PS vendos hyrjen në zgjedhje. Opozita: “Duhet të merret mendimin e tryezës”. Fino flet me Vranickin dhe Ollbrajt
Komitetet: Pa garanci, s’ka zgjedhje
Autokolonë makinash ushtarake në orën 21.00, në rrugën e Kavajës drejt Jugut. Vetëm 50% e trupave pranojnë të zbatojnë urdhërin. Alarm në Vlorë
Zgjedhjet, hasi i vështirë i opozitës
Duket se më në fund do të kemi zgjedhje. Pozita dhe opozita kanë arritur vijat e trasha të një kompromisi që duhet t’i çojë të gjithë në zgjedhje, në datën 29 qershor.
Pas 36 ditësh pra, nëse në sallonin e politikës nuk ndodh sërish diçka e papritur, do të votojmë për të rinovuar parlamentin e majit të shkuar, që tashmë është shpërndarë. Përkundër, kryeministri Fino ka marrë telefonin për t’i komunikuar Vranickit lajmin se partitë kishin rënë dakort për të kapërcyer krizën politike dhe se zgjedhjet do të mbaheshin në 29 qershor. E para PS dhe pas saj, forcat e tjera politike, kanë rënë dakord me një formulë kushtesh që kryeministri Fino ka mundur të negociojë me presidentin Berisha, i mbështetur nga një presion i jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Të gjithë në zgjedhje, por edhe kësaj radhe në kampin anti PD ka mjaft të pakënaqur. Jo me Berishën, pasi me të janë prerë urat, por me krahun tjetër. PS, e cila u pa qartë se edhe kësaj radhe vendosi e pasigjetësuar nga tëtë pikat e nënshkruara me partitë e tjera. Lajmi i bujshëm për lënien mënjanë të tetë kushteve parazgjedhore dhe hyrjen në zgjedhje, i cili u komunikua nga vetë shefi i socialistëve Nano, për t’u kthyer në vendim nga KPD i PS-së, i ka sjellë në mendje amatorëve të historisë së pluralizmit shqiptar, majin e vitit të shkuar. Edhe atëherë, gjithçka nisi me kërcënimin se zgjedhjet do të braktiseshin, dhe përfundoi ashtu siç pritej, kur socialistët i vunë partnerët e tyre përballë faktit të kryer. Opozita mori pjesë në zgjedhje dhe rezultati tani dihet. Përsëri për këto kushte të parashtruara nga socialistët dhe pjesa tjetër e opozitës, pavarësisht nga fjalët, mund të thuhet se gjithçka është ende në start. Përtej garancive që socialistët mund të kenë marrë prapa perdeve nga komuniteti ndërkombëtar dhe vetë presidenti shqiptar, përtej faktit që kësaj radhe abstenimi nga zgjedhjet do të kishte pasoja tepër të rënda për vendin, PS duhet të përfillë një grupim forcash politike, që lanë mënjanë barrierat programatike, për të dalë përballë PD në një front unik antizgjedhje. Aq më tepër, po të kihet parasysh fakti se në Shqipëri garancitë, edhe ato që kanë ardhur, nuk kanë pasur asnjëherë një shkallë të lartë besueshmërie. Eksperienca negative që ka trashëguar nga zgjedhjet e ndikuara dhe jo të menduara apo të shkruara, duhet t’i sugjerojnë socialistëve më shumë kujdes në deklaratat publike, të cilat tani shihen me lupë brenda dhe jashtë vendit. Nano e ka ditur se me presidentin Berisha duhet komunikuar vetëm me shkrim dhe me kontrata politike të detajuara e të firmosura nga më shumë se dy palë. Fjala e dhënë dhe manualet e besës së dhënë ç’një pak në rastin në fjalë, ndërkohë që edhe faktori ndërkombëtar duket se e ka humbur kontrollin e dikurshëm mbi numrin një të shtetit shqiptar. Marrëveshja me fanatizëm e 115 zonave mazhoritare të ligjit të hartuar elektoral ka treguar se, stili i atyre që na qeverisin për pak vjet nuk ka ndryshuar. Ndërkaq, kjo lojë me zgjedhjet e opozitës socialiste, i jep indirekt të drejtë atyre që thonë se ajo po i bashkohet PD-së në tentativën për të imponuar bllokimin e tryezës. Tani që të gjithë duket se po vendosin të hyjnë në zgjedhje të lehtësuar zv/president nga partia më e madhe e opozitës, mbetet vetëm të urosh që gjithçka të shkojë mirë. Përndryshe, Shqipëria do të ndodhej buzë një krize, fundin e të cilës e kanë të vështirë ta parashikojnë të gjithë.
