Legjisi: Policia ndihmoi arratisjen e Zanit
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Ndre Legjisi akuza të rënda për policinë e Vlorës: Është e inkriminuar. Hapi shteg për arratisjen e Zanit. Do ndiqen penalisht
Faqe 5
Fiksohet data e konferencës së Romës, 22 tetori. Milo vazhdon të mbledhë miliona në Athinë. Kopliku: E keqja e PD, “të pestët”
Fiksohet data e konferencës së Romës, 22 tetori. Milo vazhdon të mbledhë miliona në Athinë. Kopliku: E keqja e PD, “të pestët”
Fqinjiësia, jo e njëanshme
Venia në plan të parë e marrëdhënieve me vendet fqinje, shënon atë që mund të quhet kthesë në politikën e jashtme shqiptare.
Qeveria e re, ndoshta e udhëhequr nga realizmi, por ndoshta duke shtrirë edhe në politikën e jashtme largimin nga stili i konfrontimit karakteristik për politikën e Berishës, duket se është e angazhuar që t’u japë një dimension të ri marrëdhënieve me vendet fqinje, të cilat kanë qenë “themra e Akilit” në politikën e jashtme shqiptare në këtë gjysmë shekulli. Fakt është se pothuajse të gjitha vizitat e zyrtarëve tanë më të lartë janë përqendruar vetëm në Ballkan, posaçërisht në Greqi. Vetëm brenda një intervali kohe shumë të shkurtër, Athina ka pritur dhe do të presë të gjithë emrat kryesorë të politikës shqiptare, duke u bërë kështu si një vend pelegrinazhi. Dhe, në këtë drejtim rezultatet pozitive janë për t’u shënuar, duke filluar që nga legalizimi i emigrantëve, e deri tek mbështetja, duke arke në mesin e rimëkëmbjes në Shqipëri si dhe afrimin me strukturat europiane. Po, ndërsa me Greqinë nocioni i “fqinjësisë së mirë” është shpalosur duke përfshirë të gjitha komponentet, kjo nuk mund të thuhet në adresë të fqinjëve të tjerë, sidomos atyre të veriut, me të cilët kemi dhe probleme më delikate. Kur është fjala për marrëdhëniet me Greqinë, qeveritarët tanë nuk kanë përse t’i bien gjoksit për suksese pasi edhe në kohë të Berishës, kjo ka qenë një klientë e preferuar, ndoshta për shkak të 300 mijë shqiptarëve që ndodhen atje, apo problemeve që Athina kishte me Maqedoninë e Turqinë. Megjithëse kanë kaluar rreth dy muaj nga krijimi i qeverisë “Nano 3”, nuk është ndërmarrë ndonjë hap apo regjistruar ndonjë kontakt në nivel të lartë me Maqedoninë, pa bërë fjalë për Jugosllavinë, duke e lënë gjithçka vetëm në kuadrin e deklaratave të vullnetit të mirë. Pasiviteti apo vonesat në drejtim të fillimit të kontakteve në nivelet më të larta me Maqedoninë dhe hedhja e hapit vendimtar në këtë drejtim me Jugosllavinë, mund të shndërrojnë në një fiasko politikën e realistë të fqinjësisë së shpallur nga qeveritarët tanë. Ashtu si ndikojnë refugjatët shqiptarë në marrëdhëniet me Greqinë, duhet të jetë e ndërgjegjshme se shqiptarët që jetojnë në Jugosllavi e Maqedoni, duhet të jenë një faktor stimulues në normalizimin e marrëdhënieve dhe jo të nxisin të kundërtën siç ka ndodhur deri tani. Nga ana tjetër përflitet e dyanshme nga institucionet dhe dialogut, përshkueshmëria e kufijve, intensifikimi i kontakteve në të gjitha fushat, heqja e barrierave të të gjitha llojeve në drejtim të bashkëpunimit do të jenë një tjetër motiv që duhet të nxisin shqiptarët në këtë drejtim. Është paradoksale që zyrtarët tanë të presin që t’u sugjerojnë apo të ndërmjetësojnë të tjerët për një gjë të tillë. Ndërkohë, hapja edhe me Jugosllavinë do të zhvlerësonte akuzat për “nëgrezizmin” e qeverisë. Gjithashtu, Nano, Milo e të tjerë nuk kanë pse bien viktimë e presioneve me terma pseudonacionaliste të disa qarqeve që bëhen për të fituar terrenin e humbur. Mbi të gjitha, shkrirja e akullit në marrëdhëniet me Jugosllavinë, sinkronizohet me përpjekjet e diplomacisë amerikane dhe europiane për një frymë mirëkuptimi në Ballkanin e pas Dejtonit. GAVROSH LEVONJA
9 milion vetë përcjellin Nënë Terezën
Një nga motrat e misioni Nënë Tereza duke u lutur për shenjtoren shqiptare
Foto REUTERS
Një nga motrat e misioni Nënë Tereza duke u lutur për shenjtoren shqiptare
Foto REUTERS
Elbasan: Lule në qytet, gjashtë të vdekur
Ktheheshin nga varrimi, goditet makina
Faqe 5
SKANDAL! 100 mijë pensione pa pensione
Ndërmarrjet nuk deklarojnë detyrimet financiare
SKANDAL!
100 mijë pensione pa pensione
Faqe 8
Roma ia ndalhëson 60 prostituta shqiptare
U ndaluan në Milano, Torino dhe Kalabri
Roma ia ndalhëson
60 prostituta shqiptare
Faqe 13