26/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 nëntor 1997

Kontrabanda, lojë apo kim

Kontrabanda vazhdon transparente, pavarësisht se shteti ndërton njëri nga “blu” në “rozë”. Doganat shqiptare janë ndoshta të vetmet ambiente në Shqipëri ku zbatohet ligji i pamiratuar “No smoking”. Në vend të cigareve, doganierët dhe policët shqiptarë pref- emijnë paketa me lek, dollarë, dhrahmi apo lireta. Mjaftoi një alarm i shtypit që brenda 48 orëve të kapen 2 maune me cigare kontrabandë dhe disa furgonë. Por, ashtu si edhe 5 vjetët e kaluar gjithçka mbaron dhe fillon këtu. Cigaret, në rastin më të mirë, mbyllen në ndonjë magazinë doganore për t’u shitur në ankande klandestine. Para tre muajve ndodhi që cigaret e bllokuara të “zhbllokohen” natën nga policët dhe të rimarrin rrugën drejt destinacionit. Asnjë lajm apo njoftim nuk u dha për ndonjë polic të dëzëruar prokurorisë apo gjykatës me akuzën “për bashkëpunim në krim”. Edhe kur kapen mallra kontrabandë, gjithçka mbetet anonime. Pronari kontrabandist quhet “maune”, shoferi quhet “maune” e paditur dhe e pafajshme, ndërsa pritësi i mallit anjëherë nuk ekziston. Në rastin më të mirë kontrabandistët “maune” detyrohen të paguajnë një detyrim doganor dhe lihen të lirë për të rifilluar nga puna. Vetëm krim nuk quhet e mundur të quhet kontrabanda në Shqipëri. Gjatë këtyre 5 viteve të fundit është zhvilluar vetëm një proces gjyqësor ndaj një kontrabandisti, por edhe ai nuk ishte shtetas shqiptar. Asnjë kontrabandist profesionist nuk i bën përshtypje nëse shteti i sekuestron ndonjë ngarkesë. Vetëm nga një maune me cigare L&M, nëse nuk paguan detyrimin e shtetit, pronari fiton 150 mijë dollarë amerikanë. Gjatë këtyre muajve, duhet të kenë hyrë në Shqipëri, pas kurizit të shtetit, rreth 70 maune. Kuptohet lehtë se me dy maunet e kapura këto ditë, kontrabandistët vetëm janë gudulisur. Ekspertë të kriminalistikës njohin dhe raste kur kontrabandisti për të vënë në vend “kriminë” e shtetit, i falin vetë disa maune. Dhe shteti bërtet “i kapa”. Shteti ose luan kontrabandën, ose luan me kontrabandën. Nëse do të ekzistonte vullneti për t’a luftuar këtë krim, nuk është e domosdoshme të rretho sh me klon kufirin. Të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, ashtu si gjithë populli blenë çdo ditë mallra kontrabandë, mallra pa pullën e famshme fiskale. Askush nuk shqetësohet, megjithëse krimi pasurohet, ndërsa biznesi i ndershëm shkatërrohet. Kontrabanda nuk luftohet me dealina e policëve të ndershëm tek postblloqet e kthesave të Ballshit apo urës së Mifolit. Krimi luftohet fillimisht atje ku antiligji është komikërkrye, në Tiranë.

Delegacioni evropian: Legalizoni komunistët

Deputeti Maks Hasani, i vetëshpallur komunist nderon mbi varrin e Enver Hoxhës. Foto B. ÇOTA

Nisin aksionet anti skaf

Masa të hekurta për trafikantët e klandestinëve Regjistrohen të gjitha mjetet lundruese. Do të konfiskohen ato që janë pa licenca Rreth 60 skafe ndodhen në bregdetin e Vlorës. Shifra konfirmohet nga burime të Drejtorisë së Policisë të këtij rrethi. Po këto burime pohojnë se një pjesë e konsiderueshme e skafeve të ankoruara janë pa dokumenta dhe janë siguruar kryesisht nëpërmjet grabitjeve. Kjo, sipas këtyre burimeve, është një arsye më shumë për të bërë të mundur bllokimin e tyre, sepse është i njohur tashmë fakti që skafet e ankoruara në bregdetin e Vlorës dhe më gjerë, janë shfrytëzuar kryesisht për trafikun e klandestinëve. F 11

Presidenti i SHBA uron festat Meidanit Klinton: Jemi pranë Shqipërisë F 3 Parlamenti europian i bën thirrje Berishës PD, kthehu në parlament F 5 Kryeministri pret shiritin e Panairit Ndërkombëtar Nano injoron VEFA Holding F 15 Pas tragjedisë: Më shumë viza për shqiptarët Me 30 nëntor nis “fshesa” italiane F 11 Policia kujtohet të luftojë kontrabandën në Sarandë Kapet maunia e parë me cigare F 15 Pak shpresë për kthimin e anijeve të mbetura në Itali Flota shqiptare në varrezat italiane F 7 Ishin nisur drejt Vlorës por kthehen në Maqedoni Kapen kurdët klandestinë F 10