Forca të armatosura zbresin në Jug
TIRANË - Plan numër 2 kundër rretheve Jugore të Shqipërisë?
Janë burime nga forcat speciale të kryeqytetit, ato që kanë deklaruar për “KJ” dje në mbrëmje lajmin e bujshëm, të një udhëtimi të shpejtë policor. Vetëm pas 48 orësh nga dështimi i këtyre trupave në përpjekjen e tyre për të shkuar në Tepelenë, mësohet se Jugu është një objektiv i palesuar i krerëve të policisë. “Është dhënë urdhri prerë nga Drejtori i Policisë, Gjeneral Agim Shehu, që trupat të zbatojnë urdhrin. Kush ngurron ose kundërshton të zhvishet në moment, nën etiketën e moszbatimit të urdhrave ushtarake. Afër 90% e efektivave të këtyre reparteve nuk duan, por ka një pjesë që zbaton urdhrin. Kryesisht këto janë njerëzit që sapo janë veshur, kryesisht nga veriu dhe që ende janë nën hipnozën e pagave 300 mijë lekëshe dhe të gjeneralit në kryeqytet. Mësohet se shpjegimi zyrtar i udhëtimeve të thuajse gjithë trupave speciale që ndodhen të dislokuara në Tiranë, është se “duhet të shkojnë për të vendosur strukturat e pushtetit lokal në ato qytete ku ende nuk janë vendosur”. Në këtë emër mësohet të jenë zhvilluar operacionet, në qytetin e Gramshit afër një javë më parë dhe në atë të Tepelenës pak orë më parë. Së fundi, sipas burimeve të “KJ” në forcat speciale, objektiv është qyteti i Tepelenës dhe i Gjirokastrës. Udhëtimi i trupave këto radhë, mësohet se do të zhvillohet jo nga rruga më e shkurtër, por duke udhëtuar nga Elbasani në Korçë, Ersekë dhe Përmet për të përfunduar në Gjirokastër. “Ndiheni të terrorizuar. Përse duhet që për të rivendosur strukturat e pushtetit lokal të mobilizohen mijëra trupa e mjete, deri edhe tek garda presidenciale? Nuk mund të shkojmë të lëmë kokën për një karikë të thyer, e të mbajmë mbi shpinë turpin”. Pas një telefonate në orët e vona në redaksi, mësohet se 50% e trupave do të niseshin mbrëmje, pjesa tjetër nuk ka pranuar, duke iu premtuar se do t’i zhveshin sot në orën 08.00. Mbrëmë në orën 21.00 mijëra qytetarë të Tiranës kanë parë me sytë e tyre në Rrugën e Kavajës makina ushtarake dhe transportues të ngarkuar me autobindje mbishkrimin policia duke udhëtuar në drejtim të Jugut.
K.J.
Gazetat përballë vështirësish financiare
Qëkur shtypshkronja “Demokracia” rriti në mënyrë drastike tarifat e botimit të gazetave me 20 % shumë gazeta të pavarura janë vënë para vështirësish serioze.
Duke i shtuar edhe probleme të tjera me shpërndarjen si dhe mungesën totale të reklamave, (pasi shumë firma kanë falimentuar), gazetat e pavarura po mron[d?]iten nga pikëpamja financiare.
Edhe dje disa drejtues të gazetave të pavarura iu janë drejtuar për ndihmë institucioneve ndërkombëtare, por reagimi i tyre ka qenë se “do të ndihmojmë pjesërisht”. Përballë kësaj gjendje disa redaksi janë detyruar që të ulin numrin e tirazheve të gazetës apo të përpiqen për mënyra
Lëvizje trupash ushtarake në Turqi
Foto REUTERS
Lëvizje trupash ushtarake në Turqi. Foto REUTERS