07/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 maj 1997

Prokuroria: Berisha në hetim

Sot Vranicki në Tiranë, Vlora 90 ditë në shesh. Nano kryqëzon Presidentin në Durrës Faqe 2

Çfarë bëjnë Forcat Ndërkombëtare?

nga Frrok Çupi Tashmë dihet se se në Shqipëri janë instaluar 6000 forca ushtarake multinacionale. Ato praktikisht, janë prezente dhe shihen kudo sa mbi makina, mbi blindа, tek ecin më këmbë ose edhe në hotele luksoze. Ndërkohë dihet gatishmëria me të cilën piramida politike dhe vetë popullsia shqiptare, i pranuan këto forca. Megjithëse shumë njerëz e konsiderojnë një turp ardhjen e të huajve për të qetësuar shqiptarët mes njëri tjetrit, përsëri edhe këta e quajnë të domosdoshme praninë e këtyre trupave. Pse është ndërtuar kjo balancë? Sepse ndërsa politika shtetërore, e kryesuar nga Presidenti i Republikës, mendon se forcat kanë ardhur për të mbrojtur këtë nga populli i revoltuar kundër qeverisjes dhe sjelljes së keqe të kreut; njëkohësisht populli mendon se këto forca kanë ardhur për ta mbrojtur kundër piramidës shtetërore. Në fakt Forcat kanë deklaruar se nuk kanë punë me këtë konflikt; dhe në fakt kështu po ndodh: As populli nuk është çliruar nga Presidenti dhe as Presidenti nga populli. Forcat politike multinacionale nuk mund ta quajnë të bërë punën e tyre në qoftëse nuk zgjidhin këtë konflikt. Por a do të ketë anësi në këtë mes? Kësaj përsh-tyepje po i ruhen jashtë masës Multinacionalet, duke ecur si mbi qelq. Frika nga anësia i ka lënë, deri sot, Forcat Multinacionale pa bërë asgjë për Shqipërinë. Praktikisht sot vriten po aq njerëz sa do të ishin vrarë në mungesën multinacionale; sot ka të njëjtat mungesa në spitale sa edhe pa multinacionalet; sot kërcet pushka në mes të Tiranës pak më shumë se ditën që arritën multinacionalet. Përderisa për Shqipërinë ende nuk po shikohet ndonjë e mirë, le të pyesim se çfarë po bëjnë multinacionalët e Shqipërisë për Europën dhe vendet e tyre? E njëjta përgjigje mund të jetë. Këto ditë, në pyetjet e Velipojës, më shumë se gjysëm milionë shqiptarët pres-in të marrin rrugët e detit drejt Italisë e Europës; të tjerët janë nisur. Ndërsa këtu ndodhen 6000 forca europiane, italianë, francezë e gjermanë dhe një ushtri tjetër për të pritur klandestinët shqiptarë. Përveç kësaj, vajtja-ardhja nëpër det e qytetarëve shqiptarë iu kushton këtyre, i kushton vendit të vet, por iu kushton edhe marrëdhënieve të Shqipërisë me Italinë, etj. E vetmja që përfiton në këtë afërе, është Mafia e cila trafikon njerëz. E tëra ndodh nën hundën e Multinacionales. Praktikisht, vetëm grupi italian i Multinacionales shpenzon çdo ditë rreth 2.5 milionë dollarë. Plus grupet e tjerë? Ndërkohë, sipas deklaratave të bëra, këta trupa ndodhen këtu me synimin për të shpëtuar ndihmat për Shqipërinë. Në fakt ndihmat e shpallura nuk i kalojnë 3.5 milionë EKU, që do të thotë rreth 5 milionë dollarë. Krahasimi me shifrat mund të krijojë përshtjellim në mendjet e njerëzve. Rebusi i prezencës së Multinacionalëve, deri tani, duket sikur do të gjendet në rolin e tyre për zgjedhjet. Shtetasi shqiptarë shpresojnë se këta do të ruajnë edhe kutitë e votimit nga vjedhja e ekit të Berishës. Mund të ndodhë edhe kështu, dhe atëhere populli shqiptar, ndonëse i varfër, ndihet i gatshëm ta paguajë vetë haracin. Por me çfarë po shikohet deri tani, Multinacionalet do të mbeten pak si në ajër.

PD “mbyt” Finon, zgjedhjet në rrezik

Kryeministri Bashkim Fino gjatë takimeve të djeshme Foto G.Shkullaku Kryeministri Bashkim Fino gjatë takimeve të djeshme. Foto G.Shkullaku

Tragjedi në Rogozhinë. Dy shpërthime dhe në Tiranë: Bombë në autobus, pesë të vrarë

Tragjedi në Rogozhinë. Dy shpërthime dhe në Tiranë Bombë në autobus, pesë të vrarë Faqe 2

Vranicki, fillon misioni final

Nisin orët e ethshme për zyrtarin evropian I ngarkuari i posaçëm i OSBE për ngjarjet në Shqipëri, ish kancelari austriak, Franc Vranicki vjen sot sërish në Tiranë. Vranicki vjen kësaj radhe në Shqipëri pas acarimit politik shkaktuar nga vështirësitë e miratimit të një projekti të përbashkët për zgjedhjet e pritshme politike. Herën e fundit, Vranicki takoi krerët më të lartë të politikës shqiptare, por pas takimit me Berishën ai anuloi dy vizita të paralajmëruara, në Vlorë dhe Shkodër. Axhenda e takimeve të tij është ende e panjohur, por duket se debati për Komitetet dhe dëshira e pafshehur e tij për të shkuar në Vlorë, duket se do ta bëjnë Vranickin të takojë njerëzit e Komiteteve jo me cilësinë e banditëve.