18/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 qershor 1997

E marta e kuqe: 55 viktima

La Lumiere ndan dhe bashkon politikanët shqiptarë. EDU kundër shtyrjes së zgjedhjeve. OKB diskuton mandatin e “ALBA” Faqe 2

Alba, mandati kërkon mandat

Fati i zgjedhjeve vazhdon të qëndrojë varur në grykat armëve të Albës. Dymbëdhjetë ditë nga dita e votës, dyshimet rreth mbajtjes së zgjedhjeve brenda afatit të caktuar kanë helmuar si asnjëherë tjetër fushatën elektorale. Tashmë tabloja është përmbysur dhe shqiptarët shohin me çudi sesi ata që insistuan deri në momentin e fundit respektimin e datës 29 qershor, po hedhin idenë se të paktën në një pjesë të territorit, kutitë nuk do të jenë të gatshme brenda këtij kufiri kohor. Në lojën e kancelarive që po vendosin për fatin e zgjedhjeve shqiptare, qëndron i palëvizur faktori Alba - mili dhe pozicioni i më shumë se 6000 ushtarëve të forcës shumëkombëshe të instaluar në Shqipëri që prej 11 prillit të shkuar. Para tre ditësh, gjenerali Forlani që udhëheq operacionin, i tha një “jo” të thatë kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të ndihmuar në transportimin e materialeve nga komisionet e zonave në Tiranë. 24 orë më pas skadonte afati i fundit i marrëveshjes mes OSBE dhe KQZ për dërgimin e këtyre materialeve, të cilat do të të shumfishohen jashtë shtetit, në Itali. Vonesa bëri që në Pallatin e Kongreseve të bëhej sirena e alarmit dhe të flitet për shtyrjen e detyruar të zgjedhjeve. Çka duket se nuk e impresionoi aspak ushtarakun italian Forlani, pra edhe shtetet që qëndrojnë pas tij. Të ardhur për të shpërndarë një sasi qeshrake ndihmash, ushtarët e Albës kanë marrë tashmë epitetet e para ironizuese nga shtypi shqiptar dhe i huaj. Ndërkohë, dyshimet rreth paqartësisë së mandatit që shoqëruan ardhjen e trupave, ia kanë lënë vendin sigurisë së lidhur se në ndryshim nga Somalia ku forcat shumëkombëshe kryen krime, në ndryshim nga Bosnja, ku ato ranë shpesh viktimë e konfliktit etnik, me Shqipërinë po ndodh diçka krejt tjetër. As luftë dhe as paqe, vendi ynë është kthyer në terrenin ku Perëndimi ka vendosur siç duket të eksperimentojë politikën e pritjes, ndërkohë që shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për asistencën e faktorit të jashtëm. Ky vendim tingëllon i habitshëm, po të kihet parasysh kostoja e lartë e mbajtjes së kontigjentit në Shqipëri. Kësisoj, pasi një delegacion grek i premtoi komisionerëve shqiptarë ruajtjen e kutive dhe numërimin e votave, pasi u fol për qëndrimin e lehtë të prezencës ushtarake të huaj në zyrat e votimit, pasi u dhanë disa versione dhe nuk u konfirmua asnjë, pasi Perëndimi nuk vendosi se çfarë do të bëjë ushtarakët e tij ditën kur në të shkojmë në zgjedhje për t’u kacafytur në njëri-tjetrin - Alba rrezikon të hyjë në historinë e Shqipërisë si një skërcim i madh e i kotë i një politike shpesh tërësisht të demokratëve europianë. Nëse Alba nuk do të marrë pjesë direkt në ruajtjen e pastërtisë së zgjedhjeve, ato nuk do të jenë të pastra. Ky mesazh duhet të ketë kaluar tashmë në instancat përkatëse. Perëndimi duhet të vendosë shpejt dhe drejt. Përndryshe, nëqoftëse se 29 qershori kthehet në 26 maj që dështoi, ose fshihet nga kalendari si datë zgjedhjesh, 6000 ushtarët e emisionit shumëkombësh Alba do të mbahen mend si turistët më të armatosur që kanë shkelur ndonjëherë në Shqipëri.

Në foto të plagosurit e tragjedisë së Skraparit dhe operacioni i djeshëm i policisë para Hotel “Dajti” Foto G.SHKKULLAKU

Berisha dekoron Forestin

TIRANE - Berisha dekoron Forestin. Figura diplomatike më e lavdëruar kohët e fundit në Shqipëri, sot do të marrë në gjoksin e tij dekoratën e dhënë nga presidenti shqiptar Sali Berisha. Një ceremoni brenda mureve të presidencës, ku dhe janë të ftuar shumë politikanë, diplomatë e disa gazetarë, do të shpallë përfundimisht vlerësimin më të lartë që presidenca shqiptare i jep ish ambasadorit italian në Tiranë. Foresti po largohet nga Shqipëria, duke marrë kështu me vete një dhuratë të “çmuar”, dekoratën e Berishës, edhe pse largimi i tij është bërë prej inatçive me të larta të diplomacisë italiane me motivacionin: Skandal dhe përfshirje e paditur në politikën shqiptare.

Goditet dhe gjakoset fotoreporteri i “KJ”

Dje, në kohën që policia e Tiranës po bënte një operacion në qendër të kryeqytetit, fotoreporteri i gazetës “Koha Jonë” Genti Shkullaku është goditur dhe gjakosur. Ai po fotografonte operacionin me lejon o drejtorit të Policisë së Tiranës Pashk Tusha, kur dy civilë të Gardës së Republikës me në krye elektoriostin e Presidencës, një gushakuj i vogël, i cili ka marrë pjesë në djegjen e redaksisë së gazetës më 2 mars 1997 i janë drejtuar fotoreporterit duke e fyër dhe goditur në kokë. Pas kësaj, fotoreporteri është drejtuar për ndihmë policisë, por ata nuk kanë ndërhyrë, duke iu ruajtur një konfrontimi të mundshëm me gardistët. Rastet o sulmeve të gardistëve ndaj gazetarëve të “KJ” po bëhen të shumta, çka bie ndesh me deklaratat e Berishës për mbrojtjen o shtypit të lirë. Por janë përkisht rastet që ruajnë Berishën, të cilët po sakatojnë gazetarët. Durimi ka arritur kulmin, çka do të thotë se durimi ka një kufi, i cili tashmë ka sosur. A.Gj.

Ultimatumi OSBE: Votimet deri 18.00