Revoltë në Burgun e Tiranës
Policia e kryeqytetit në gadishmëri numër 1. Zani ndërmjetës për kompromisin. Pengjet lirohen pas 5 orësh. Faqe 2
Policia e kryeqytetit në gadishmëri numër 1. Zani ndërmjetës për kompromisin. Pengjet lirohen pas 5 orësh
Faqe 2
Revoltë në Burgun e Tiranës
Kontrolli në dogana, rikthen modën e karvaneve
Kuaj e gomarët, kontrabandistë
Kontrolli në dogana, rikthen modën e karvaneve Kuaj e gomarët, kontrabandistë F 6 Shihen mundësi për rifillimin e aktivitetit Administratorët ringjallin Kamberin F 11 Reportazh/ Hani i Hotit mban peng qytetin Shkodra ose kryeqyteti i varfërisë F 12 Varre simbolike pranë parcelës së të mb y turve të Kanalit Vlorë, 15 varre të reja për Otanton F 13 “Koha Jonë” sot me 32 faqe Çmimi 50 lek
Shtetarët në kontrabandë
Policë në aksion për lirimin e pengjeve
Ministri i Brendshëm Ceka flet për trafikun ilegal
Shtetarët në kontrabandë
“Kontrabanda mbrohet nga pista të vjetra, të ngritura në struktura shtetërore. Nuk punojnë të gjitha hallkat”
“Kontrabanda mbrohet nga pista të vjetra, të ngritura në strukturat shtetërore. Kjo ka bërë që edhe efektiviteti i luftës kundër saj të mos jetë i madh” - kështu ka deklaruar dje Ministri i Brendshëm Neritan Ceka. Këtë fakt ai e mbështet tek mosmarrëveshjet e ashpra midis organeve të drejtësisë, strukturave doganore dhe policisë së rendit, gjë që ka bërë, që gjatë gjithë kësaj kohe, kur kontrabanda ka lulëzuar, nuk është ndëshkuar asnjë autor.
Kur mungon arbitri
Përplasjet e filluara disa kohë më parë ndërmjet kompanisë më të madhe huamarrëse, “VEFA” dhe qeverisë implikuan në këtë konflikt edhe sistemin e drejtësisë, mbi të gjitha Gjykatën Kushtetuese, e cila përfaqëson gar-antin përsa i përket respektimit të dispozitave kushtetuese në bazë të të cilave qeveriset vendi deri tani. Duke lënë mënjanë vendimet e gjykatave të niveleve të ndryshme, mbi të gjitha në këtë “odise” të transparencës së kompanisë “VEFA”, tërheq vëmendjen fakti që Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë mëse një herë vendimet e qeverisë si dhe përpjekjet e Kuvendit Popullor për t’i shndërruar ato në ligje. Kështu, Kushtetuesja së pari i dha të drejtë bos-it të kompanisë “VEFA”, Alimuçaj, i cili kundërshtoi procedurat e zbatimit të transparencës në kompani-të huamarrëse dhe më vonë, po kjo gjykatë, konsideroi të pavlefshëm një amendim të një ligji të bërë nga ana e parlamentit, me të cilin synohej të eliminohej barriera ligjore që pen- bariera ligjore që pengonte startimin e transparencës. Gjithashtu, reagimit të shumicës parlamentare për të atakuar ndryshimet në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, pak ditë më parë kjo e fundit i dha një përgjigje negative duke e konsideruar si të papajtueshëm me Dispozitat Kushtetuese. Po, më shumë nga fakti se kush ka të drejtë, ajo që krijon shqetësime është diçka tjetër që lidhet me bagazhin juridik të politikanëve shqiptarë, në radhë të parë atyre që sot përfaqësojnë shumicën në parlament, të cilëve duket se u mungojnë njohuritë ligjore për të mbrojtur në mënyrë të argumentuar pretendimet e tyre. Të paktën, deri tani, “plaçkë” e Kushtetueses dukën më superiore në këtë aspekt. Në këto kushte, duke pranuar si të vërteta hipotezat se Gjykata Kushtetuese bën lojën e Berishës, pas këtij konflikti të zgjatur ndërmjet qeverisë dhe asaj, njëra nga palët duhet t’i lëshojë rrugë tjetrës. Lidhur me këtë nuk ka nevojë madje as për të shfrytëzuar eksperiencën e huaj. Në Shqipërinë e Zogut të para 70 vjetëve, pas disa përplasjeve të këtij lloji ndërmjet institucioneve të ndryshme, ndërronte mbreti si një institucion jashtë partive dhe mbi partitë, duke shpërndarë njërën nga palët në konflikt e cila kishte kuadrin ligjor, ishte jashtë binarëve të ligjit. Duke pasur parasysh një eksperiencë të tillë pozitive, nuk ka si të mos tërheqë vëmendjen indiferenca e institucionit të presidentit në konfliktin e mësipërm. Presidenti, Meidani, pas largimit nga partia e tij, megjithëse e ka vendosur veten jashtë partive, ndoshta nuk e ndjen veten për të luajtur rolin e një arbitri në përplasje midis institucioneve. Po kush duhet të jetë atëherë në rolin e arbitrit në këtë konflikt ndërmjet legjislativit dhe institucionit që garanton respektimin e ligjit? GAVROSH LEVONJA