohë kur ky ka parë se i dërguari i Europës nuk po tërhiqej shpejt nga Vlora, atëherë ambasadori i Italisë ka shtuar: “Ju mund të shkoni në Vlorë, por vetëm i veshur me rroba anti-plumb, me helmetë dhe mbi tankse”. Mësohet se Vranicki është përgjigjur prerazi: “Në Vlorë do të shkoja vetëm me veshje civile”.
Mirëpo pamjen civile e ka trembur edhe Partia e Berishës. Të dërguarit e kësaj Partie i kanë thënë Vranickit se kanë të dhëna të sigurta se komitetet e Vlorës dhe të Jugut, janë banditë e mafiozë. Vlora dje u tradhëtua përsëri, Vlora po mban peshën e rëndë të të gjithë shantazhit të Berishës. Bashkëpunimi i përfaqësuesit diplomatik italian me pushtetin e Berishës të urryer prej Vlorës e mbarë Shqipërisë, është një tradhëti që i bëhet gjithë popullit shqiptar, i cili po kërkon të fitojë lirinë dhe demokracinë si një popull në gjit të Europës. Mbas kësaj që i ndodhi Vlorës, mund të shkaktohet tragjedi tjetër e madhe nga Berisha dhe Partia e tij. Europa nuk duhet të turbullohet prej plehrave të saj, qofshin edhe ambasadorë.
F. FRROK ÇUPI
Nga votimet e tetorit 1996
Foto M. Paloka
→ gjen më informank?
Nga votimet e tetorit 1996. Foto M. Paloka
Urim
Gazeta “Koha Jonë” uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve muslimanë brenda dhe jashtë kufijve.
Paçë e mirësi sjelltë kjo ditë mes shqiptarëve