09/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 dhjetor 1997

Nano merr kalanë e Shkodrës

Vizitë e papritur e Presidentit dhe Kryeministrit. Kryetari i PS, pas gjashtë vjetësh futet në qytetin verior Reagon PD, Genc Pollo: “Vizitë e fshehtë, e padënjë dhe e dështuar” Faqe 3 Vizitë e papritur e Presidentit dhe Kryeministrit. Kryetari i PS, pas gjashtë vjetësh futet në qytetin verior Nano merr kalanë e Shkodrës Reagon PD, Genc Pollo: “Vizitë e fshehtë, e padënjë dhe e dështuar” Faqe 3

Çahеt “rrethimi” i Shkodrës

Pa zhurmë dhe pothuajse në heshtje të plotë, Fatos Nano arriti të “marrë” dje kalanë e Shkodrës. Për herë të parë, pas gati gjashtë vjetësh, lideri socialist mundi të kalojë urën e Baçallëkut, duke rrez uar kështu “legjendën” e ngritur nga kundërshtarët se qyteti i Rozafës nuk i do socialistët. Pas vitit 1992, për herë të fundit, Nano tentoi të hynte në qytetin verior në qershor të 1993, një muaj para se të arrestohej nga regjimi i Berishës, por u kthye mbrapsht i detyruar nga post-blloqet e PD në hyrje të qytetit. Pas kësaj tentative, Fatos Nano nuk ndërmori asnjë tjetër, madje as gjatë fushatës së zgjedhjeve të 29 qershorit, duke përgatitur në heshtje ditën e sfidës së madhe. Dhe po në heshtje, kryeministri shqiptar realizoi vizitën e pa paralajmëruar në qytetin e Shkodrës, drejt të cilit udhëtoi me makinën presidenciale, bashkë me kryetarin e shtetit, Rexhep Meidani. Por megjithë heshtjen dhe megjithë fishkëllimat e disa simpatizantëve të PD, vizita e djeshme e Nanos në Shkodër i dha fund ndarjes politike të vendit, duke thyer akullin që kish ngrirë aksidentalisht në hyrje të portës më të madhe të veriut. Vajta e Nanos në Shkodër fshiu njëkohësisht shprehjen e përhapur se fundi se “nëse Vlora nuk do Berishën as Shkodra nuk e do Nanon”, duke e izoluar kështu kreun e PD brenda rrethit që vetëkrijoi nga qeverisja e keqe. Pritja që iu bë dje kryeministrit, tregoi se refuzimi shkodran për “ish komunistët” ka qenë thjesht një buri, të cilës i ra Berisha përsa kohë që kishte nevojë që në vend të bukës njerëzve t’i ushqente me propagandë dhe kontrabandë, duke mos bërë asgjë për qytetin e vet, i cili në këto pesë vjet renditet në listën e qyteteve më të varfëra të Shqipërisë. Përballë këtij realiteti, përgjigja e vetme e Berishës ka qenë: “Shkodra nuk i do socialistët”. Fatos Nano, nga ana e tij nuk premtoi shumë dje në Shkodër, ndoshta sepse nuk shkoi për kaq. Vizita e papritur për të gjithë, por e shumëpritur prej tij, në thelb kishte si qëllim të largonte hijen e rëndë të kalasë së vjetër që prej gjashtë vjetësh i kishte zënë rrugën duke u shndërruar në sfidë. Dhe ashtu si herë të tjera, pa zhurmë dhe pa bujë, duke i shmangur çdo incident të mundshëm, kreu i socialistëve theu një nga pengesat që nuk e linte të kapërcente drejt veriut. Duke dalë dje nga Shkodra, pikërisht poshtë kalasë së Rozafës, Nano ka ngritur kokën lart dhe ndoshta ka menduar versionin e ri të shprehjes së vjetër se “nuk ka kala që nuk e mban socialistët”. A. SHKULLAKU

Kryeministri Fatos Nano gjatë një mitingu Foto ARMANDO BABANI

Ministri Islami nuk pranon të vijë në parlament

Para disa javësh, pas grevës së shtypit të shkruar, qeveria Nano dhe botuesit hartuan një deklaratë mirëkuptimi. Ajo u firmos nga zv.kryeministri Fino e ministri i Financave Malaj, ndërsa për botuesit nënshkruan Nazarko, Rakipi dhe Greca. Qeveria zothohej që plotësonte disa kushte për të çuar shtypin e shkruar nga taksat e larta, kurse botuesit të dilnin nga greva. Sapo shtypi filloi të botohej, qeveria ndërroi taktikë duke thënë se “nuk na lejon FMN, ndaj nuk e njohim marrëveshjen e nënshkruar”. Këtë e deklaroi edhe zëdhënësi i kryeministrit, duke lënë të kuptohej se “ua hodhëm gazetarëve dhe revistave, të cilat u gënjyen me një deklaratë mirëkuptimi”. Opinioni publik u informua se shtypi u çlirua nga taksat, ndonëse kishte ndodhur krejt ndryshe: Qeveria kishte mashtruar. Pas kësaj deputeti Nikollë Lesi kërkoi seancë pyetjesh urgjente me ministrin e Shtetit pranë kryeministrit ose “ministrin e shtypit”, Kastriot Islami. Megjithëse sipas rregullores së parlamentit, Islami duhej të paraqitej urgjent, ai nuk pranoi të vinte, duke ia lënë fajin Finos dhe Malajt me pretekstin se “nuk kam përse të shkoj në parlament”. Dje në sallë deputeti Lesi priu ardhjen e ministrit, por kryeparlamentari Gjinushi u mundua ta justifikojë Islamin. Me sa duket pas gënjeshtrës së qeverisë Nano, gazetat dhe revistat do të vendosin për marrjen e masave të reja në raport me mashtrimin që u bë opinionit publik dhe shtypit.

Shiftër, mision i ri amerikan Gjatës do t’i hapet dosja Policia ndalon 1kg heroinë Gazi mbyt një familje Rrebelimi i qelive, nisin hetimet Sekuestrohen 16 ton cigare Bllokohen kreditë islamike

Këshilltari i Ollbrajt mbërrin në Tiranë Shiftër, mision i ri amerikan F 3 Gjinushi flet për konfliktin me Kushtetuesen Gjatës do t’i hapet dosja F 4 Trafikanti ndalohet gjatë shitjes në parkun “Rinia” Policia ndalon 1kg heroinë F 2 Bombola asfikson babain me dy vajzat Gazi mbyt një familje F 2 Muharrem Hakës i jepet leje për varrimin Rrebelimi i qelive, nisin hetimet F 6 Prokuroria nis hetimet për kontrabandën Sekuestrohen 16 ton cigare F 7 Arsye teknike por edhe politike Bllokohen kreditë islamike F 13