25/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 dhjetor 1997

Revoltë në Gjirokastër

Bllokohet rruga nacionale me gurë nga njerëz të armatosur: Lironi të arrestuarit Revoltë në Gjirokastër Forcat speciale të RENEA-s kanë ndaluar 4 të kërkuar. Përforcime nga Tirana Faqe 2

Po mbaron fillimi

NGA F. FROK ÇUPI Koncepti “fillim” gjithë jetën iu është ngatërruar këmbë individëve dhe vetë shteteve. Kush ka pasur sado pak vullnet të mirë për të ecur përpara, fillimin e ka konsideruar hap të parë për të bërë hapa të tjerë përpara. Kush nuk ka këtë vullnet, fjalën “fillim” e përdor për të justifikuar ngecjen në baltën e paaftësisë. Kur individi e përdor “fillim” si një karamele për të vënë në gjumë fëmijët e tij të uritur, kjo përbën një fatkeqësi të “vogël”, dmth, familjare. Por kur shteti e përdor karamelën e fillimit për të vënë në gjumë fatkeqët që besojnë në seriozitetin e madh të shtetit, atëherë ky kryen një fatkeqësi kolektive. Të gjithë njerëzit, çuditërisht, bëhen si mi zana para shtetit dhe i shkojnë këtij mbrapa deri në gropën e zezë... në qoftëse shteti shkon drejt gropës së zezë. Kjo ndodh në vendet tona të prapambetura Lindore e Qendrore. Dhe pikërisht në këto vende qeveritë gjejnë rastin që “fillimin” ta përdorin si një zinxhir për të lidhur iniciativën njerëzore. [teksti vijon jashtë kornizës] A ndodhemi ne në fillim? Mentaliteti i fillimit po na varros fundin tonë të panjohur. Kemi për të jetuar dhe kemi për të vdekur pa e ditur nëse kishim fillim apo kishim vazhdim; fundi ynë ka ardhur gjithnjë i papritur. Në periudhën e stërzgjatur komuniste ka ardhur dita kur familjarët kanë shkuar në treg për të blerë qefinin tonë të bardhë, ndërsa ishim duke folur akoma për “fillimin” e jetës së lumtur. Fundi i pushtetit më të keq që ka njohur ky vend mes viteve 1992 e 1997, erdhi duke thënë se “jemi në fillim të programit”. Njëringa përfaqësuesit e asaj “grope të zezë” guxoi këto ditë që të thotë se “na u ndërpre programi në mes”, edhe pse e hodhën popullin në fatkeqësinë e zjarrit e të luftës. Tani, fatkeqësisht apo fatmirësisht ndidhemi përsëri “në fillim”. Por është duke përfunduar fillimi. Kujdes: është duke përfunduar fillimi. Fillimi i lanishëm është rrethuar nga dy anët: Ana kriminale që kërkon asfiksimin e fillimit dhe ana optimiste që kërkon vazhdimin e fillimit. Ndërsa pjesa kriminale ka dalë në rrugë dhe po vret njerëzit, po bllokon rrugën, po thërret për të mos dorëzuar armët, po kërkon rikthimin; pjesa tjetër kërkon që “në fillim” të bllokohet krimi, të përllogaritet fatura e prapavijës së këtij viti, të shkojnë në gjyqim fajtorët, të fillojë dhe investimi. Kush e ka në dorë “fillimin”? Kjo filozofi po aplikohet edhe një herë në vendin tonë, gjatë gjithë origjinës së saj. Për shkak të stërzgjatjes së pajustifikuar të fillimit të qeverisjes që ka fituar shumicën e votave popullore, pala e kundërt që shkaktoi krizën tani është gati të marrë të drejtën e autorësisë së “fillimit”. Fillimi i dytë mund të jetë akoma më katastrofik, që ashtu nuk e dëshiron. Për kjo do të ndodhë në qoftëse nuk do të përfundojë “fillimi” i rekomanduar nga qeverisja aktuale. Dënimi i zgjeruar “fillim”, ose edhe Mafia e re e justifikon si “fillim”, ka lidhje me humbjen e një pjese të madhe popullore. Qeverisja aktuale ka menduar sakët se edhe po humbi “fillimin” e saj nuk përfundon kurrë fundi i asaj që humbi, por po e zgjat në vazhdim fundin e vet deri në pafundësi. Po harruan se po vjen fundi i këtij fillim-pandës. Po harruan edhe të gjithë kundër patën konkrete të “nuses”, jo më mirë, tanimë duhen pritur konkretet e “nuses”, jo më mirë, tanimë duhen pritur konkretet. Gjithmonë duke filluar, sapo pas etape, u shndërrua. Filllo e mbaro u bë, dikush si na la mbetur shteti: Fillo e mbaro [?]

Kushëriri i Finos në krye të policisë

Havari nga Berati në Shkodër F 11

Plagoset një ushtar serb

Krizma në kufi, jugosllavët akuzojnë shqiptarët F 8

Qeveria, 90 milion për Lezhën

Pas përmbytjes, masa për qytetin e dëmtuar F 5 Komunistët përgatitin mbledhjen e madhe PKSH: Do bëjmë kongresin e 10 F 5 Tmerr në mesnatë në shtëpinë e bamirëseve Bastiset e digjet Nënë Tereza F 6

Aksion sekret i policisë

Ekstradohen dy persona tepër të rrezikshëm. Njëri në qelitë e Tiranës, tjetri në Vlorë Forca italo-shqiptare kishin hartuar planin e arrestimit F 7

Direkt në radio “KOHA”

Sot për herë të parë në ora 16.30 dëgjuesit e radio “Koha” do të ndjekin drejtëpërdrejtë ndeshjen e futbollit mes “Tirana” dhe Kombëtares së viteve ’80, me rastin e largimit nga futbolli të Arben Mingës e Agustin Kolës. Në mikrofon F. Mëneri, T. Kokona e G. Sinemati

Ministri Malaj duke ngrënë kadaif. Shpërblimet mjaftojnë për natën e festës Foto A.RAMA Ministri Malaj duke ngrënë kadaif. Shpërblimet mjaftojnë për natën e festës — Foto A.RAMA

Shpërblime për Vitin e Ri, socialistët nuk ngopen