05/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

5 shtator 1997

Greqi: 250 mijë shqiptarë, sot legalizimi

Faqe 3 Sot në Athinë mbledhje e kabinetit qeveritar. Zyrtarët grekë: Do të legalizojmë të gjithë emigrantët shqiptarë

Opozita ndodhet jashtë

Duke gjykuar nga aktiviteti i deritanishëm i opozitës shqiptare, në radhë të parë asaj të PD-së, nuk është aspak vështirë të konkludosh se të paktën tani për tani, koalicioni udhëhequr nga PS nuk ndjehet aspak i kërcënuar. Në fakt, aktiviteti i deritanishëm i PD-së është përmbledhur vetëm në disa deklarata proteste ndaj disa hapave të qeverisë, siç kanë qenë zëvendësimet në administratën shtetërore, disa ndryshime në legjislacion apo iniciativa për të hartuar e miratuar kushtetutën, në bojkotimin e pjesës më të madhe të seancave parlamentare, hedhja e idesë për një tryezë partish. Aq e vërtetë është kjo sa efekti i këtyre lëvizjeve të PD-së, ka qenë i papërfillshëm në krahasim me sensibilizimin që shkaktoi greva e urisë e ish-kryeparlamentarit, Pjetër Arbnori. Po, në qoftë se flitet për opozitë kundër PS-së, ajo ndodhet jashtë vendit. Kjo u pa që në Konfer- Konferencën e Romës, kur qeveria “Nano 3” kishte vetëm fare pak ditë që kishte filluar punë. Në atë takim, pavarësisht nga pranimet për një Plan “Marshall”, asaj iu vunë disa kushte, të cilat nuk mund të plotësohen aq lehtë sa mund të mendohet. Mjafton të përmendet vendosja e rendit në një vend ku gjithë popullsia në një moment u gjend e armatosur. Por më të rënda ishin kushtet që i janë imponuar qeverisë shqiptare të koalicionit të majtë nga përfaqësuesit e FMN-së, të cilët qëndruan disa ditë në Shqipëri. Kjo është e natyrshme pasi ka të bëjë me aspektin ekonomik që përbën “thembrën e Akilit” dhe përballë të cilit shqiptarët janë tepër të ndjeshëm. Fakt është se faktorët ekonomikë ishin shkaku kryesor që rrëzoi pak kohë më parë Berishën. Aventura e qeverisë për plotësimin e kushteve të vëna nga FMN për realizimin e marrëveshjes për ndihmë ekonomiko-financiare fillon që me shembjen e piramidave të fundit. Pavarësisht se aktiviteti i tyre huamarrës tashmë është i paralizuar, janë të paparashikueshme pasojat që do të vinë pas zhgënjimit edhe të një numri tjetër të madh kreditorësh, pasi të ballafaqohen me humbjen e tyre përfundimtare. Gjithsesi, qeveria do të ndodhet në një pozitë të vështirë për të plotësuar kushtet të tilla si rritja e TVSH, ulja e inflacionit dhe e zvogëlimit të deficitit buxhetor. Duke pasur parasysh se këto janë planifikuar të arrihen duke rritur taksat dhe me zvogëlimin e evazionit fiskal, është e pashmangshme një rritje e përgjithshme e çmimeve, gjë që dihet se ç’do të thotë për gjendjen në të cilën ndodhet pjesa më e madhe e popullit. Mirëpo masat e mësipërme rrezikojnë të nxjerrin jashtë loje një numër jo të vogël biznesesh, duke shtuar kështu radhët e të papunëve, sepse, duke shtuar kushtet e tjera që i vënë nga FMN. Por, edhe nëse do të ketë sukses në këtë drejtim, qeveria do ta paguajë me uljen e mëtejme të zhvillimit në një të ardhme afatshkurtër e afatmesëm. Deri diku, kushtet e vëna janë edhe pasojë e eksperiencës së kapitalizmit piramidal, pa rregulla të Berishës, “çuditërisht qeveri” që mashtroi ekspertët e ekonomisë botërore. Në këtë mënyrë, mund të thuhet se qeverisë do t’i krijojë më shumë probleme e kaluara e trashëguar nga Berisha sesa aktualiteti i tij i tanishëm. Në këtë mënyrë, opozita e vetme e kësaj qeverie nuk është PD, por pozita e vështirë e qeverisjes së Berishës. PS rrënon tryezën e Kushtetutës. Asnjë bisedim jashtë parlamentit. Vejsiu: Heqja e ligjit të shtypit, ekstremizëm

Arbnori: Greva nuk mbaron këtu

Pas 1 tetorit rritet TVSH

Tregtarët shqiptarë përpara falimentimit total Masat e reja që parashikon të marrë qeveria “Nano 3” në lidhje me rritjen e TVSH mund të çojnë në falimentimin e shumë tregtarëve të nivelit të vogël dhe të mesëm. Rritja e menjëhershme me 1 Tetor e TVSH nga 12.5 % në mbi 18 % do të çojë në rritjen e menjëhershme të çmimeve të të gjitha llojeve, çka do të thotë falimentim brenda vitit të qindra e qindra tregtarëve, mallrat e të cilëve nuk ka se kush t’i blejë, si pasojë e fuqisë së dobët blerëse të popullsisë, e cila ka para e të ardhura nën kufijtë minimalë të një jecese normale të tipit ballkanik. Kësisoj, mungesa e fuqisë blerëse, si pasojë e rritjes së çmimeve, e cila vjen nga rritja e TVSH nga qeveria, do të çojë në rrënimin e tregtarëve shqiptarë. Për falimentimin i kategorisë masive të tregtarëve të vegjël e të mesëm, do të risë automatikisht papunësinë dhe do të çojë në greva pafund kundër qeverisë “Nano 3”. Pas grevave fillon, si zakonisht, kriza politike, aq më tepër që në vend ka edhe një opozitë e egër, e cila pret nga çasti në çast të ngrejë popullin e të dalë rrugë.

Stilisti shqiptar Ajet Abdullai tregon modelin e fustanit dhuratë për Dianën

34 zyrtarë të policisë në prokurori

Kanë shpërdarë armë me lista Faqe 9