Koha Jonë
4 tetor 1997
Rikthehet tmerri në Jug
Luftë bandash në Vlorë, 7 të arrestuar. Hidhet në erë ura e Kardhiqit. Në Tepelenë përsëri maskat... Faqe 9
Krimi rishfaqet
Në Jug të vendit janë rikthyer sërish ngjarjet që na kujtojnë situatën e të paktën tre muajve parë.
Ndërsa shteti ka nisur të drejtojë këmbët dhe të vendosë rregullin, ngjarjet tronditëse e me pasoja të rënda, kanë tronditur sërish, madje frikshëm, duke na bërë të mendojmë se krimi është ende mes nesh, se nuk mund të kapërcehet kaq lehtë ajo “epokë” që për shtatë muaj na bëri më të njohurit në botë. Atentate kundër institucioneve të shtetit, atentate ndaj njerëzve me pushtet, atentate kundër objekteve jetike, luftë mes bandash dhe, për pasojë dëme e viktima. Por të paktën një ndryshim. Këtë herë shteti, domethënë policia, nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes thjeshtë për të numëruar viktimat, por ka bërë dhe arrestime. Kështu për herë të parë, pas zgjedhjeve, ministria e Brendshme ka qenë e detyruar të nisë autokolonat e forcave speciale për t’i ardhur në ndihmë komisariateve të Jugut. “Hakmarrje primitive e kriminelëve që kanë frikë nga vendosja e rendit” - kështu i ka vlerësuar ministri i Brendshëm, Neritan Ceka ngjarjet e fundit në disa qytete të Jugut. Dhe kjo është e vërtetë, pasi kriminelët do të jenë opozita e përhershme e policisë. Ndërsa të gjithë mendonin se tashmë shteti dhe rendi janë duke u forcuar, lajmet që vijnë nga rajoni jugor duken të frikshme. Ajo “epokë” dukej e kapërcyer dhe në të gjithë, ndoshta, po mendojmë për të bërë një hap më përpara, duke lënë pas luftën me bandave politike që sollën dhe konfliktet civile. Pas ndërhyrjes së policisë në Vlorë, arrestimit të një numri të madh personash të kërkuar e të inkriminuar dhe së fundi mes tyre edhe të kapos së lagjes më “rebele”, Zanit, zhbllokimit nga bandat e grabitësve të të gjitha rrugëve nacionale, shumë gjëra dukej se morën rrugën e mbarë. Por nuk qenka dhe kaq e thjeshtë. Dy ditët e fundit, muajt e shkuar na duken shumë të afërt. Në Sarandë sulmohet komisariati i policisë me antitanke, në Gjirokastër hidhet në erë banesa e kreut të pushtetit lokal, po në Gjirokastër hidhet në erë ura “Famshe” e Kardhiqit që lidh Tepelenën me Gjirokastrën, e cila ka shënuar kështu rezistencën e pestë ndaj eksplozivëve. Në Vlorë rikthehen sërish betejat mes bandave, ku nuk mungojnë dhe viktimat. Dhe është e njëjta gjuhë “komunikimi”, të njëjtat objektiva, por nuk dihen personazhet. Për herë të parë pas zgjedhjeve - pas aksionit për të vënë nën kontroll Vlorën - ministria e Brendshme detyrohet të përdorë mjetet e blinduara në aksionet e saja dhe të nisë autokolona të speciale nga Tirana për të vënë në kontroll gjendjen në këto qytete. Ndërsa hetimet kanë nisur për këto akte të rënda, nuk dihet nëse ata do të jenë vërtet të ordinere sikurse i cilëson ministri Ceka. MENTOR KIKIA
Nano po risjell diktaturën
Tjetër konferencë shtypi e kreut të opozitës, Berisha
F 3
Krerët e shtetit refuzojnë takimin
Përfaqësuesit e Patriarkanës së Stambollit në Tiranë
F 5
Prokuroria do të tërheqë akuzën për ish presidentin
Edhe Ramiz Alia i pafajshëm F 2 Policia denoncon deputetin për mitingjet e paligjshme Hajdari nga spitali në prokurori F 7 Kokat e rendit mblidhen në qytetin verior Shkodra stacion i trafikut ndërkombëtar F 11
Transparenca të fillojë nga xhepat e mij
Zv.kryeministri Fino, i përfolur për përfshirje në kontrabandë, përgjigjet
Kontrabandë në qeveri? Nuk e di. Për vete dhe Nanon vë dorën në zjarr
Një nga pjesëtarët e forcave speciale gjatë një aksioni në Vlorë
Foto Reuters
Zv.kryeministri Fino është i pastër dhe është i pasur, sepse është i pasur në shpirt. Jam gjithashtu shumë i ndërgjegjshëm se nuk merrem me kontrabandë, aq i ndërgjegjshëm sa nuk i lexoj kurrë artikujt të cilët më vënë mua në shënjestër për këtë temë.
Një nga pjesëtarët e forcave speciale gjatë një aksioni në Vlorë. Foto Reuters