22/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 korrik 1998

Deputeti, ushtar i UÇK

Vendim i papritur/Parlamentari socialist merr armët për të luftuar serbët Bruho: “Të shtunën nisem për në Kosovë, deri në çlirim” Faqe 2

Dy viktima

NGA FROK ÇUPI Shqiptarët dhe serbët, përballë njëri-tjetrit, janë heronjtë dhe viktimat e luftës, njëkohësisht. Si viktima, që të dy palët, janë të vetëm. Askush tjetër në këtë botë nuk ka për të përsuar nga kjo luftë. Shqiptarët dhe serbët po lënë në male dhe në qytete kokat e djemve të tyre; shqiptarët po marrin arratinë për t’u kthyer ose mos të kthehen kurrmë në shtëpitë e tyre; serbët që i kanë prindërit serbo- shqiptarë dhe shqiptarët që i kanë prindërit shqiptaro-serbë, po kthehen në jetimë me prindër të gjallë; shqiptarët dhe serbët po mbeten në një hasmëri të dyte apo të tretë në histori. Këta dy fqinjë të përjetshëm do të kenë në mes helmin e kësaj lufte të shkaktuar me “Entuziazëm” dhe “Urra!”. Po cilët janë shkaktarë të tjerë? Kur themi fjalët “të tjerë shkaktarë”, natyrisht mendohet një distancë e largët, në paktën përtej manierave dhe etheve nacionaliste. Por në fakt, edhe vetë ethet nacionaliste nuk mund të shkaktojnë luftë apo viktima në qoftëse nuk do të ktheheshin në mjete të forta të një ideologjie të luftës. Bashkë me “shkaktarët” serbë dhe shqiptarë qëndron pjesa motorike e ligësisë, e cila i ka kthyer të dy palët në viktima, ndërsa për vete qëndron ose larg, ose e padukshme. Që shqiptarët dhe serbët janë një pjesë e shkaktarëve të tragjedisë së vetë, kjo nuk ka dyshim. Por cilët janë shkaktarët e tjerë? Le të fillojmë t’i gjejmë sa më pranë nesh, por që i kanë rrënjët shumë larg. Dhe para dy ditësh, shtypi i Shqipërisë shkroi se në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku po mjekohen disa anëtarë të UÇK, mes tyre janë gjetur edhe egjiptianë si dhe je- menas. Njëkohësisht me këtë, njoftohet se në Tiranë po arrestohen super- kriminelë që kanë tronditur botën njerëzore, dhe që vijnë nga pjesa arabe. Çfarë thonë ata të palës serbe? Edhe andej vijnë informata të përafërta: “Në Kosovë, me pushkë në dorë, po shihen ... të fshehur?” Të tilla informacione japin edhe Agjensitë më të famshme të Botës: Reuters, AFP, etj. Pra dikush tjetër, jashtë arenës serbo-shqiptare, ka guxuar të fusë jo vetëm gjith- linë, por edhe armën. Ndërsa viktima mbeten serbë dhe shqiptarë. Cudia më e madhe është se viktima thërret: “Faleminderit o vullnetarë!” (Vijon në faqen 2)

Foto REUTERS Një ushtar i UÇK duke mjelë dele në Junik

SHIK padit Lesin

Dokumenti sekret i Zogajt, shkaku i kërkesës së Shërbimit të fshehtë kundër botuesit të “Koha Jonë” Fatos Klosi kërkon ndjekje penale dhe heqje imuniteti për deputetin e pavarur Dje, kryetari i SHIK-ut Fatos Klosi i dërgoi shkresë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës zotit Arben Rakipi për ndjekje penale ndaj autorit të artikullit kundër Preç Zogajt dhe për botimin e dokumentit sekret ku vërtetohej qënia e Preç Zogajt bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me 205 faqe denoncime dhe me tre volume. Autori i botimit është Nikollë Lesi, gazetar dhe njëkohësisht deputet në Kuvendin Popullor. F 2

Paratë do paguajnë fajdet

Ligj për kthimin e parave që politika mori nga piramidat F 3

Skandal në Postën e Tiranës

Zbulohen kamera të fshehta, punonjësit hapin letrat F 9

Presidenti i klaneve e pëson si Berisha

Përkrahësit e Nanos zbysin luftën, por paralajmërojnë Meidanin F 3

PD, bashkë me midhjet, denoncimet

Vejsiu dhe Kastrati paditen për grumbullimet F 9

UÇK, bomba në Maqedoni

Ushtria e Kosovës fillon atentatet në zonat e serbëve F 5