Projekt-rregullore e grupit parlamentar socialist. Sanksione ekstreme për “rebelët”
Socialistët: “Ushtrare të partisë, si në kohën e Enver Hoxhës” Faqe 3
. PS, diktaturë mbi deputetët. Socialistët: “Ushtrare të partisë, si në kohën e Enver Hoxhës”. Faqe 3
Baruti i thatë i Kretës
Nga Ben Blushi
Pavarësisht se u zhvillua në breg të detit, Samiti i Kretës nuk arriti dot të lagë barutin brenda fuqisë ballkanike. Fatos Nano tha se megjithëse baruti është aty, ai është ç’aktivizuar dhe i ka ikur era, por nuk dihet nëse të njëjtin mendim e ndajnë edhe tetë pjesëtarët e tjerë të tryezës së Kretës.
Millosheviç, natyrisht që do të ishte i pari për t’i ofruar një fitil barutit ballkanik, sapo t’i kërçënohej Kosova. Komunistët 55- vjeçar që udhëhoqi luftën në Bosnje nuk reagoi aspak me humorin e hidhur të Fatos Nanos, i cili tha se Millosheviçi është aq i ri sa, pasi ka bërë luftën mund të bëjë edhe paqen. Sllobo në të kundërt, nuk harroi të flasë për forcën e ushtrive të Ballkanit të cilat sipas tij duhet t’i zgjidhin vetë problemet e brendshme të rajonit pa u përzier me ushtritë e huaja, ku ai kish parasysh NATO-n.
Në këtë logjikë baruti, presidenti jugosllav këmbënguli që nga rezoluta përfundimtare të hiqej krejt një paragraf sipas të cilit shtetet e Ballkanit njohin rolin paqeruajtës të Aleancës në Evropë, me frikën tashmë patologjike se ashtu si në Bosnje, ushtritë perëndimore mund t’i shkëpusin ndonjë copë tokë. Për ushtritë e tjera të Ballkanit, përfshi edhe atë të Shqipërisë, Millosheviç duket se nuk ushqen shumë frikë.
Por duke u zhvendosur më në jug të Ballkanit, nuk është aspak e vërtetë se baruti vjen duke u shuar. Maqedonia dhe Greqia vazhduan për dy ditë retorikat e vjetra për çështjen e emrit të shtetit maqedon, të cilin Greqia ka arritur ta shkruajë në dokumentat ndërkombëtare si FYROM. Gligorovi, i cili vetë ka qenë objekt i një shisheje me barut dy vjet më parë, tha se absolutisht nuk ka ndërmend të tolerojë në çështjen e emrit që sipas tij është po ai që nga koha e gjyshit Gligorov. Shkupi dhe Athina përsëritën në Kretë një konflikt të nisur prej tre vjetësh në OKB, ku Maqedonia ende nuk po arrin të bëjë dot një lobbi për të ndryshuar emrat në hartat ndërkombëtare. Kurse Shqipëria dhe Maqedonia pak më në lindje, me një popullatë të panënshtruar shqiptare, po shkëmbejnë shumë e shumë kollaj eksperienca, të cilat i duhen shtetit maqedon për t’u bërë komb dhe kombit shqiptar për t’u bërë shtet. Në këtë aspekt Gligorov u tregua shumë i duruar duke pritur Nanon për rreth 1 orë, pas vonesës së këtij me Millosheviçin. Megjithëse pak i çuditur, Gligorov nuk tregoi shumëkuj që i mungojë kur Nano kërkoi shkolla të bivelit të lartë për shqiptarët. Ai tha vetëm (Vijon në faqe 5)
Berisha-kundër Nanos: Edhe mua më ftuan serbët
Dje pas përfundimit të samitit të Kretës. Foto ARMANDO BABANI
Qeveria: VEFA të falimentojë!
Alimuçaj braktis takimin e mbrëmshëm në kryeministri
Qeveria: VEFA të falimentojë!
Kryekontrollori i fajdeve kërkon fillimin e procedurave të falimentit
“Ne do të paraqesim sot në Prokurori padi ndaj kompanisë VEFA, si dhe do të fillojmë ndjekjen e procedurave që përkojnë me falimentimin e saj”, deklaroi dje për shtypin, kryembikëqyrësi Farudin Arapi. Pas takimit të zhvilluar në ambjentet e Këshillit të Ministrave me ministrin e financave Malaj dhe atë të drejtësisë Kondi, por pa pjesëmarrjen e V. Alimuçajt, Këshilli i Lartë i Mbikëqyrjes së fajdeve duket se i dha fund pritjeve për t’u marrë vesh me kompaninë “rebele”. F 15
Agjentë sekretë në shoqatat e huaja
Hetime të ministrisë së Brendshme për spiunazh
F 2
Shqipëria drejt hapjes së kufijve
Nga Kreta intervistë ekskluzive me Fatos Nanon
F 5
Duam të dalim nga koalicioni
Baza e PSD vë nën presion kryesinë e partisë
F 3
Aksion kundër prostitutave
Kontroll mbi hotelet dhe lokalet e kryeqytetit
F 7
Miliona lekë për të zbuluar të vërtetën
Masakra e Përmetit, vazhdojnë hetimet e qytetarëve
F 11
Policët bashkëpunëtorë me kontrabandistët
Shërbimi Informativ heton uniformat blu
F 2
ME 9 - 10 NËNTOR “Projekt Jon” në koncert
Komisioni i shoqatës njofton lexuesit e gazetës “Koha Jone” nga data 5 - 8 Nëntor ora 9.00 - 15.00 të flasin e shpallur të do të qesin e për... [?] rreth ris... [?] për të tërhequr biletat falas. Ftesat duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim ose vendbanim me fotografi. Në rast se mundeni nuk përfitoni biletën.