Zbulohen bosët e fajdeve
Mbërrin në Ministrinë e Brendshme shqiptare harta “top secret” e agjentëve të Interpolit
Fajdexhinjtë gjenden në Evropë, njëri prej tyre ka shkuar në Kinë. Ceka: Shpejt do t'i sjellim në Tiranë
Faqe 7
Dy provat e Brukselit
Sot në Bruksel qeveria shqiptare pritet të kthejë në para angazhimin politik që shprehën 24 vende donatore dhe 12 organizma ndërkombëtare në Romë për të ndihmuar Shqipërinë. Por që kjo qeveri të mund t'u “shpërndajë” qytetarëve të saj 100 dollarëshin anti- krizë, duhet më parë të ndryshojë imazhin e keq të trashëguar nga qeveria e mëparshme. Kryeministri Nano duhet t'u provojë dhe t'u garantojë pjesëmarrësve në Konferencën e kabinetit të tij se është i aftë që ta administrojë ashtu si duhet ndihmën që do të jepet për Shqipërinë. Në tavolinat e delegacioneve në Bruksel është shpërndarë dje një deklaratë e organizatës amerikane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Helsinki Watch, ku kërkohet të ndihmohet Shqipëria, “por dhënia e ndihmave të mëdha pa kushte do të ishte një gabim i rëndë. Nga viti 1991- 1996, Shqipëria mori ndihma për frymë më shumë se çdo vend tjetër i Europës Lindore. Rezultati ishte korrupsioni ekonomik dhe falimentimi politik”, thuhet në deklaratë.
Për komunitetin ndërkombëtar duket se nuk ka shumë rëndësi shuma që kërkohet nga Shqipëria se sa fakti që duhen dhënë llogari të pakapësyesve europianëse për çfarë shërbyen paratë e dhëna prej tyre. Qeveria shqiptare duhet të largojë sot hijen e keqe që ka pas vetes dhe të bindë me çdo kusht vendet donatore se projektet e saj janë serioze dhe se historia të tilla si ato të skemave piramidale nuk do të përsëriten më. Në 12 muajt e ardhshëm, ekipi që drejton vendin do të jetë nën vëzhgimin e plotë të institucioneve ndërkombëtare, të cilat do të vendosin nëse ta ndihmojnë nëpër ndihma emergjence, por për financime afatgjata që do të fuqizojnë ekonominë shqiptare. Këtu fillon detyra më e vështirë për qeverinë Nano, e cila duhet të dëshmojë se nuk di vetëm të kërkojë por edhe të realizojë.
Por në Bruksel, kryeministri Fatos Nano, i burgosur gjatë regjimit të Berishës, duhet të japë dhe garanci politike. Bashkëjetesa në ndarje e përgjegjësive me opozitën, është një tjetër kusht që kërkojnë vendet donatore, për të mos u trembur më nga krismat e kallashnikovëve dhe dyndjet e refugjatëve. “Konferenca e Brukselit do ta zhbllokojë këtë ndihmë në shkëmbim të zotimit të Shqipërisë për t'u angazhuar për pajtimin kombëtar, rivendosjen e ligjit e rendit dhe stabilizimin ekonomik”, tha, para takimit një zëdhënës i Komisionit Europian. Por nëse për programin ekonomik të qeverisë që drejton, Nano do ta ketë më të lehtë të bindë komunitetin ndërkombëtar, pjesa i takon bashkëpunimit me Berishën jo gjithçka varet prej tij. Rezultati i Kuvendit Kombëtar të PD, e cila është fokusuar dhe në Bruksel një ditë para Konferencës alarmoi qeverinë për përdorim dhune e atentate fizike, manipulim të mjeteve shtetërore të informimit, të shkresave policie, të burgimeve të institucioneve të drejtësisë, etj. Dhe mbi të gjitha, rezoluta kërkon zgjidhje të reja politike si e vetmja zgjidhje reale për fatet e Shqipërisë, që e përkthyer në Bruksel do të thotë thjesht destabilizim. Në këtë kontekst, kalimi me sukses i provës së sotme nga Nano, më shumë se sa paraj, do t'u konfirmonte shqiptarëve besimin dhe mbështetjen ndërkombëtare për qeverinë e tij edhe pas zgjedhjeve të 29 qershorit.
OTRANTO, nxirren dhjetë kufomat e para
Dje gjatë operacionit për nxjerrjen e trupave të shqiptarëve të mbytur në Otranto Foto REUTERS
Parlamenti të hetojë Berishën
Një tjetër dosje me akuza për ish presdientin
“Janë falur me dekret presidencial 52 autorë krimesh të rënda për të sabotuar zgjedhjet!”
“Parlamenti të hetojë mbi Berishën për faljen e kriminelëve me dekret presidencial”. Ministri i Brendshëm Neritan Ceka deklaron se ka bërë gati një dosje me materiale për ish presidentin, të cilën do t'ia dërgojë Parlamentit, bashkë me kërkesën për ngritjen e një grupi parlamentar për hetimin e kësaj çështjeje.
“Berisha ka falur kriminelët e burgosur, që ata të sabotojnë zgjedhjet me terror dhe dhunë, ashtu siç vepruan në disa zona të veçanta elektorale”, thotë Ceka.
F 2
Përfundon kuvendi kombëtar i demokratëve
PD mbetet me të njëjtën kokë
F 3
Kryeministri Nano reagon pas letrës së ish nënkryetarit
Letra e Pëllumbit, njëlloj si Enver Hoxha
F 5
Merret në pyetje ish bodigardi i Berishës
Haxhia ishte strehuar nga një deputet i PD
F 2
MË 9 NËNTOR
Koncerti i “Projekt Jon” Bashkëpunimi i parë: Ardit Gjebrea me “Koha Jonë” LEXONI FAQE 18
Koncerti i “Projekt Jon”
Bashkëpunimi i parë: Ardit Gjebrea me “Koha Jonë”
LEXONI FAQE 18
FILLOI
Sezoni i ri i TELEBINGO Lexo në faqen 7
Sezoni i ri i
TELEBINGO
Lexo në faqen 7
Objektet e fajdeve nën kontrollin e tatimeve
Pasuritë e VEFA-s, vihen në dyshim
F 11
Denoncon shqiptarët në policinë e Janinës
Diplomatia greke: Më përdhunuan shqiptarët
F 12