VEFA mposht Qeverinë
Që sot, kompania ka të drejtë të nxjerrë jashtë administratorët e jashtëligjshëm
Dje, Vehbi Alimucaj fiton procesin në Gjykatën Kushtetuese
VEFA duhet të kontrollohet imtësisht megjithë vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese kundër administratorëve shtetërorë. Vendimi i Kushtetueses synon të sanksionojë shprehjen e Alimucës “VEFA shtet brenda shtetit” dhe të lërë pa mbrojtje edhe atë pak gjë që ka mbetur nga pasuria e kreditorëve të thjeshtë.
Megjithatë VEFA do të kontrollohet sepse duhet të kontrollohet. Antiligji diellor i Vehbi Alimucës dhe kompanisë VEFA janë interesat e cenuara të 86 mijë kreditorëve si dhe qindra miliona dollarë që mbahen peng ose janë asgjësuar. Sipas të dhënave gjyqësore zyrtare, depozitat bankare të VEFA si dhe pasuritë e regjistruara në emër të saj, lënë pa mbuluar borxhe me vlerë prej 300 milion dollarësh. Ndërsa Alimucaj në një intervistë dhënë agjensisë REUTER në shkurt të këtij viti ka deklaruar: “Nëse i shes pronat për të shlyer kreditorët, më mbeten për vete qindra miliona dollarë. Nuk i shes pasi nuk dua të bredh kafeneve si shqiptarët, por do ndërtoj kapitalizmin”!? Por kosto e kapitalizmit Alimucjan është mesa duket falimentimi deri në vetvrasje i dhjetra mijëra shqiptarëve, ndërsa Kushtetuesja e Gjatës së Berishës bëhet avokat i mashtrimit. Nuk duhet harruar se pas Berishës, simotrat e Vefas janë shkaktarët kryesorë të tragjedive të pranverës.
Gjykata Kushtetuese, me vendimin e djeshëm rrezikon qoftë dhe përkohësisht të bllokojë ndihmat financiare për Shqipërinë. Kusht i formës së prerë që vendi tonë t’i zhbllokohet nga perëndimi 700 milion dollarë kredi të parapambetura dhe t’i lëvrohen 600 milion dollarë kredi të reja, është transparenca ndaj firmave huamarrëse. Për Gjykatën e Kushtetueses, 1.3 miliard dollarë drejt 3 milion shqiptarëve s’janë asgjë para një njeriu si Alimucaj. Me këtë para, qeveria ka planifikuar që të rrisë pagat, pensionet dhe pagesat e asistencës sociale për rreth 1 milion vetë. Ka parashikuar hapjen e vendeve të punës dhe uljen e varfërisë. VEFA me homologët e saj u morën foto shqiptarëve rreth 2 miliard dollarë, ndërsa të Kushtetuesja me vendimin e djeshëm kërkon të bllokojë qeverinë Nano për fillimin e kompensimit të mjeruar.
Në të vërtetë, dje Kushtetuesja i hoqi të drejtën administratorëve për të bashkëadministruar pasuritë e piramidave. Automatikisht ajo krijoi mundësinë që faraonët e piramidave të furnizohen me paratë e varfërisë shqiptare llogaritë e huaja të arkitektëve të piramidave si Berisha, Cazidede apo Agim Shehu.
Huamarrësit e tjerë deklaruan mbrëmë se nuk u intereson vendimi i Gjykatës. Ndërsa trioja Apel - VEFA - Kushtetuesja do të shkaktohet me shtrim nga parlamenti të një neni në Paketën Kushtetuese.
EMIN BARAÇI