21/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 shtator 1997

Internacionalja, rrufe mbi qeverinë Nano

Nano takimin me Vranickin në Zyrih. PD, 72 orë në shesh për Hajdarin. Skemi punë me ligjin. Edhe G-7 diskuton Marshallin shqiptar Faqe 2

Le të qeshim me Berishën

NGA FRROK CUPI Të gjithë e dinë se çdo fshat e sokak e ka një njeri më të cilin qeshet. Edhe kur nuk e kanë aq të përshtatshëm, njerëzit e kërkojnë një qesharak. Përjetësisht kjo ka qenë mënyra më e mirë për të shuar lodhjen, tensionet dhe mërzitjet. Për fat të mirë tani edhe shteti shqiptar e ka një të tillë; ky është Sali Berisha. Me këtë njeri qeshin fëmijët, qeshin të rriturit, qeshin aktorët, spektatorët, madje qeshin edhe të huajt që kanë pasur rastin ta vizitojnë këtë vend. Me të vërtetë që është një pasuri. Mirëpo problemi nuk qëndron në vlerën qesharake të Berishës, se sa në faktin që rreth kësaj vlere ka dy qëndrime: Qëndrimi i parë është qëndrimi i atyre që e kuptojnë mirë se kur shfaqet Sali Berisha vjen ora për të qeshur. Këta tashmë janë shumica e shqiptarëve, kudo ku ndodhen. Edhe kur Berisha racion, edhe kur kërcënon, edhe kur shpif, edhe kur shtrembëron fytyrën, edhe kur i qesh tërë kafka, Berisha është një kënaqësi e çastit. Madje kur të sulmon Berisha është më e vërtetë e mrekullueshme. Po flas edhe nga vetë pozicioni im personal, që jam ndodhur mijëra herë nën shigjetat e tij, nën sulmet e tij; dhe, më besoni që kam përjetuar humorin më të lehtë. Po kur i merr përpara të gjithë “armiqtë” e tij Berisha; po kur ecën drejt podiumit; po kur merr në gojë ndonjë filozofi dhe i kthehet fytyrës së shtrembëruar “se n’go ktu”; po kur përmend komunistë, agjentë, balozë, heronj, zot, etj. Sa i këndshëm që jo more Sali i dashur?! Po sa njerëz, që nga fëmijët e deri tek aktorët famozë, kalojnë kohën boshe duke imituar këtë njeri! Por jo të gjithë e kanë kuptuar se me Berishën duhet vetëm të qeshet. Qëndrimi i dytë ndaj Sali Berishës është qëndrimi serioz. Nuk mund të fajësohet asnjë njeri pse e merr seriozisht Berishën. Aq më tepër që ky njeri qesharak pak më parë ishte në karrierën e kryetarit të shtetit, të cilën sipas njofitmeve e mori me vete në shtëpi. Në atë post ai nuk ishte vetëm qesharak, por së pari tragjik. Në atë post ai i shkaktoi Shqipërisë dhe njerëzit fatkeqësinë më të madhe. Një pjesë e madhe e atyre që e marrin seriozisht, jam i sigurtë se e kanë këtë nga tragjizmi që reflektoi ky njeri në pushtet. Dhe këta njerëz tani ndjejnë drithma në trup kur e shikojnë. Mirëpo në fakt këtu është zgjidhja: Që të merret ashtu sikurse është, një njeri për të qeshur. Tani ai nuk ka dhëmbë, ka vetëm fytyrën dhe fjalën që i deformon në mënyrë qesharake. Për të ardhur keq është kur shikoj disa deputetë ose edhe politikanë që e marrin seriozisht. Kjo nuk duhet të ndodhte. Mendoj se duhej të ndodhte e kundërta: Kur Berisha flet në parlament është ora e humorit, dhe parlamentarët kanë nevojë për një moment të tillë. (Vijon në faqe 2)

Familja Mazreku: Paqe me Hajdarin

Ish deputeti i PS Gafurr Mazreku dje në gjykatën e Tiranës gjatë arrest[it]. Foto GENT SHKULLAKU

Portret - Veset, familja, miqësitë dhe puna

24 orë me jetën private të Berishës Faqe 12-13

Qeli të veçanta për të sëmurët e seksit

Maniakët seksualë, seleksionohen në burgjet shqiptare Faqe 10