21/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 dhjetor 1997

“Të pushtkohen kriminelët”

Pas kapjes së tre anëtarëve të bandës së Gaxhait, ministri i Brendshëm Ceka deklaron: “Berisha dhe njerëzit e drejtësisë janë të implikuar në krim” — Faqe 2 Pas kapjes së tre anëtarëve të bandës së Gaxhait, ministri i Brendshëm Ceka deklaron: “Të pushtkohen kriminelët” “Berisha dhe njerëzit e drejtësisë janë të implikuar në krim” Faqe 2

Fenomeni Noli

Nga AGIM ISAKU Tregojnë se, kur në dhjetor të vitit 1924, në derën e kryeministrit Fan Noli, trokiten për t’i dhënë lajmin se trupat e Ahmet Zogut po i afro-heshin Tiranës, ai po luante në flaùt. Pasi e dëgjoi me bezdi të sapoardhurin, i tha edhe më shumë nervozizëm: Si nuk e kupton sa hyjnore është kjo muzikë?! Analistë të ndryshëm thonë se ai, kryeministri absolutisht më i kulturuar i shqiptarëve të të gjitha kohërave, iku pikërisht për këtë shkëputje nga “halta” në të cilën jetonin shqiptarët vetë. Një fjalë e mençur thotë se çdo krahasim çalon, megjithatë nuk është e vështirë të gjenden paralelizma mes asaj që jetojmë sot dhe dhjetorit të vitit 1924. Edhe sot në krye të qeverisë dhe të shtetit kemi një grup njerëzish të kulturuar që duket se duan të luajnë një politikë liberale duke synuar nga Evropa dhe nga nive- nivelet bashkëkohore. Përpiqen të bëjnë politikë të hapur dhe transparente, synojnë reformimin e partisë, thonë se dinë të luajnë edhe politikë kulisash. Ndërkaq jeta në Shqipëri, veçanërisht gjatë ditëve të fundit, është rënduar së tepërmi, jetesa është shtrenjtuar, rendi po paraqitet i brishtë dhe sipas statistikave jozzyrtare janë vrarë mes dhjetë policë, kriminalitetin e kemi përreth, tashmë më të sofistikuar, opozita vijon të mos shfaqë asnjë dëshirë bashkëpunimi, balta po na ngjitet për t’u futur deri në shpirt. Alarmin, që mundohen ta zbusin fjalimet zyrtare, e kanë dhënë kortezha pa fund që përditë shtegtojnë drejt varreve. Edhe skafët që çajnë ujërat e turbullta të jetëvdekjes. Njëherësh askush nuk mund të mohojë përkushtimin e drejtuesve të rendit, Çekës dhe Legisit, megjithatë rëndom dëgjon të thuhet se ata nuk po bëjnë asgjë. Është logjika normale e ndarjes së përgjegjësisë dhe e dhënies së saj në një shet dhe shoqëri normale, kurse këtu në Shqipëri, gjërat ndryshojnë, gjërat nuk janë normale dhe nuk duket se do të jenë të tilla për një kohë të gjatë. Po të rish me zyrtarë të niveleve të ndryshme do të dëgjosh thashethemnajën e burokracisë së zyrave, filani-a e ka mirë me filanin-b dhe ka pirë tre birra me filanin-c; ai është kundër këtij dhe si pasojë nuk mund të jetë me “ne”; fisteku-a ndejti tre orë te fisteku-b (më i rëndësishëm ky me b!) dhe fisteku-b (me i rëndësishëm ky me b!) dhe fisteku-b (me ky me b!)... Atmosferë tipike zyrash nuk e dimë ç’thanë... Atmosferë tipike zyrash, më keq se në kohën (të tilla janë burokratët kudo në botë), thuase i kemi mirë punët e tjera e tani na ka mbetur vetëm të vetëpërkëdhelemi. Pak na ka mbetur vetëm të vetëpërkëdhelemi. Pak a shumë kjo është një situatë dramatike, kur njëri po përmbys shtëpinë dhe ndërsa vetëm njëri punon, të tjerët merren me diskutime për arabeskat e tavanit. Dhe pas flautit e përkthimeve mjeshtërore, Noli la la vendin Ahmet Zogut, sigurisht jo qeveritari më i kulturuar i vendit, por njeriu që ndërtoi shtetin e parë shqiptar. Por me sa duket, kanë të drejtë francezët, kur thonë: Historia nuk i mëson askujt asgjë.

Ballshi: “Banditët të varen këtu”

Zhvillohet ceremonia e policëve të vrarë F 11

Berisha: Groshë për fshatarët

Dje, konferencë shtypi e çuditshme e kreut të PD F 5

Religjio ndalon

Pas ligjit në parlament, protestë e 6-mujorëve

Nano, fitore e hekurt

Servet Pëllumbi jashtë forumeve drejtuesе, miratohen të gjitha propozimet e kryetarit të partisë Përfundon Konferenca Kombëtare e socialistëve Servet Pëllumbi jashtë forumeve drejtuese, miratohen të gjitha propozimet e kryetarit të partisë Fatos Nano tregoi dje se vendosi autoritet të padiskutueshëm në PS, brenda një Konference ku fitoi edhe duel[in] e shumëpritur, me oponentin tij të fundit në parti, Servet Pëllumbin. Nano, shfrytëzoi dje edhe padurimin e 560 delegatëve të Konferencës Kombëtare që kërkonin të mbaronin sa më parë, për ta riparuar profesorin dhe kërkesat e tij për zbatimin e procedurave normale, në zgjedhjen me votim të fshehtë të problemeve për të cilat ishte mbledhur konferenca. F 3

Familjarët qanë mbi trupin e një prej policëve të vrarë në Ballsh Foto REUTERS

për shqiptarët

F 5 Pas ligjit në parlament, protestë e 6-mujorëve Policia ndalon grevën e urisë F 6 Shtypi francez, atje ku u shfaqën luftëtarët e UÇK Ushtria e Kosovës del nga errësira F 15 Speciale: Ja historitë e njerëzve që drejtojnë shtetin Kryeministri i çuditshëm F 16